Krizat e pambaruara politike dhe institucionale në Kosovë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

Problemi është së njerëzit në pozicione të larta partiake nuk dinë. Është shumë e rrezikshme kur ata nuk janë të gatshëm të pranojnë se nuk dinë. Nuk është turp të thuash –nuk di. Por dukët së ka diqka shumë më tëpër që po i mundon këta, e kjo është lakmia për pushtet dhe për pëfitime, për tu bërë milioner më para të takasapaguesve. Kësaj i thonë turp që nuk lahet. Problemi zgjidhet duke u përpjekur të kuptohet se cili është problemi, duke gjetur njerëz që dinë. Nëse e rrethoni veten se jeni aq të zbrazët nga njohuritë, e jeni, si do të mendoni për të ardhmen, ekonominë dhe zhvillimin? Nuk po keni ndryshim në mënyrën e të menduarit. Dhe, atëherë është e qartë së nuk kemi dalje nga kriza politike dhe kriza institucionale …

Skënder MULLIQI

Albulena Haxhiu u zgjodhë kryekuvendare e re, ne seancen plenare të Kuvendit të Kosovës. Nën kryetarët nuk u zgjodhen pasi krysuesja Haxhiu mbylli punimet, pas debatit me Simiqin e Listës Serbe i cili nuk shfaqi pendesë pas letres dhe paraqitjes shoveniste ne kuvend, qe është e pa pranueshme për Kosovën. Ai në emer të serbëve mund të paraqitet në Serbi nese e lejojnë, e jo edhe në Kosovë. Serbët duhet ta dinë dhe të mësohen së Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Diçka është evidente.Po të zgjedhen nënkryetarët në seancën e të premtes, duket së do të kemi serish zgjedhje.

Fushatat zgjedhore të cilat po rikthehen tashmë kan kaluar në monotoni dhe aq më keq së ato, janë shumë të kushtueshme. Dhe, tjetra që është e rëndësishme, Kosova po humb shumë në të gjitha drejtimet e saj. Këto zgjedhje tashmë janë presedan i llojit të vetë. Dhe, prapë do të përballemi më faktin së kush është kunder kujt dhe çfarë ndodhi dhjetë apo njëzetë e gjashtë vitet e fundit. Shumë më pak flitet për atë se kush do të jetojë në këtë vend pas dy dekadash. Kush do të punojë, kush do të zhvillojë ekonominë dhe segmentet tjera të shoqërisë. Çka po ju lëmë pas gjeneratës së re?

Kjo sikur nuk po i intereson shumë politikanëve tanë, të cilët nuk po shikojnë përtej interesave përsonale dhe interesave partiake. Problemi është së këto struktura politike janë të pa përmirësueshme. Problemi është së njerëzit në pozicione të larta partiake nuk dinë. Është shumë e rrezikshme kur ata nuk janë të gatshëm të pranojnë se nuk dinë. Nuk është turp të thuash –nuk di. Por dukët së ka diqka shumë më tëpër që po i mundon këta, e kjo është lakmia për pushtet dhe për pëfitime, për tu bërë milioner më para të takasapaguesve. Kësaj i thonë turp që nuk lahet. Problemi zgjidhet duke u përpjekur të kuptohet se cili është problemi, duke gjetur njerëz që dinë. Nëse e rrethoni veten se jeni aq të zbrazët nga njohuritë, e jeni, si do të mendoni për të ardhmen, ekonominë dhe zhvillimin?

Nuk po kemi ndryshim në mënyrën e të menduarit. Dhe, atëherë është e qartë së nuk kemi dalje nga kriza politike dhe kriza institucionale. Po sillen sikur Kosova nuk është e tyre. Nuk po e ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Nuk po krijohet asnjë platformë kenkrete, që do të jepte ndonjë përgjigje. Paralajmërimi më serioz ka të bëjë me të ardhmen e vendit nëse, politikat, arsimi dhe qeverisja mbeten të njejta. Pa ndryshim, ne do të bëhemi rezervë. Kosova më këto qendrime të deritashme politike, mund të bëhet një hapësirë e ndarë midis klaneve politike dhe ekonomike.

Alternativa është kur secili të fillon të mendojë përtej zgjedhjeve të ardhshme , e kjo nuk po mendohet. Këta as qe po mendojnë se nevoiten reforma në arsim të cilin e kemi jo ne nivel, forcimi i sektorit privat, dhe një strategji serioze zhvillimi për dhjetë ose njëzet vitet e ardhshme. Kjo çka po them mund t’i duket dikujt e quditshme në këtë situatë të keqe politike në të cilën ndodhet vendi. Por, pikërishtë mos qasja e asaj qe duhet të jetë, e ka pru Kosovën në një situatë mbytëse. Fati i Kosovës nuk do të përcaktohet vetëm nga përgjigjja e pyetjes se kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme nese do ti kemi, e duken të pashmangshme. Një pyetje shumë më e rëndësishme është se kush do të jetojë këtu kur politikanët e sotëm bjerrakohës të jenë larguar, dhe çfarë lloj vendi do të lënë..?

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit