22.2 C
Tirana
E hënë, 14 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Çfarë mësova duke ecur nëpër jetën? (4)

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetën? (4)

0
Ismet M. Hasani

Nga Ismet M. HasaniSuedi

* Kur kujtoj ngjarjet e çuditshme nga jeta ime, herëherë dyshoj mos vallë vetëm kam ëndërruar.
*Jeta i ngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet.
* Jeta përbëhet nga puna dhe fjala. Kush i ka në rregull këto dy anë të jetës, mund të thotë se jeton.
* Jeta është vuajtje, shkaku i vuajtjeve është dëshira për jetë, për t’u liruar nga vuajtjet duhet liruar nga emocionet dhe dëshira për jetë.
* Jeta është e ngjashme me zjarrin: fillon me tymin e mbaron me hirin.

Kam mendimin se njeriu nuk mund të mbaj në mendje krejt atë që ka përjetuar gjatë jetës, andaj i konsideroj të mençur ata njerëz që kanë mbajtë ”Ditarin e jetës”, përmes të cilit shumë ”inserte të jetës” se paku i kanë të shkruara dhe i rikujtojnë.
*
Krijimtaria juaj i përket një periudhë të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi në veprat e juaja?
Unë them: veprat vlerësohen në bazë të qëllimit që kanë, por edhe gjykohën e sanksionohen në bazë të pasojave të tyre. Në krijimet e mia temë dhe motiv është jeta e njeriut e përshkruar me të vërteta. Kur dëshiroj të zgjërohëm, prej njeriut kaloi të shoqëria, të populli dhe të Kombi shqiptar. Për të gjitha këto kam publikime. Zgjedh tema për gjuhën, kulturën, traditën, historinë e popullit tim. Sa i përket gjuhës, poezinë e parë për gjuhën e kam titulluar. “Gjuhën shqipe mos e harroni”, ky është edhe mesazhi im për mërgimtarët:

“Ju shqiptarë në Diasporë/
Rrini me libra e lapsa në dorë/
Shkruani, shkruani e lexoni/
Gjuhën shqipe mos e harroni!”/, për të vazhduar:
”Mbanju të rinjeve ligjërata/
Ta mësojnë gjuhën këto gjenerata/
Dhe tregonju të gjithë mërgimtarëve/
Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!…”/

Prandaj, merrne se amanet,
Ju shqiptarë që jetoni n’Gyrbet!
Mos harroni gjuhën amtare,
Se ju nemin nënat shqiptare!

Sa u përket poezive kam të larmishme, dhe të gjitha ato që më janë publikuar kanë hasë në mirëkuptim. Kështu psh. poezia “Pavarësia”, ku për secilin shkronjë të parë e kam menduar nga një emër: P – Pëllumb, A – Arbër, V- Valmir, A – Azem (Galica), R- Rilind, Ë- Ëndër, S- Sokoleshë/Sorkadhe, I- Ilir, A – Arlind. Këtë poezi të ilustruar horizontalisht dhe vërtikalisht, e kanë pëlqyer disa mësuesë shqiptarë dhe ua kanë mësuar nxënsve në shkollën shqipe duke zgjedhur 9-të nxënës dhe secili reciton vargjet e emrit të vet.

Kështu vepron z. Xhevat Isufi mësues i dalluar dhe Këshilltar i ministrit të Diasporës, me nxënsit e tij në shkollën në Ängelholm, etj. Kështu veprojnë disa me poezinë time “Gjuhë shqipe mos e harroni” e me shumë poezi e tema të mia, mbi çka ju jam shumë mirënjohës. Përveç kësaj, kam raste kur nga një gazetë apo webfaqe e marrin ndonjë shkrim timin dhe vet e publikojnë në gazetën apo webfaqe të tjera, ashtu edhe për krijime që ju pëlqejnë, e në këtë mënyrë po më bejnë nder të madh, po ma ”rrisin zërin” dhe siç thotë populli: “zëri i bukur dëgjohet larg!”
*
Profesor në shkollën ekonomike pranë Gjimnazit ”Silvira Tomazini” në Mitrovicë dhe në Shkollën për Punëtorë të Kualifikuar në Zveçan, çfarë mban në kujtesë nga kjo kohë Ismeti?
Po, mbaj mend bukur shumë. Isha apsolvent në fakultetin ekonomik në Prishtinë (1968) dhe për çudi më erdhi një telegram nga Gjimnazi i Mitrovicës. Nuk i përgjigja se “nuk më lidhëte” asgjë me Gjimnazin. Arrijtën edhe dy telegarame, më thirri Sekretari i fakultetit e më tha: “Kolegë, ka arrijtë një telegram në emrin tënd nga Gjimnazi i Mitrovicës, duhet të lajmërohesh gjithësesi se është me tri vija të kuqe, e kjo nënkupton “Urgjent”. Të nesërmen u vesha u “picpillosa” dhe drejt e në Gjimnazin e Mitrovicës. U lajmërova të Sekretari – z. Qenan Deda, i cili si ma pa telegramin në dorë m’u drjetua: “Ku je more ti, nxënsit po te presim me u dhënë mësim e ti kërkund!?” Më befasuan këto fjalë, sepse nuk kisha konkurua për punë.

“Eja të shkojmë të drejtori, ta njohtojmë dhe filloja punës me xënësit e ekonomisë!” – ma bëri sekretari disi rreptë. Shkuam të drejtori z. Murat Bejta, i cili me të kuptuar se “unë jam ai i telegramit” ia bëri sekretarit: “Shko e gjëja ditarin dhe orijentoje në klasën e ekonomisë!” E mora ditarin dhe drejt në klasën ku më orijentuan, hyra në klasë, të gjithë nxënësit në këmbë dhe duke u shprehur “Mirë se na ardhet profesor i dashur Ismet Hasani!” filluan të duartrokosin. Nuk u befasova për njohtimin me nxënës, se kisha një vit përvojë si mësues dhe e dija si t’iu prezantohem dhe ta filloi “njohtimin me nxënës”, por u befasova pse as drejtori, as sekretari nuk erdhën më me prezentuar para nxënësve dhe si e dijtën nxënësit emrit tim? Edhe sot e asaj dite për mua ka mbetë enigmë se si “u pranova në shkollën ekonomike pranë gjimnazit Silvira Tomazini” të Mitrovicës (pasi nuk kisha konkuruar fare)

Aty i kalova dy vite pune (1968/69 dhe 1969/70) duke ua ligjëruar 7 lëndët profesionale ekonomike, dhe i përcjella dy gjeneratat e fundit të kësaj shkolle, të cilët, që të gjithë diplomuan para meje. Ishte interesante se kur na shiqonin prej oborrit të shkollës përmes dritareve nxënësit e Gjimnazit dhe ata të Normalës, thonin: “Shif, shif, më i ri profesori së nxënësit!” Vertetë isha më i riu në kolektivin e Gjimnazit dhe të Normalës, por edhe më i riu “profesor” në të gjitha shkollat e mesme, bile kolegët serbë më thërrisnin “kolega mlladi” (kolegu i ri). Për mua ishte privilegj i lartë dhe kënaqësi e veçantë të punoja bashkë më profesorët si: Ehat Prekazi, Mustafë Venhari, Murat Bejta, Skënder Skënderi, Ejup Barileva, Sejdi Sulejmani, Rexhep Zujoviq, Mark Perkaj, Muslim Nagavci etj., që për nga mosha isha si fëmiu i tyre, e prej të cilëve kam mësuar shumë dhe ato mësime më kanë shërbyer si përvojë e mirë, që më ka përcjellur gjatë tërë jetës.
*
Studimet Posdiplomike në Unversitetin e Zagrebit, për të fituar titullin – Magjistër i Shkencave ekonomike, çka mund te na thoni për këtë kohë?
Dëshira për vazhdim të studimeve postdiplomike – pasuniversitare nuk më largohej edhe pasi krijova marrëdhënie pune. Punoja si Inspektor i Lartë në SHKSH dhe njëherit i rregjistrova studimet postdiplomike në Zagreb (1973/74). Për të marrë pjesë në ligjërata merrja pushim papagesë nga puna. Kështu veproja edhe kur kisha provimet. Më ka ngjarë të brenda një dite të hy dhe t’i jap dy provime dhe atë me nota të larta. Vullneti i bën të gjitha. Gjatë studimeve Universiteti i Zagrebit caktoj një ekskurzion shkencor dhe caktuan Anglinë që ta vizitojmë. Për herë të parë shkuam në Angli. Na pritën në shumë Universitete (në Londër, në Manqester, në Glozgov etj) dhe ishte interesante biseda që zhvilluam me profesorët dhe studentët në Universistetin e Manqesterit.

Njëri ndër profesorët e kishte shprehi dhe secilin prej nesh e pyete: çka studjon, prej nga jeni, a punoni, a jeni i martuar, a keni fëmijë etj? Kur më erdhi radha dhe m’i bëri pyetjet në të gjitha u përgjigja Yes/Po, e profesori mendoj pak e më tha: ti kolegë, edhe me punua, edhe me mbajtë familje edhe me studjua kjo është ngarkesë dhe nuk mund t’ia arrijsh?! Sa desha të përgjigjëm më ndërpreu dhe po na tregon këtë: Në Jugosllavinë e juaj harxhohet shumë kohë në mbajtjen e mbledhjeve, konferencave, kongreseve, plenumeve; poshtu harxohet shumë letër për përgatijen e materialeve për ato konferenca, e ato materiale duhet lexuar – nëvojitet shumë kohë.

E atëherë po ju pyes: kur harxhohet kaq shumë kohë në leximin e materialit për konferenca dhe kur hargjoeht koha e madhe në mbajtjen e konferencave, po ju pyes: a mbetet fare kohë për punë? Përgjigjëja dilte: No/Jo. E pra, Jugosllavia e juaj është vendi ku më se paku punohet, por falë resurseve/pasurisë natyrore që i ka dhe ndihmave që i merr Tito nga të tjerët, e keni gjendjen e mirë. Kam përshtypje të thella nga ky ekskurzion shkencorë 30 ditësh nëpër Qëndrat Universitare, por përshkak të kohës dhe hapsirës këtu, nuk po e zgjas. Po e përmendi edhe këtë: në atë kohë (1973) viziutam qytet në të cilat për 150-180 vite nuk ishte bërë asnjë ndërtim apo rinovim, e në të gjitha objektet kishte ashensor/lift dhe oredni moderne, e né në Jugosllavi këto as që mund t’i parmendonim. Eh vakt, o vakt!
*
Keni qenë punëtor i Shërbimit të Kontabilitetit Shoqëror në Mitrovicë; ndihmësdrejtor pranë FPO“Trepça, udhëheqës dhe me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta pranë KXMK “Trepça” në Mitrovicë, disa fjalë për atë kohë të shkuar?
Pas punës 4 vjeçare në arsim (një vit si mësues në shkollën fillore e 3 vite si profesor në shkollën e mesme) më caktuan Ndihmësdrejtor në Shtypshkronjën e Mitrovicës. Aty kryeja edhe dëtyrën e sekretarit dhe më angazhonin në përkthimin dhe korrigjimin e dorëshkrimeve për shtyp. Më kujtohet, se duke kryer korrigjimin, e qitsha dorën mbi faqen e shtypur, pa e vërejtur se ajo është ende e paterur dhe e dëmtoja mangën e setres. Kishte aq shumë material për ta korrigjuar, sa më duhej të merrja me veti edhe në shtëpi, në mënyrë që të kryhej shtypja e materialti apo e librit me kohë. Pas dy vitësh, më pranuan në Shërbimin e Kontabiliteit Shoqëror (SHKSH) – filiala në Mitrovicë, në fillim si inspektor, pastaj më graduan si inspektor i Lartë dhe kishim përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për të kontroluar afarizmin e veprimtarisë ekonomike dhe joekonomike të të gjitha Ndermarrjeve ekonomike dhe joekonomike, pasi të gjitha Organziatat punuese i mbanin llogaritë e tyre pranë SHKSH-së.

Me autorizime të veçanta na caktonin se në cilën OP të bënim kontrollin dhe aty ku gjenin parregulltësi e joligjëshmëri, ndërmerrnim masat ligjore: fletëparaqitje për delikte ekonomike dhe fletëparaqitje penale, kundër personave përgjegjës të OP. Nëse konstatonim ndonjë jolighëshmëri që sanksionohej rëndë, kishim autorizim ta informonin Udhëheqësin tonë dhe Organin e punëve të brendshme që të vijnë dhe aty për aty ta prangosin të dyshuarin/pandehurin dhe zyret ku ndodhej materiali dhe dokumentacioni i mbyllnin me dyll, të cilin e vulosnim me vulën zyrtare dhe aty ndalohej hyra, përderisa të nesërmen të shkojmë me polici dhe me të pandehurin për ta hapur e kontroluar dokumentacionin e dyshimtë. I dyshuari mbahej në SPB – Sekretariatin për punë të brendshme dhe prokurori ia caktonte masen e paraburgimit. Kontrolin e afarizmit e bënim edhe të Organizatat punuese në terren.

Më kujtohet se për shumë vite (1972-1981), kam bër shumë kontrolime të afarizmit të OP në territorin që apsorbonte Filiala e SHKSH, si në Komunën e Vuçitërnës/Vushtrri, të Leposaviqit, të Zubin Potokut dhe të Sërbicës/Skënderajt. Më kanë mbetë mbresa e kujtime të paharruara. Për momentin po i përmendi disa nga to nga Komuna e Serbicës/Skënderajt, dhe më kanë mbetë personat udhëheqës të OP dhe organeve shtetërore dhe udhëheqësit e kontabilitetit, prej të cilëve i kam ndërmend si: Latë Hoti, Jashar Veliqi, Vehbi Veliqi, Bajram Berisha e shumë të tjerë, pastaj Udhëheqsi shoqëror-politik: Shaban Kajtazi, Kryetari i KK -ës, Muharrem Bekteshi, Hajdin Rama, Fazli Zabeli, Idriz Hyseni, Mehmet Zabeli etj. drejtorë të OP nga të cilët kam kujtime mbresëlënëse, sepse, mbi të gjitha kanë qenë punëtorë të vyer, udhëheqës të fortë dhe, mbi të gjitha, kanë qenë njerëz e burra të mirë. Do të isha i kënaqur në se kanë lënë trashëgimtarë si vet.

