Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
(Programet serbe antishqiptare dhe fillesat e një doktrine hegjemoniste – III)
Në vazhdim, do të përmend vetëm disa nga këto programe që, si një zinxhir i mallkuar, e mbajtën të robëruar një komb të tërë, duke lënë plagë që historia nuk mund t’i fshijë.
Serbët u bënë fqinjë me shqiptarët shumë shekuj më parë, por jo si miq, as si bashkudhëtarë të historisë, por si një valë e ardhur nga larg, që zbriti poshtë Danubit dhe nisi të përhapej si një hije e rëndë mbi tokat ilire. Ata zbritën nga veriu, një rrjedhë që nuk solli paqe, por zgjerim të heshtur dhe të dhunshëm. Si një metastazë që nuk ndalet, depërtuan më në jug, duke i zhbërë kufijtë natyrorë të tokave shqiptare, duke i tkurrur ato, duke i rrudhur në çdo shekull me një ritëm të qëllimshëm. Kjo nuk ishte bashkëjetesë, por një shtrirje e orkestruar, një proces i pandalshëm i zhdukjes së një populli që kishte qenë aty shumë më parë.
Metodat ishin të njëjta — të njohura për pushtuesit e të gjitha kohërave serbo-sllave. Në fillim, shfarosja e drejtpërdrejtë, e egër dhe pa mëshirë. Pastaj, përzënia, dëbimi i dhunshëm, boshatisja e fshatrave dhe e qyteteve, ku çdo gjurmë shqiptare duhej të shuhej nën hirin e historisë së falsifikuar. Dhe më pas, metoda më e heshtur, por po aq vrastare: asimilimi. Nëse një popull nuk mund të shfaroset me dhunë, ai mund të tjetërsohet, t’i mohohet identiteti, t’i fshihet gjuha, t’i ndryshohet emri dhe rrënjët.
Por më e tmerrshmja ishte se çdo akt dhune, çdo terror i ushtruar ndaj shqiptarëve, nuk ishte thjesht një shpërthim barbarie, nuk ishte instinkt i çastit — jo, ai ishte i menduar, i formuluar, i planifikuar me kujdes në programet e tyre politike. Ishte një strategji e shkruar, e vulosur në letra që qarkullonin në zyrat e fuqisë, të përpiluara nga akademikë, politikanë dhe strategë që nuk mendonin për bashkëjetesë, por për dominim.
Dhe megjithatë, historia ka treguar se çdo përpjekje për ta zhbërë këtë popull ka hasur në një mur të pathyeshëm: në qëndresën e tij. Për sa kohë që fjala shqipe do të vazhdojë të këndohet në fushat, në malet dhe në qytetet tona, për sa kohë që kujtesa do të ruhet dhe e vërteta do të thuhet, asnjë program, asnjë memorandum, asnjë strategji nuk do të mund ta shuajë qenien shqiptare. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi, sepse toka që ka njohur gjakun dhe gjuhën tonë nuk i harron bijtë e saj.
Programet antishqiptare nuk ishin më vetëm faqe të pluhurosura të historisë, por u kthyen në realitet të prekshëm, në politikë shtetërore të zyrtarizuar dhe të zbatuar me perfiditet. Urrejtja nuk mbeti e fshehur në retorikën politike, por u kodifikua në plane të qarta veprimi.
Copëtimi, uzurpimi, shpërngulja dhe eliminimi i shqiptarëve nuk ishin më thjesht veprime të fshehta të një grupi ekstremistësh, ato ishin doktrinë e miratuar nga intelektualë të njohur serbë, të cilët jo vetëm i konceptuan këto ide, por edhe i propaganduan e i justifikuan me fjalorin e “shkencës” dhe të “shtetit”. Dhe ajo që është më e dhimbshme, më tronditëse, është fakti se këto strategji nuk mbetën në të kaluarën — ato vazhdojnë të shkruhen dhe të përhapen edhe sot, me të njëjtën urrejtje dhe me të njëjtin qëllim.
Dhe kështu, gjithçka që ndodhi më pas — persekutimi, shpërnguljet masive, ndalimi i gjuhës dhe i kulturës, dhuna sistematike, luftërat dhe masakrat — nuk ishin veprime të shpërndara e të pakoordinuara. Ato ishin prodhime të drejtpërdrejta të një politike antishqiptare të shkruar, të planifikuar dhe të miratuar në nivelet më të larta të pushtetit serb.
Në vazhdim, do të përmend vetëm disa nga ato programe, që me ftohtësinë e tyre burokratike mbajnë brenda eshtrat, dhimbjet dhe gjakun e mijëra shqiptarëve. Ilija Garashaninit dhe “Naçertanijes” së tij duhet t’u kushtohet një rëndësi e veçantë. Ai është një dokument që shënon fillimin e një politike që do të përshkonte shekujt dhe do të përcaktonte fatin e shumë kombeve në Ballkan. Në kohën kur e shkroi këtë program, Garashanini nuk ishte thjesht një burokrat i zakonshëm, por Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë (1812–1874), një figurë qendrore e regjimit konstitucional dhe një arkitekt i ambicieve të Serbisë për zgjerim territorial.
Ilija Garashanini: ideologu i hegjemonisë serbe dhe arkitekti i “Naçertanijes”
Kush ishte Ilija Garashanini?
Ilija Garashanini (foto në krye) lindi më 28 janar 1812, në një kohë kur rrënjët e ideve shoviniste fillonin të përvijoheshin në Ballkanin e trazuar. Vdekja e tij, më 22 qershor 1874, nuk shënoi fundin e mendësisë që ai kultivoi; përkundrazi, ai mbeti një shëmbëlltyrë e errët e ideologjisë ultranacionaliste serbe. Një arkitekt i ethshëm i doktrinës së shenjtë serbe, ai hodhi themelet e një projekti famëkeq që do ta përndiqte popullin shqiptar për dekada të tëra — vepra e tij, “Naçertanija”, u bë traktati i errët i shfarosjes dhe dëbimit me dhunë, një testament i urrejtjes së institucionalizuar.
Në karrigen e kryeministrit të Serbisë, Garashanini nuk ishte thjesht një burokrat i zakonshëm; ai ishte vizionari i parë i një Serbie ekspansioniste, një projugosllav që parashikonte një shtrirje të gjerë të ndikimit serb mbi popujt fqinjë. Qeverisja e tij në periudhat 1852–1853 dhe 1861–1867 nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje sistematike për të ngritur themelet e një shteti që do të ushqehej me gjakun e të tjerëve. Nuk ishin vetëm shqiptarët që u përballën me doktrinën e tij të pashpirt, por ata mbetën objektivi më i prekshëm, viktimat më të hershme të një makinerie të pamëshirshme politike.
Por Garashanini nuk ishte një figurë e vetme në këtë rrugëtim të errët. Fryma e tij vazhdoi të jetonte te pasardhësit e tij — te Pashiqi, Kral Nikolla, Çubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviçi, Trajkoviçi, Millosheviçi dhe të tjerë, që e mbajtën të gjallë skenarin e një krimi të organizuar shtetëror. Pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike, doktrina e tij nuk u venit kurrë; përkundrazi, u rafinua, u përshtat me kohën dhe vazhdoi të vepronte në errësirë, si një sëmundje që nuk shërohet, por shndërrohet.
Në historinë e Evropës janë të shumtë shembujt e krimeve që kanë tronditur botën dhe kanë nxitur zemërim kolektiv, por krimi i heshtur i ekzekutuar ndaj shqiptarëve mbeti pa dënim, pa zë, pa një ndëshkim të drejtësisë ndërkombëtare. Ky gjenocid i heshtur nuk u krye në mënyrë të fshehtë, por ndodhi në sytë e botës, duke u legjitimuar në kornizat e shtetit, i fshehur pas burokracisë, ligjeve dhe mekanizmave shtetërorë.
Ajo që e bën më të rëndë këtë histori nuk është vetëm dhuna e drejtpërdrejtë, por urrejtja patologjike e institucionalizuar që u ushqye brez pas brezi. Një urrejtje që nuk kishte as bazë morale, as arsye njerëzore, por vetëm një qëllim — zhdukjen e një populli të pafajshëm, një populli që e pati mëkat të vetëm qëndresën dhe dëshirën për të jetuar në trojet e veta. Kjo është trashëgimia e vërtetë e Garashaninit: një histori që nuk u mbyll me vdekjen e tij, por vazhdoi të riciklohej në forma të ndryshme, gjithnjë nën hijen e të njëjtit helm ideologjik.
Koha ecën përpara, por hija e një doktrine të tillë nuk është venitur ende. Ajo vazhdon të jetojë në politika të fshehta, në strategji të heshtura, në mekanizma të sofistikuar që përpiqen ta përligjin padrejtësinë. Dhe për aq kohë sa historia nuk do të ndriçohet e plotë, për aq kohë sa e vërteta nuk do të thuhet me zë të lartë, hija e Garashaninit do të endet si një mallkim mbi ndërgjegjen e Evropës.
Në historinë e Ballkanit, ku kufijtë janë vizatuar dhe ndryshuar me dhunë, ku ambiciet e mëdha kanë kërkuar t’i gllabërojnë të drejtat e popujve më të vegjël, Ilija Garashanini shfaqet si një figurë kyçe e nacionalizmit serb. Ai nuk ishte thjesht një politikan i shekullit XIX, por një mendje strategjike, një arkitekt i ideve shoviniste që do ta ushqenin politikën serbe për më shumë se një shekull.
Garashanini shërbeu si ministër dhe kryeministër i Serbisë, duke pasur një rol vendimtar në formësimin e politikës së jashtme të shtetit serb. Por trashëgimia e tij më e errët qëndron në “Naçertanijen”, dokumentin famëkeq të vitit 1844, i cili nuk ishte thjesht një manifest politik, por një program ekspansionist për Serbinë e Madhe, një strategji për dominim territorial dhe etnik mbi popujt fqinjë, veçanërisht mbi shqiptarët.
“Naçertanija” – plani për zgjerimin e Serbisë
Në thelbin e saj, “Naçertanija” ishte një udhërrëfyes për Serbinë, një strategji që kërkonte të shtrinte ndikimin e saj mbi territoret e Perandorisë Osmane dhe më gjerë. Ky dokument përmbante ambicien për të kontrolluar Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe, mbi të gjitha, Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare.
Garashanini e kuptoi se pushtimi nuk mund të arrihej vetëm me forcën e armëve, ndaj ai parashikoi përdorimin e propagandës, infiltrimin politik, mbështetjen e kolonizimit serb dhe shpërnguljen e popullsive joserbe për të krijuar një realitet të ri demografik në favor të Serbisë. Kjo strategji do të bëhej themeli i politikave të mëvonshme serbe, të cilat do të manifestoheshin në forma gjithnjë e më agresive në shekujt që pasuan.
Për shqiptarët, Garashanini mbetet një figurë simbol i projektit serb për të zhbërë identitetin dhe praninë shqiptare në Ballkan. Në “Naçertanije”, ai i përshkruante shqiptarët si pengesën më të madhe për zgjerimin serb; ndaj, sipas kësaj logjike, ata duhej të trajtoheshin me një strategji sistematike të zhdukjes ose shpërnguljes. Kjo filozofi u përsërit në memorandume të ndryshme serbe përgjatë historisë, duke kulmuar në masakrat, spastrimin etnik dhe dhunën që Serbia ushtroi mbi shqiptarët në shekujt XIX dhe XX.
Edhe pse “Naçertanija” u hartua në një epokë të largët, ideologjia e Garashaninit mbijetoi dhe u përforcua në politikën serbe përmes figurave si Vaso Çubrilloviqi, Dobrica Qosiqi dhe Slobodan Millosheviqi. Kjo strategji u bë baza e politikës serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, një frymë që ende vazhdon ta gjallërojë politikën hegjemoniste të Beogradit.
Nëse historia do ta përshkruante Ilija Garashaninin vetëm si një politikan vizionar të Serbisë, ajo do të ishte e padrejtë ndaj të vërtetës. Ai ishte më shumë se një strateg — ai ishte ideologu i një projekti që mbolli përçarje, që shpërndau propagandë dhe që krijoi një doktrinë të urrejtjes etnike që la pasoja të thella në Ballkan.
Nga “Naçertanija” e vitit 1844 deri te luftërat e fundit në Kosovë (1998–1999), hija e Garashaninit nuk është zbehur, por ka ndjekur politikën serbe në çdo hap, duke u ripërtërirë në forma të reja. Ai nuk është vetëm një figurë e së kaluarës, por një burim i vazhdueshëm frymëzimi për ata që ende ëndërrojnë një Serbi të Madhe në kurriz të popujve të tjerë.
Por historia dëshmon se asnjë strategji e tillë nuk ka mundur ta shkatërrojë identitetin e një populli që i ka rrënjët më të thella se planet e pushtuesve. Kosova dhe shqiptarët mbijetuan dhe vazhdojnë të mbijetojnë, duke dëshmuar se asnjë “Naçertanije” nuk mund ta shuajë një komb që ka lindur për të qenë i lirë.
Nuk është e gabuar të thuhet se ai është themeltari i politikës serbomadhe, një ideologji që mori formë në dokumentin e tij të famshëm “Naçertanija”, të cilin e përpiloi në vitin 1844. Ky program, i njohur si projekti i parë politik për Serbinë e Madhe, nuk ishte thjesht një manifest ideologjik, por një strategji afatgjatë që u bë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm të politikanëve dhe elitave serbe.
Si ministër i Brendshëm i Principatës së Serbisë në vitet 1844–1852, Garashanini ia dorëzoi këtë dokument Aleksandër Karagjorgjeviqit, duke i vënë në dorë një tekst që nuk ishte thjesht një ide e çastit, por një plan i përpiktë, i menduar në detaje, një projekt që do t’i formësonte strategjitë gjeopolitike serbe për shekuj me radhë. Nuk është rastësi që ky dokument, i redaktuar në vitin 1844, u mbajt i fshehtë për një kohë të gjatë, si një plan që duhej të zbatohej në heshtje, pa u zbuluar haptazi qëllimet e tij. Madje, ai u botua për herë të parë vetëm në vitin 1906 në Beograd, kur rrjedhat e historisë kishin filluar të tregonin konturet e zbatimit të tij.
Por “Naçertanija” nuk mbeti thjesht një ide e së kaluarës — ajo u bë themeli mbi të cilin u ndërtuan të gjitha politikat ekspansioniste serbe. Po ta gjykojmë nga rrjedha e historisë, ky dokument nuk humbi asgjë nga rëndësia e tij. Përkundrazi, ai e gjeti zbatimin e vet më të dhunshëm në ngjarjet e shekullit XX: në rrënimin dhe gjakosjen e Kroacisë, në tragjedinë e përmasave biblike në Bosnje e Hercegovinë dhe, në fund, në barbaritë e ushtruara mbi Kosovën.
“Naçertanija” nuk ishte vetëm një program; ishte një profeci e errët, një dëshmi se si një ide e formuluar në mesin e shekullit XIX do të vazhdonte të ushtronte ndikimin e saj shekuj më vonë, duke sjellë luftëra, spastrim etnik dhe gjakderdhje në tokat e popujve që u bënë peng i kësaj doktrine. Dhe ndoshta më e frikshmja nga të gjitha është fakti se edhe sot hija e “Naçertanijes” nuk është zbehur, por vazhdon të qëndrojë mbi Ballkan si një përkujtim i zymtë i një historie që ende nuk e ka gjetur paqen e saj.
( Vijon )











