10.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Uniteti i spektrit politik në kuvend për referendumin serb

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Nuk është Vuqiqi i Serbisë i pari dhe as i fundit, më damkë të krimit, njeri më pikëpamje politike destruktive, por janë shumica në galerinë politike të Serbisë. Shovinizmi i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiqit për qudi ende po përkdhelet nga një pjesë bukur e madhe e bashkësisë ndërkombëtare. Ky përson nuk është duke u ndalur në kërcënimet më luftë në kufi më Kosovën. Nuk ka dallim nga kriminelët e luftës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq… I gjithë shtabi i tij, si Vulin, Bernabiq … më klerikë janë vu në funksion për të dastabilizuar Kosovën.

Referendumi serb në Kosovë, nuk do të lejohet të mbahet, siq po e kërkon këtë gjë edhe BE-ja.Kështu edhe u vendos sot më shumicë votash në Kuvendin e Kosovës. Është hera e parë që pas luftës Serbisë në Kosovë, nuk po i ecin punët sipas plane të tyre shoviniste. Qeveria e re në krye më Albin Kurtin është duke qëndruar fortë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, e që para ardhësit e tij nuk e bënë këtë punë, ose e bënë keq. Vuqiqi nuk është për fqinjësi të mirë më Kosovën, por është duke punuar në destabilizimin e rajonit bashkë më Rusinë, për të bërë faktike Asociacionin më kompetenca ekzekutive, që është e pa pranueshme për Kosovën.

Autokrati Vuqiq, është duke menduar së do të funksionon prapë ultranacionalizmi i Sheshelit dhe Millosheviqit karshi të ardhmës të Kosovës.Është mirë që u krijua deri diku një front i përbashkët politik në kuvend, për të hedhur poshtë referedumin serb, dhe gjithqka tjetër që cënon pavarësinë. Duhet përfundisht tu shuhen ëndrrat serbe, të cilët kryen krime monstruoze në Kosovë, duke filluar më masakrën e Reçakut. Tmerri i kësaj masakre dhe masakrave gjithandej vendit, duhet gjithmonë të na mibilizojnë që di dalim zot atdheut dhe kombit. Bota demokratike e cila na ndihmojë të çlirohemi, duhet t’i bënë më dije serbët, së Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.

Loja e dyfishtë e BE-së, nuk i kontribuon stabilitetit dhe paqës në rajon dhe më gjerë. Shqiptarët janë zot të tokave të tyre, dhe nuk do të lejojnë që të na përseritet historia për të keq. Deri kur do të lejohen avanturat serbe ndaj Kosovës? A mos është bërë mjaftë që viktimat tona të luftës të përdhosën nga avanturierët e Serbisë fashiste? Minoriteti serb në Kosovë ka gadi të drejta të barabarta më shumicën shqiptare si shtet formues që janë. Ata duhet të mësohën së nuk do të këtë kthim mbrapa të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, siq po pretendojnë.

Do të ishte apsurditeti më i madh në këtë fillm shekull. Serbia bënë mirë që të ndalohet në politikat e saja ekspansioniste, mos të na detyron që ti marrim edhe një herë armët. Nuk do të lejohet asnjë okupim i ri. Nuk do të lejojmë që Serbia të dikton më politikat tona. Nese Serbia është futur në deliriumin e saj nacionalist dhe në frustrim, këto le ti ndalë për vete. Republika e Kosovës është legjitimuar edhe më ligje ndërkombëtare në vitin 2008, dhe nuk do të këtë kthim mbrapa…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit