Ç’është gjithë kjo zhurmë e stihi,
që shkatërruat vendin për kolltuk e parti?
Derisa formuat Parlament e Qeveri,
luajtët me ne sikur të ishim fëmijë.
Erdhi koha për President –
prapë me avazin e vjetër filluat, pa menduar
se Kosovën në humnerë jeni duke e çuar.
O të mjerë e batakçi,
përse mizën e bëni buall,
kur kjo çështje rregullohet fare lehtë?
Oh, ç’e keqe me ju na gjet!
Nga lakmia për privilegje e pasuri
e latë Kosovën pa të ardhme e pa rini.
E anijen pa timon –
a jeni kokëkrisur apo shejtanë?
ARIF EJUPI
Gjenevë, 3 mars 2026
Shënim:
Kjo poezi lindi nga zhgënjimi i thellë ndaj papërgjegjësisë politike dhe lojërave për pushtet, që shpesh vendosin interesin personal mbi fatin e shtetit.
Ajo është një thirrje morale kundër lakmisë për kolltuk, e cila e lë Kosovën si “anije pa timon”, pa drejtim të qartë dhe pa shpresë për rininë.











