Zëri studentëve nuk shuhet

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Milazim Zeqiraj

Në Sheshin Skënderbe,
për muaj të tërë,
në agimet e mbrëmjeve,
marshi paqesor që filloi në Vlorë,
si një lum pa fund,
vazhdon në Tiranë,
me moton Shqipëria e para.

Rinia marshojn me flamur në dorë,
e Shqipëri në zemër,
për një të ardhme me dritë,
me moto se nuk këmi atdhe me shit.

Me kot marshusit kërkuan dialog,
askush me za nuk bisedoj,
pushteti i përbuzi,
e me etiketa i mbuloi.

2.
Kur durimit i erdhi fundi,
rinia e populli me një zë si një,
u ngriten për një të ardhme
me flamurin kuqezi,
e atdheu në gji,
për një vend në shoqëri.

Studentët, bijë të dijes e të lirisë,
kërkojn të ardhmen e vet në Shqipëri,
kushte për dije,
një shteg të hapur për ta në shoqëri.

3.
Përballë tyre,
ai që dikurë ishte shpresa,
sot ajrin ia mbushi me gaz,
ua helmoi frymën,
ua turbulloi sytë.

I lendon dhe i përgjak,
vetëm pse kërkonin kushte
me të mira,
dhe një në vend në shoqëri,
që të mos ndihen të huaj,
në Shqipëri.

Studentët përballë dhunës,
duke kërkuar drejtësi,
për Shqiperi evropiane,
si dikur në Prishtinë,
në vitin tetëdhjetë e një,
kur kërkuan drejtësi e barazi,
për Kosovën ku ishte aty.

Zërin e studentve sot si atëher,
pushteti i injoroi,
i përbuzj, i etiketoi,
e në fund dhunë të egër ushtroi.
Shqiptar ishin ata atëhere, si këta sot në Tiranë.

Zëri i tyre nuk heshtet,
me shkopinj gome,
as nuk mbytet në gazin lotsjellës.
Ëndërra e tyre nuk shuhet, me uniforma blu,
as liria nuk vdes nga armët.

4.
Shqipëria nuk shitët,
nuk është pronë e një grushti njerëzish.
Është shtëpia e përbashkt ,
vendi i rrënjëve tona,
dhe brezave që vijnë.

Le të jetojë vendi ynë me liri,
e rinia le të rritet me shpresë në Shqipëri.

Zoti e bekoftë Shqipërinë,
flamurin kuqezi
e popullin e saj!

E ardhmja u përket atyre
që guxojnë të kërkojnë dritë,
edhe kur nata është e gjatë.

10/2026

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit