Ismet M. Hasani, Suedi
Me rastin e 81-vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30, 31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë dhe u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë
”VEPRA E MIRË”
Poemën e thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006, i cili, në moshën 86 vjeçare, jeton në Prishtinë.
Kjo poemë i kushtohet dëshmitarit të gjallë të kësaj Masakre – z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë. (autori
Duhet ruajtur traditën e t’parëve,
Të mos harrojmë historinë e shqiptarëve.
Na e ka lënë për obligim jeta:
Njeriu jeton për të krijuar vepra.
Ai që e di çka është drejtësia
Kurrë nuk bën vepra të këqia,
Por gjithnjë vepra t’mira bën
Rrugën e drejtë kurrë s’e lën.
Vepër është fjala, vepër është këshilla,
Duhet përmendur veprat e mira.
Dhe do të shënoj në këtë letër,
Për një njeri që ka lënë vepër.
Kjo është vepër e një dëshmitari,
që është vetë një bir shqiptari,
ka shpëtuar i gjallë nga Tivari
për masakrën ka shkrua i pari.
E kam fjalën për një djalë – trimi,
E quajnë me emër – Azem Hajdini,
Është i njohtur si Azem Xani
për vepër t’mirë larg i ka shkua zani!
Nuk e ka treguar tragjedinë e vet,
e ka mbajtur fshehtë për shumë vjet.
Nuk ka guxua prej atij regjimi
do të akuzohej për vepër krimi!
Por muar guximin ky djalë shqiptari,
besa e mori rolin e një shkrimtari.
E ndriçoi tragjedinë në Tivar,
Që ka ngjarë 61 vjet më parë (1945)
Ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë!
Shkruan Azemi të vërtetën
dhe aspak nuk e lakon të drejtën.
Që para 61 vjetëve ka ndodhë në Tivar
Masakra më e madhe mbi shqiptarë.
Duke kuptuar veprën e tij
që do të hyjë në histori,
çka i ka ndodhur edhe Azemit vet
kur ia pasur vetëm 22 vjet.
Në atë kohë krerët e Serbisë,
Të Malit të zi e t’Maqedonisë
E përgatitën të zezën për shqiptarë
Me ua humbë fijen, me i vra në Tivar.
Kur i kanë mbledhë këta të rinj
Ka dalë numri mbi katërmijë,
Të gjithë n’Tivar i kanë çua
me t’vetmin qëllim – me i masakrua!
Pra, me urdhërin e Serbisë,
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë
U zhduk një brez i shqiptarisë
Kur ishin në lulën e rinisë…!
Baca Azem për tragjedi tregoi
E ka të shkruar dhe na njohtoi,
Na e sqaroi krejt atë ndodhi
Tash do të hyjë në histori…
Baca Azem sa mirë po flet
Tragjedinë e tregoi drejt
Që e ka mbajtë fshehtë për shumë vjet
Atëherë njëzetedy vjeç ka qenë vetë!
Flet baca Azem me krenari
Tash i ka plot tetëdhjetëedy
Është e kthjellët mendja e tij
E përkujton qartë atë tragjedi.
Baca Azem e kreu detyrën
Ia la popullit veprën më të mirën
Kanë kaluar vite shumë të gjata,
Tash të studiohet nëpër gjenerata.
Si Azemin tash i kemi t’rrallë
Që kanë qenë pjesëmarrës në Tivar
U ka ndihmuar Zoti, kanë shpëtuar gjallë
Krenohemi me ta, si d ë s h m i t a r ë.
Për bacën Azem edhe një dëshirë
Që ta ketë shëndetin e mirë,
Të na jetojë edhe shumë vjet
Ia la nderin vetes dhe shokëve t’vet!
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbejë poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjen,
E përpunova me shumë kujdes poemën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetes dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
dëshiroj që larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 61 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë./IMH
F u n d
PS! Poema është dhënë ashtu sikur është përpiluar në vitin 2006-të, kur Baca Azem ishte 86 vjeçar, ndërkaq ka vdekë në vitin 2010 në moshën 90-të veçare në Prishitnë.











