VDEKJET NË KANTIER – poezi nga Hajdin Morina

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Hajdin Morina

VDEKJET NË KANTIER

Ata janë
Kushërinj të shqiponjave
Por bien poshtë në tokë
Nga qielli i zi i skelave të zeza

Sipas anamnezës
I qylaxhinjve
Nuk del asnjëri prej tyre
As i haxhiqamilëve

Atyre republika kjo e mira
Në vend të hises ua dha mundësinë
Trupin e votën me shitë lirë

Mbi varrin e tyre kurorë vë koha tevona
Nëse kur të shkojë nata gdhin tjetër ditë

EMPIRIZËM

Kush ia njeh lotët shiut
Kush ia ndjeu mbi shpinë tufanet
E mban mbi kokë e s’i beson çadrës

UNAK I VATRËS

Arti i skulpturës
T’i ka ngrirë gjymtyrët
E nuk ke si të ikësh
Prej atyre që të braktisën
Laokoont i përjetshëm

E për një fotografi me ty
Të afrohen sa më pranë
Bibliofobët që të lanë

Ndiej skulpturën sa shumë dridhet
E mëngjesin ti ma shemb
Kur provon të lëvizësh

E detit tim zemërak
Djep e varkë e valë ty të falet
Ty urtak unak i vatrës

UJANA E ZEZË

Shumë sirena
Mbi shkëmbinjtë
E Ujanës së Zezë
Prandaj vonë kthehet
I lodhuri marinar
Në Itakë

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit