
Arben Çokaj gazetar
Me datën 20 qershor 2026, Mundus Artium Press, Shtëpia Botuese e Universitetit të Teksasit në Dallas, me President poetin e njohur malësor Dr. Gjekë Marinaj, i dhanë një titull Malësisë së Madhe si Thesar natyror poetik i botës për vitin 2026, një titull që u pranua nga Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj. Me këtë rast, te ballkonet e Leqeve të Hotit u vendos edhe një gur, me mbishkrim, i cili do të qëndrojë aty në atë vend të bukur, për të kujtuar se treva e Malësisë nuk ka vetëm bukuri, por ka edhe poezi, ka poetë duke filluar me Fishtën, i cili e shkroi Lahutën e Malsisë aty pranë, në Kishën e Hotit, kemi poetin e njohur Kolec Traboini, i dalë nga ato treva, kemi poetin e njohur ndërkombëtarisht dhe i përkthyer në disa gjuhë, kandidat për Çmimin Nobel, Dr. Gjekë Marinaj, e shumë poetë të tjerë malësorë, të cilët me veprat e tyre, gjetën fjalë për të shprehur shpirtin e atij populli, që jeton në këto troje.
Titulli në fjalë, i pranuar nga kryetari i Bashkisë u dha nga Mundus Artiunm Press, nën logon e Orpheus Text, dhe Tonin Marinaj po mban fjalën me këtë rast, duke mbajtur në qafë një medalje të artë të Orpheus Text.
Tonin Marinaj mban fjalën e rastit
Guri poetik i Malësisë së Madhe u zbulua nga Tonin Marinaj dhe një profesor e poet nga Mali i Zi, i cili vitin e kaluar ishte laureat i këtij çmimi, dhe më pas ai mbajti një fjalë me këtë rast. Pastaj Dr. Gjekë Marinaj ia dorëzoi çmimin punonjëses së Kulturës për Malësinë e Madhe:
Gjekë Marinaj jep çmimin Orpheus Text për Malësinë e Madhe
Dr. Gjekë Marinaj mban edhe një fjalim me këtë rast, duke treguar edhe arsyet e marrjes së këtij vendimi nga UTD:
Gjekë Marinaj mban fjalën e rastit
Pati edhe një shfaqje simbolike nga disa nxënës të Shkollës 9 vjeçare Bajzë, ku spikati një vajzë me emrin Mirsa Hysaj, e cila recitoi me mjaft talent e mjeshtëri poezinë e Fishtës: Gjuha Shqype.
Mirsa Hysaj reciton poezinë e Fishtës, ‘Gjuha Shqype’
Kjo u pasua më pas nga kënga e një nxënësi, që dukej se kishte talent e mund të bëhej këngëtar një ditë:
Këngëtari i ri
Në fund pati disa fotografime zyrtare e jo-zyrtare para Gurit poetik, dhe autori i këtij shkrimi bashkë me organizatorët bënë edhe një fotografi.
Arben Çokaj, Gjekë e Tonin Marinaj dhe profesori nga Mali i Zi
Projekti për vendosjen e Gurit poetik në Leqet e Hotit u bë i mundur në prani të dhjetëra pjesëmarësve, dhe i ka kushtuar Universitetit të Teksasit në Dallas, UTD, 18 mijë dollarë!











