12.2 C
Tirana
E dielë, 22 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi APOLLO TAKIM NË ÇAMËRI

APOLLO TAKIM NË ÇAMËRI

0
Atdhe Geci

Asnjë pjesë e atdheut nuk është e harruar
dritë e Rilindjes kombëtare s´shuhet kurrë
ajo dritë e ndezur nëpër Kosovën dardane
i dha gjak të ri dhe udhë çlirimit të Kosovës.

Dritë e Rilindjes kombëtare në Çamëri është
ndezur, është ndezur në Dodonë dhe More
shpallja e Çamërisë Republikë, është udhë,
që thirrjet për Çamërinë të jen në unison.

Shqipëria do bashkohet me të gjitha pjesët,
e kanë thënë të rënët, e thonë edhe të gjallët,
çlirimi i Çamërisë shqiptare është udha,
për të gjithë shqiptarët kudo që sot jetojnë.

Atdhe Geci - Iliada shqiptare

Në Çamëri po dhe gjithandej pellazg-ilirisë
u lind e u rrit Troja antike e mbretit Priam
u lind prijësi i një kohe tejet të rëndësishme
u lind Pirro burri, më i shenjti i arbërorëve.

Asnjë pjesë e atdheut tonë s´është e harruar
dielli i Greqisë në dritaret çame është i huaj
bisedoja me Thiamin, me lumin e historisë
Atdheu e njeh të veten, Çamërinë shqiptare!…

Atdhe Geci – Prishtinë, Nëntor, 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.