Nga SHKSH, ku i kalova 9 vite (1972-1981) me direktivë të strukturave politiko-shoqërore, e më Pëlqimin e Udhëhqësisë së KXMK “Trepça” në bashkëbisedim më Drejtorin e OP z. Bajram Shala dhe Drejtorin për Zhvillim z.Avni Kastkrati, tash Kryetar i Mitrovicës, më caktuan Ndihmësdrejtor në OP Fabrika e Paisjeve të Procesit, ku punova prej vitit 1981-1987, ku për mungesë të kuadrit e kryeja edhe dëtyrën e Drejtorit të Bashkësisë punuese. Përvoja që kisha fituar për afër 10 vitë në SHKSH, përveq tjerash njohja ligjeve, e procedurës ligjore, njohja e kontabilitetit dhe financave, njohja e Bilancit të OP më shërbenin që pa vështirësi të kryej dëtyrat e dhëna. Është interesant ta përmendi këtë të vërtetë.

Konferncat, mbledhjet e Organeve vetëqeverisëse qoftë nëpër OP apo në nivel të Kombinatit, u mbaheshin ekskluzivisht në gjuhën serbokrate, e jo në gjuhën shqipe, anipse numri i të punësuarëve shqiptarë ishte dukshëm më i madh sesa e atyre serbë e malazezë, etj. Vetëm një serb me qenë aty, 99 të tjerët u dëtyronin të flsinik gjuhën e tij e jo gj. shqipe. E tërë evidenca mbahej në gjuhën serbokroate. Në vitin 1981, kur mua më kanë përcaktuar Ndihmësdrejtor në OP FPP, në Kombinatin “Trepça” ishin të punësuar 24.500 /njëzetekatërmijëepesëqind/ punëtorë, ndër të cilët vetëm në OP brenda Komunës së Mitrovicës ishin afër 15.000 /pesëmbdhjetëmijë) të punësuar, apo 62%, dhe atë në këto OP: në OP Industria Kimike, OP Elektroliza e Zingut, OP Fabrika e Akumulatorëve, OP Miniera me Flotacion në Stari Tërg, OP Metalurgjia e Plumbit në Zvecan, OP Shkrietorja në Zveçan etj.

Është interesant të përmendi këtë fakt: Kombinati kishte Bankën Interne që quhej:”Banka Trepça” dhe anën financiare të kësaj Banke Interne e kryente njëfarë Toni Jakupin, i cili tërë evidencën e mbante me dorë dhe ishte “zot për financa”, ai “vrante e kthjellte” në bankën interne. Flitej se “e ka rrogën ma të madhe se Nazmi Mikullovci – Drejtori Gjeneral i Trepçës”, se Toni e ka të kryer vetëm shkollën fillore, dhe si “ekspert për financa”, i ashtuquajtur ”kuadër deficitar” e ka të rezervuar qëndrimin në “Hotelin nr. 3″ në Zveçan, e në realitet është pensionist i ardhur nga Slovenia dhe jeton si i vetmuar. Drejtorët dhe Udhëheqësit financiar të OP para tij “ishin të vëgjël”. Duke e përcjellur punën e tij një kohë e vërejta se puna e tij, sa e pavlerë, aq edhe e dëmshme dhe vendosa t’i kundërvihëm me kundërargumente dhe nuk lejoja që ai të “udhëheqë me financat e OP Fabrika e Paisjeve të Procesit, ku unë isha ndihmësdrejtor dhe drejtor i BP.

Ia “gjeta disa gabime” dhe propozova që “Toni nuk është i aftë të udhëheqë financat as në “Bankën Trepça” se lëre me të “shes mend” ekonomistëve me shkolla të Larta e Fakultete në OP brenda Kombinatit, në kohën e kompjuterizmit, ai na shet mend me laps, me disa fletë të pakuptimta…!” Fjala ime shkoj në veshë të dëgjueshëm dhe nuk vonoi e në vend të Tonit u caktua kolegu im më i ri z. Mehdi Jonuzi, ekonomist i diplomuar (Drejtor i tashëm në NLB- në Mitrovicë) dhe Toni Jakupinit nuk i mbet më vend as në “Bankën Trepça”, as në “Hotelin nr 3″, por u largu edhe nga Mitrovica. Unë kurrë nuk kam heshtur para gënjeshtrës, nga se e kam pasë të kuptuar se duke heshtur para gënjeshtërs edhe vet gënjejmë.

(v a z h d o n)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.