13.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Zog Krahthyer

Zog Krahthyer

0
Shemsi Zeneli

(Kushtuar dajës tim, Shemsi Zeneli (1950-2023)
i cili ndërroi jetë më 4 mars 2023 në Nju-Jork, SHBA
.)

Qëkur ike, s’jam më ai që isha.
Flisnim çdo ditë, të dy,
tretur në dhe të huaj.
Kujtonim hanin dhe themelet e tij,
ngjitur me Kapi.
Kohët me shtrëngata
që shumëherë na kishin ndërprerë hapat.
Kujtonim netët me hënë,
kur zhvishnim misrin.
Kujtonim ditët në malet e Sharrit
dhe lisat e gjatë.
Kujtonim zonjën e shtëpisë,
që, vakt e pa vakt,
shtronte sofrën me bukë.
Kujtonim udhën,
shtruar me hekur e zjarr,
me qivurin, plumb mbi supe.
Kujtimet na i ndërpreu
vdekja jote e parakohshme,
përtej Atlantikut.
E unë, me mallin për ty,
sillem vërdallë brigjeve të Lemanit,
si zog krahthyer.
Flas me ty çdo ditë
dhe lus Zotin
të takohemi të gëzueshëm e faqebardhë.
Kjo botë
na shkoi lot e mall.

Arif Ejupi
Gjenevë, 4 mars 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.