Të gjithë e dimë, në mënyrën tonë,
se secila medalje ka dy anët e saj.
Që nga zanafilla dihet dhe thuhet:
e tillë na ishte dhe mbeti dynjaja.
Për njërën flitet madje shpeshherë,
me pompozitet, në vend e pa vend;
për tjetrën nuk flitet gati asnjëherë,
heshtja shpesh fjalës s’i lë vend.
Dy anë ka jeta, si çdo rrjedhë kohe:
njëra ndriçon, tjetra rri në terr.
Kush sheh veç njërën, që sheh gjithë bota,
humb atë që fsheh e padukshmja vlerë.
Dy anë ka jeta, mos e harro:
jo çdo dritë ta tregon të vërtetën.
Ajo që duket s’është gjithçka, jo;
shiko dhe anën që fsheh vetveten.
Bekim I. Blaku
Berlin, 4 maj 2026
Dërgoi për publikim, Arif Ejupi, gazetar











