33.2 C
Tirana
E martë, 28 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Kriza e lidershipit pas humbjeve në zgjedhje

Kriza e lidershipit pas humbjeve në zgjedhje

0
LDK - Lumir Abdixhiku

Milazim Zeqiraj

Pse ka rënie LDK-ja?

Rënia dhe kriza e brendshme e LDK-së nuk është pasojë e një faktori të vetëm, por të një sërë zhvillimesh që janë grumbulluar ndër vite.

Pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, partia nuk arriti të gjej një kryetar me vizionin politik dhe fuqinë bashkuese.

Në vend të një reformimi të vazhdueshëm, shpesh u përfshi në konflikte të brendshme, përçarje, ndarje dhe largime të figurave duke dobësuar strukturën organizative dhe bësimin e elektoratit.

Filozofia rugoviane

Një tjetër arsye e rëndësishme ishte humbja graduale e identitetit politik, për shkak të zhvillimeve të brendshme.

LDK-ja duhet të identifikohet me filozofinë rugoviane:

Me demokracinë, shtetin ligjor, orientimin euroatlantik dhe politikën institucionale,familje dhe treg të lirë.

Me kalimin e kohës, ky profil u zbeh e në kohë të fundit me shumë jo me fajin e tyre, por për shkak të situatës politike në vend dhe konfliktët e brendshme, andaj partia deri sot nuk arriti ta nxerr vizionin e vet.

Gjenerata e re sot e ka të vështirë të dallon se çfarë e veçon LDK-në nga partitë e tjera, sepse mungon një qasje e qartë dhe një vizioni afatgjatë dhe bindëse.

Problemet në organizimin e brendshëm.

Strukturat lokale – aktivet e LDK me kohë e kanë humbur dinamizmin dhe nuk funksionojnë me të njëjtën energji si dikurë. Vendimet vinin nga lartë, shpesh u përceptuan si të mbyllura.

Lidershipi i partisë duhet të jetë përherë në kontakt me anëtarësinë, jo vetëm para zgjedhjeve, sepse aktivi konsidirohet burim vote.

Një parti me traditë nuk mund të mbështetet vetëm në historinë e saj.

Ajo duhet të krijojë vazhdimisht kuadro të reja, të fuqizojë të rinjtë dhe gratë dhe të ndërtojë meritokraci. Kjo pikë ka përparsi, në LDK sipas mendimit tim dhe nuk mungon.

Lidershipi duhet të krijon vizion dhe tema për kauza që ti qaset atyre. Ka kohë që ajo po mungon.

Reforma dhe vota e msheft të fuqizohet edhe më shumë.

Për të githa këto mangësi, lidershipi duhet të jetë i kujdesshëm.

Në demokraci, udhëheqësi vlerësohet jo vetëm për fitoret, por edhe për mënyrën se si përballet me humbjet. Kur një parti pëson rënie të njëpasnjëshme zgjedhore, reflektimi dhe përgjegjësia janë domosdoshmëri politike, jo dobësi.

Skema politike në Kosovë ka ndryshuar

Nga të gjitha këto zhvillime, dinamizmi dhe skena politike në Kosovë ka ndryshu. Ka parti të reja me retorikë më të fortë, me organizim më të mirë dhe me aftësi më të madhe për të mobilizuar brezin e ri.

LDK nuk duhet të jetë e heshtur para sfidave

LDK-ja duhet të reagon ndaj zhvillimeve destruktive në vend dhe ato duhet të jen kauza politike. Psh të ngritët kauzë të reja politike psh. ligji për shtetësi ose ndonjë tjeterë që e prek qytetarin.

Në debate telivizive duhet të jetë i qartë, në çdo temë.
Partia duhet ti prin elektoratit me ide dhe iniciativa të reja.

Megjithatë, rënia nuk do të thotë fund. As dorheqja dhe as shkarkimi nuk do të thot fund të karierës politike të individit ose ndarje të partisë.

LDK është ngopur me ndarje, ate e donë shumë kundërshtaret e saj. Sot po i shohin pasojat edhe ata që e ndan partin, duke filluar nga LDD dëri tani.

LDK-ja mbetet partia me historinë të rëndësishme në procesin e shtetformimit të Kosovës. Pikërisht kjo trashëgimi e obligon krytarin dhe antarsin më shumë se çdo forcë tjetër politike të reformohet dhe të reflekton në çdo situatë. Ringritja është e mundur vetëm përmes një procesi të thellë demokratizimi të brendshëm, rikthimit të identitetit rugovian, hapjes ndaj brezit të ri, zgjedhjen e drejtuesve sipas meritës dhe ndërtimit të një programi të qartë për sfidat e Kosovës në dekadat e ardhshme.

Historia e LDK

Historia e LDK-së është kapitali i saj më i madh për Kosovën, por sado e lavdishme është si e vetëme nuk i fiton zgjedhjet.

Bësimi i qytetarëve fitohet me vizion, punë, integritet dhe rezultate.

Sot, LDK-ja ndodhet në një udhëkryq. Nëse dëshiron të rikthehet si forcë udhëheqëse, ajo duhet të rikthejë frymën rugoviane, të reformojë strukturat e saj, dhe të promovojë një lidership të ri që do ta rifitojë besimin e qytetarëve. Historia e saj është e lavdishme, por e ardhmja nuk ndërtohet vetëm mbi të kaluarën; ajo kërkon vizion, përgjegjësi dhe guxim për ndryshim.

Kjo duhet të jetë moto e lidershipit dhe e çdo individi që mendon në forcën e LDK.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.