Koment
— Se bashku më ndërrimin e brezave bëhën ndryshime të brezave edhe në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Mendje të tilla të mbylluara nuk po i pranojnë proceset, ata po përpiqën të ringjallin diçka që ka vdekur prej më shumë se 30 vjetësh…
Skënder MULLIQI
Ndrrimi i brezave është diçka logjike. Dhe, së bashku më të largohet edhe ideologjia e tij. Prandaj gjithmonë ekziston një shprësë se për popullin tonë do të bëhët mirë. Janë fenomene normale në një shoqëri në tranzicion, tranzicioni nga komunizmi në një shoqëri demokratike. Se bashku më ndrrimin e brezave bëhën ndryshime të brezave edhe në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Mendje të tilla të mbylluara nuk po i pranojnë proceset, ata po përpiqën të ringjallin diçka që ka vdekur prej më shumë se 30 vjetësh. Gjë që është e pa mundur. Dihet së ende kemi njerëz të tillë në poliktëbërje dhe sisteme, por sigurisht së këta ndjekës ideologjik, koha dhe shoqëria do ti përthithin.
Mjaftë na ka mbytur ideologja komuniste e shekullit të kaluar, për ta bartur tash tek brezat e rinj. Kjo është apsurditeti më i madh në këtë fillim shekull. Edhe pse krizat politike dhe institucionale por edhe krizat tjera, kanë futur frikë të popullata për vendin e tyre, neve të gjithë së bashku duhet të mos të dorëzohemi duke ndërtuar vendin ashtu siç duhet. Kjo është domosdoshmëri e kohës e pranojë ose nuk e pranojë dikush. Ne e dimë se në çfarë mjedisi po jetojmë të pa rregulluar ashtu si duhet, se kemi ende njerëz të politikës, të cilët nuk kan vetëdije të lartë që aludojnë në kohë më të mira dhe paqësore për të ardhmën. Ata ende po përpiqën ta ndalin kohën dhe janë duke na shkaktuar dëme, por për të cilët tashmë ora po ecën.
Nuk kan kuptuar së sistemi capitalist liberlal kërkokon punë dhe punëtorë të ndershem, e shumica e këtyre njerëzve të politikës nuk kanë këtë ndërshmeri. Këta janë treguar profitera për vete, familjet të tyre dhe militantet partiak. Për të tjerët shumicë çka të mbetet! Kjo është amoraliteti më i madh politikë më të cilin po ballafaqohemi. Ata që vrapojnë pas pushteti nuk kan dinjitet themelor njerëzor. Krijuan në pa kufi privilegjet e tyre duke gënjyer dhe nënqmuar të tjerët. Kjo klasë politike nuk po e ngritin zërin edhe për tema thelbësore, siç është zhvillimi ekonomisë dhe industrisë, kulturës dhe artit… dhe ruajtja e vlerave të luftës tonë çlirimtare para së gjithash! Dëshmorët dhe martirët e shumtë të kombit kan rënë në altarin e lirisë për një Kosovë shumë më ndryshe, më të bëgatshme dhe më të prosperuar…











