Hajdin Morina
NA I PINË LUMENJTË
(Asnjiherë nuk m’ka lanë nana
Me u ba nuse me shtatë dhanrra…-
vargje të një kënge të bukur të Mirditës)
Na i pinë lumenjtë
Si do të mbërrijmë në jug
varka ime medet
SI TA DUA KOHËN TIME
Iku larg prej djepit të vet
Sa larg iku prej origjine
Si ta dua kohën time
Më thoni vërtet si ta dua
Kohën tonë zonjë të rëndë
Që aq i bën për Prometetë
MIRËNJOHJE PREJ ZEMRE
Kur të kalben gurët
Në fundin e lumit
E mushka q’u mbars sivjet
Një mëz të bukur ta pjellë
Atëherë do t’ia tregonte
I tha
Fundin e arkës ajo
Dhe ftonjtë me aromë
E kamerieret e reja për pak lekë
Do t’i shterin krojet e vendlindjes
Orë e çast ujë të ftohtë me shportë
Për auditorin e duartrokitjes kur zhegitet
Dhe një mirënjohje të denjë për ty
I tha ajo atij
Një mëz të bukur sa ta pjellë
Mushka q’u mbars sivjet


![Hysen Ibrahimi[1] – Kritikë letrare mbi disa poezi të autorit Bahri Shyti, nxjerrë nga libri i autorit. Bahri Shyti - Kujt t'i besoj](https://fjala.info/wp-content/uploads/2026/04/bahri_shyti-kujt_ti_besoj-218x150.webp)



![Hysen Ibrahimi[1] – Kritikë letrare mbi disa poezi të autorit Bahri Shyti, nxjerrë nga libri i autorit. Bahri Shyti - Kujt t'i besoj](https://fjala.info/wp-content/uploads/2026/04/bahri_shyti-kujt_ti_besoj-100x70.webp)




