
Nga FËRGIM DEMIRI
Ç’po ushton një zë prej Lumit,
Kur kalova aty pranë:
E degjova ushtimën e Kuvendit,
Degjova Fishtën tue kuvendue pra.
Isha harruar në mendime, duke ecur atë natë,
Afrohej muaji Nëtorit, kjo jehonë më la pa fjalë.
Dalëngadalë, e ndalova hapin,
Ehu, më ktheu ushtimë kujtimin, burrat e Kombit.
Ashtu pranë Lumit duke ecur, dhe sa bëra hapa më largë,
Sytë e mi u përlotën. Thashë: kush ka qenë Manastiri?
E, kush ka mbetë sot, rrëzë malit me borë në “Pelister”.
Dhe, duke u larguar rrugës, ajo jehonë nuk pushoi,
Porosi, më erdhi mua: që, ta mbaj mend sa të jetoj…
Fërgim Tolaj, Manastir
18 nëntor 2026











