20.4 C
Tirana
E dielë, 7 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Që qeveritarët të mos kenë njohuri ekonomike, kjo nuk duhet të paragjykohet

Që qeveritarët të mos kenë njohuri ekonomike, kjo nuk duhet të paragjykohet

0

Arben Malaj

Por që një Kryeministër të besojë se është eksperti më i madh për çdo politikë apo projekt, kjo është një fatkeqësi e madhe kombëtare.
Me padijen e tij për politikat shtetformuese dhe zhvilluese, ai ndërton dhe implementon projekte që dëmtojnë të ardhmen e vendit.

Po reklamon një projekt të vetëm si “Messia” e turizmit dhe ekonomisë shqiptare, duke e kushtëzuar këtë vetëm me mbijetesën e tij politike.

Por asnjë projekt – i huaj apo shqiptar – që varet nga një “mbret” shekullor apo një “mbret i vetëshpallur”, nuk mund të kushtëzojë dot të ardhmen e asnjē vendi.

Çdo projekt i bazuar vetëm te “mbretërit” i ngjan një foshnjeje që lind me një sëmundje të rëndë.
Shikoni jo pak oligarkët po shkojnë një nga një në SPAK?.
Turizmi nuk mund të jetë sektori që përcakton kolonën kryesore të ekonomisë tonë.

Ai duhet mbrojtur nga investimet nepotike, investimet korruptive, investimet klienteliste

Investimet edhe me para kriminale;

nuk mund të mbajë peshën e zhvillimit
më cilesore,
më produktive,
më konkurrues më të lartë, mē të qendrueshem,
më harmonik
më social
të vendit tonë

Paradoksi i Turizmit: Pse vendet me sektorë prioritarë turizmin nuk janë më të zhvilluarit?

Ekonomitë që bazohen tepër te turizmi vuajnë nga probleme të rënda strukturore:
(i) rritje e ulët afatgjatë,
(ii) shkallë e ulët
produktiviteti,
(iii) paga modeste,
(iv) fuqi blerëse reale të ulet, (v) deficit buxhetore të lartë (vi) borxh publik i lartë
(vii) kosto financimi për
individet, biznesin dhe
borxhin publik.

Pse ndodh kjo? “Kurthi i Pagave të Ulëta” dhe Produktiviteti:

Turizmi është sektor që kërkon shumë krah pune manual.

Ndryshe nga industria apo teknologjia, ku automatizimi rrit në mënyrë eksponenciale prodhimin, në turizëm shërbimi mbetet kryesisht manual, mundësitë për inovacion janë të ulëta dhe pagat mbeten në nivele minimale ose mesatare.

Rama bën show: https://www.facebook.com/reel/995505236408034

“Sëmundja Holandeze e Turizmit”

Kur turizmi dominon, kapitali dhe krahut i punës lëvizin drejt tij dhe ndërtimit, dëmton” sektorët eksportues si industria prodhuese apo bujqësia e avancuar, të cilat kanë potencialin më të lartë për rritje produktiviteti.

Sezonaliteti dhe Papunësia Strukturore:

Turizmi zgjat 3 deri në 5 muaj. Gjatë pjesës tjetër të vitit, hotelet dhe infrastruktura mbeten nënkapacitet.
Kapitali i investuar nuk gjeneron të ardhura për 12 muaj, ndërsa punonjësit sezonalë mbeten pa punë, duke rritur nevojën për skema sociale.

Borxhi Publik i Lartë. Shteti investon masivisht me borxh publik në rrugë, ujësjellës e aerporte që përdoren në maksimum vetëm disa muaj, por që paguhen gjatë gjithë vitit.

Turizmi ka prirje të lartë për informalitet (cash) dhe është i primi që gjunjëzohet nga krizat gjeopolitike apo pandemitë, duke detyruar shtetin të marrë edhe më shumë borxh.

Vendet që bazohen kryesisht te turizmi rrezikojnë të mbeten në “kurthin e të ardhurave të mesme”.
Turizmi zbut papunësinë afatshkurtër, por nuk garanton pasuri dhe mirëqenie të qëndrueshme.

Kush Janë Vendet më të Zhvilluara dhe ku Bazohen Ato?

Vendet me standardin më të lartë të jetesës, kohezionit social dhe solidaritetit në Evropë nuk janë ato që bazohen te turizmi, por ato që kanë ndërtuar ekonomi të diversifikuara dhe me vlerë të lartë të shtuar.

Në motorët ekonomikë të Evropës, si Gjermania, Franca dhe Holanda, suksesi bazohet te industria e rëndë, auto-industria, kimia, teknologjia e avancuar dhe një bujqësi tërësisht e mekanizuar.

Këto shtete investojnë masivisht në kërkim dhe zhvillim (R&D), gjë që siguron një rritje të vazhdueshme të produktivitetit dhe paga të larta e të qëndrueshme.

Në vendet nordike si Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda, mirëqenia e jashtëzakonshme është produkt i ekonomisë së dijes.

Duke u fokusuar te teknologjia e informacionit (TIK), inovacioni i gjelbër, energjia dhe shërbimet e avancuara, të ndërthurura me një sistem taksimi progresiv, ata kanë arritur nivelin më të lartë të kohezionit dhe solidaritetit social në botë.

Nga ana tjetër, Zvicra përfaqëson modelin e eksporteve me vlerë tejet të lartë të shtuar.
Duke u bazuar te shërbimet e sofistikuara financiare, farmaceutika dhe industria e saktë (si makineritë dhe ora), ajo garanton një fuqi të jashtëzakonshme blerëse për qytetarët e saj.

Mesazhi është i qartë: Standardi i lartë i jetesës dhe fuqia reale blerëse nuk vijnë nga shërbimet e thjeshta sezonale. A to vijnë nga ekonomia e dijes, industria e avancuar dhe shërbimet financiare e teknologjike. Pa këtë diversifikim, çdo qeverisje personale dhe e kalbur do të bjerë, duke marrë me vete edhe iluzionet e rreme të sukseseve “mbretërore”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.