(Poezi)
Të dashurova
Dhe të dashuroj përsëri
Ti për mua je brengë e vjetër
Të betohem për perendi
Herën e fundit kur të ndoqa
Unë të ndoqa me nxitim
Kapsen nga flokët unë ta mora
Që ta mbaja si kujtim
Pa pritur pa kujtuar
Ti ike në rrugen pa’mbarim
Nuk pyete fare për ndjenjat e mia
Duke më lënë mua në mjerim
Prapë ty po të pres
Sinqerisht nuk e mohoj
Zotit po i kërkoj ndihmë
Kaq shumë të dashuroj
Preferoj të bëhem zog
Cep më cep unë tju kërkoj
Gjeri sa krahët të më këputen
Më nga vetja nuk të lëshoj
Në shi e breshër unë u mësova
Duke të pritur ty princesha ime
Të gjithë botën e çudita
Duke folur për dashurinë time.
Trëndafili që mbaj në duar
Me lotët e mi e kam vaditur
Mezi të pres të ta dhuroj
I vetmuar në stol duke të pritur
Si një fyell i lënë pa melodi
E ndjej vetën kur jam pa ty
Veç atëhere kur të të kem pranë
Më s’do të kem lot në sy.
(Autori i poezisë)
(Leo Nika)
(Datë 9 maj 2026)











