1-Çiftelinë në dorë e mora,
Me knu i kangë për fisin Hoxha.
Nga Kumardha fshati Rrazë,
Ku l’shon dielli rrezen e parë.
Për nji burrë në kët nahi,
Bajram Beqiri emri tij.
2-Bajram Beqiri i Bendës Madhe,
Si burrë bese e buk e dhan’me.
Kush i vinte me i bza ke porta,
Bujrëm, se është shtru sofra.
Pijnë kafe, bajn muhabet,
Burrë i mençur e gjith lezet.
3– Nëpër shekuj fshati Rrazës,
Ka rrit burra t’besës e të fjalës.
Kur armiku bante pushtimin,
Bajram Beqiri jepte kushtrimin.
Ai kërkonte vetëm liri,
Vendi të kishte pavarësi.
4-Kulla vjetër kala qëndrese,
Sofër buke e sofër bese.
Rrënjët tuaja në histori,
Dje dhe sot në përjetësi.
Derën tane e lartësove,
Krenarinë Bendës ja shtove.
5– U ba pushtimi i këtyre nahive,
U vu pushkën nemselive.
Por armiku qoft mallku,
Mrena n’shpi e kan rrethu.
Kur do zoti me t’shpëtu,
Nga një shteg ai është largu.
6-Për të marrë gjakun e të atit,
Shkrehu pushkën e vrau hasmin.
Ishte koha kur kishte shtet,
E dënun 101 vjet.
Me pushtimin e Italisë,
I priu fati i kthehet shpis.
7– Afmet Hoxha djali i Bajramit,
Ka kërku Pajtim me hasmin.
Qyqi në konak ka fillu,
Me pi kafe e me u qetsu.
U dha besa e vendimit,
U shtri dora e pajtimit.
8– Nuk shkoj gjat pa u vonu,
Sëmundja ran e ka kaplu.
Sëmundja keqe jeten ia mori,
Sa do shërbim i bani doktori.
Fort ndriçoj fati tij,
La dy djem për mrekulli.
9– Brez pas brezi emri tij,
Do kujtohet në përjetësi.
Bajram Beqiri është i gjallë,
Emrin e tij nipit i’a ka lanë.
Për gjith fisin krenari,
E gzon emrin Bajrami i ri.
10– Kulla tij sot në këtë tokë,
Pret përcjell miq dhe shoke.
Amanetin që man toka,
Derën e hapur e mban Agim Hoxha.
Kështu ishte amaneti i tij,
Bukë bes e përjetësi.
11– Me shum mall vargjet rreshtova,
Bajram Beqirit i’a kushtova.
Nuk do harrohesh djal pas djali,
E ke kët kang nga Agimi, e un nipi, Bajrami.
Ke qenë me emër i këtyre anëve,
Do jesh i gjall mes të gjallëve.
Idea dhe realizimi nga nipi, Bajram Hoxha. Poezia, kënga është shkruar nga Nuri Gjoni, burrë i nderuar i Bendës. Jane dakort nipa mbesa i gjithe pjestaret e trungu familjar. Ndihmoi Agim Hoxha familjarisht. Këtë poezi, këngë janë të lutur të gjithë pjestarët e trungut ta mbajnë në familjet e tyre si dokument krenarie në breza. Çdo familje ka një histori ka një prijës. Bajram Beqiri-Hoxha mbetet simbol i krenarisë tonë.
Ju dua dhe ju kam në sirtarin e zemrës sime.
Me përulësi, Bajram Hoxha (I riu).
Tiranë, më 04.07.2026











