14.5 C
Tirana
E martë, 24 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ballafaqimi i Kombit tonë, me sfidat rajonale dhe globale

Ballafaqimi i Kombit tonë, me sfidat rajonale dhe globale

0
Skënder Jashari

Ku është Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë, si dhe ku jemi ne Shqiptarët, në relacion me zhvillimet politike, të sigurisë etj, në rajon dhe më gjerë, sipas mendimit tim lë shumë për të dëshiruar-për të mos thënë jam thellësisht i zhgënjyer.

Një a dy dekada më parë, në vendin tonë, nuk ke mundur të dëgjosh, të flitet diç në lidhje me forcimin dhe profesionalizimin e ushtrive tona, krijimin e aleancave ushtarake, zhvillimin e industrisë ushtarake etj. Madje shpesh është injektuar ide e qarqeve armiqësore, që ” Atdheu yn, është i mbrojtur nga NATO dhe ne mund të flejmë rehat” apo “ nuk duhet të investojmë në ushtri e armatime” apo fjali të ngjajshme patetike. Fatkeqësisht fjali të tilla dëgjonim edhe nga të tillë gjoja ushtarak. Sot, flasim për vrapim galopant pas forcimit të mbrojtjes, që bënë secili vend në botë.

Ne akoma flejmë. Sot të gjithë në vendet perëndimore, flasin për përgatitje praktike dhe reale, për një konflikt real në një të ardhme. Nesër do jenë vonë! Sërish pseudoekspertë do dalin prej “Stankovecëve”, “Bllacave” etj, do na tregojnë për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes. Pas vitit 2024, kur Terror-rusia filloi agresionin kundër Ukrainës, rrjedhimisht kundër Perëndimit, edhe shtetet më pacifiste Europiane, u zgjuan-por akoma jo ne.
Do duhej seriozisht këto 25 vitet e fundit të vepronim, në krijimin e “Mbrojtjes Adekuate”. Serbia vazhdimisht bëri “luftë speciale” kundër Kombit tonë dhe forcoi ushtrinë e saj.

“Mbrojtja Adekuate” e Republikave tona dhe të Kombit tonë si tërësi, sepse të ndara nuk mund të bëjmë, sepse as armiqët tonë( Serbia, nuk tenton të veproj ndaras nga aleatët e saj kundër Atdheut tonë, p.sh: në rastin e agresionit terrorist në Banjskë, ishte drejtëpërdrejtë në kordinim me Rusinë, pastaj më herët paktet e saj sekrete me Iranin etj). Prandaj shtetet tona( Republika e Shqipërisë, Kosvës dhe e Maqedonisë së Veriut etj), ndaras dhe sidomos njëzëri( të bashkuara), do duhej:

1. Forcimin e aleancave, thellimin e bashkëpunimit dhe veçmas zhvillimin e teknologjive modern ushtarake etj, me shtetet perëndimore veç e veç( e mbi gjitha me SHBA-në) si dhe me shtete miqësore të rajonit. Aleanca Strategjike me SHBA, e shteteve tona do duhej thellu edhe më tej. Poashtu Aleanca Strategjike me Britani, Gjermani, Francë, Itali, Izrael, Austri etj.

Aleanca ushtarake mes Shqiperisë-Kosovës dhe Kroacisë, është shumë veprim i duhur, por është i vonuar për së paku 20 vjet, si dhe nuk është i mjaftuar dhe do duhej zgjeruar edhe në aspektet e tjera. Nuk ka as Mini-NATO Shqiptare( Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut-Mal i Zi), as NATO- Balkanike( Shqipëri-Kosovë-Kroaci-Hungari-Maqedoni e Veriut-Mal i Zi, Slloveni-Bullgari-Turqi etj), as NATO-Mesdhetare, as Aleanca Strategjike( si me SHBA, Gjermani, Britani, France, Austri, Itali, Izrael, etj), e shumë e shumë opsione të tjera. Veçmas do duhej kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të lidhjeve special informative, ushtarake, të sigurisë etj, dhe atë si Front të Bashkuar, të Vendeve të Baltikut, Ukrainës, Gjeorgjisë, Japonisë etj, në kordinim me ta dhe me vendet Ballkanike( që rrethojnë “Rusinë e Ballkanit-Serbinë”), për t’iu kundërvënë Terror-rusisë dhe satelitëve të saj- si Serbisë.

2. Forcimi i Mbrojtjes, që do përfshinte sidomos: mbrojtjen tokësore, mbrojtjen ajërore dhe antiajrore.

Mbrojtja tokësore:
2.1. Porositja e raketave anti-tank FGM-148 Javelin, është veprim brilant, pavarësisht që në medie ka shumë dezinformata për tytat lëshuese dhe numrin e raketave të tilla. Gjithashtu edhe kontraktimi i raketave antitank turke OMTAS-at, gjithashtu është shumë e mirë. Në këtë drejtim ajo që është më normale për një ekspert ushtarak, është që të vazhdohet në ideimin e mundësisë që prodhimi i raketave të tilla antitank, me kosto sa më të ultë, në kuadër të Industrisë Ushtarake Kombëtare Shqiptare, a edhe në bashkëpunim me atë Kroate a Perëndimore( përfshirë edhe atë Izraelit) do ishte ideale. Një hap i tillë është në procedim në Republikën e Shqipërisë, me Elbit të Izraelit( vendim fantastik), por do duhej menduar edhe për hapa konkret të tjerë me vende të tjera perëndimore.

2.2. Dronët, kanë një vend tepër të rëndësishëm, kjo tashmë u dëshmu në Ukrainë, që më shumë se 80% të asgjësimit të këmbësorisë dhe blindave bëhet nga ta. Natyrisht FPV-it dhe pothuajse të gjithë dronët deri në disa qindëra kg, mund të prodhohen edhe në vend. FPV-kamikaze dhe shumë lloje të tjera, për fat të mirë, shumë lehtë mund të prodhohen, e që janë poashtu tepër efikas, që të bëhen si të programuar për të ndjekur një objektiv, të programuar për të goditur cakun( lësho-e harro), apo edhe për të dirigjuar dhe për të ndryshuar komandimin gjatë fluturimit, për të goditur objektiva specifike( blinda a edhe oficer me grada të caktuara), me fibër optike, me RC, me video, për të goditur në distancë shumë të mëdha, për t’iu shmang mbrojtjes antiajtore të kundërshtarit, për t’u bërë të padetektueshëm nga radarët, për t’u përdorë si artileri, për të ingranu në ta armë të ndryshme, për luftë antitokësore dhe antiajrore etj. Duke qenë se kam tash e 27 vite që merrem me ideimin, modelimin, zhvillimin dhe prototipimin e dronëve, mund të them se ka edhe shumë gjëra që do lënë njerëzimin gojëhapur.

2.3. Më prioritare do duhej të ishte furnizimi me makineri të rëndë ushatarake, për Vijën e parë të Luftimit( për fushëbetejë), e në rast të tillë do duhej zgjedhur me kujdes. Më e përkryera do ishin njëra nga: M2/M3 Bradley Fighting Vehicle– 25 mm chain gun( përfshirë edhe municione air-burst); BOXER – APC/IFV modulare super e mbrojtur; e më e mira do ishte PUMA – IFV. Sidomos kjo e fundit, e paisur edhe me raketa antitank, me supermbrojtje, me top automatik( përfshirë edhe fishekë ajër-plasës dhe ideale për mbrojtje edhe kundër dronëve), mobilitet e manovrueshmëri të lartë, do e bënte super-ideale për sulm, mbrojtje dhe kundërsulm.

Madje edhe Bradley në Luftën në Ukrainë, ka treguar që me topin automatik, ka shkatërruar në shumë raste tanket ruse. Gjë që e bënë të panevojshme, nevojën për tanket ekzistuese, përjashtimisht në të ardhmen me zhvillimin e tankeve të gjeneratës së re, do duhej rishqyrtu. Edhe pse për vijat e para të fronteve, UGV-të( dronët tokësor), janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishëm. Natyrisht në të ardhmen do shohim që UGV-të do jenë makineritë kryesore të luftës të vijave të para të kontaktit.

Artileria:

3.1. Kontrata e Republikës së Kosovës me HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howtzer Systems, nuk mund ta marr si të rëndësishme. Uroj të jenë trampolinë për të kaluar në artilerinë e rëndë moderne, gjegjësisht në përdorimin e M777 apo Cesar etj. Nuk ka akoma asgjë tjetër më serioze në këtë drejtim. Ajo që do ishte më minimalja, për t’iu kundërpërgjegj kërcënimit serioz të Serbisë, do ishte kontraktimi i raketave MLRS (M270 / HIMARS) me aftësi goditëse 300km.

Mbrojtja ajrore dhe antiajrore:
4.1. Një dhe i pazëvendësueshëm do ishte implementimi i një plani të njejtë të mbrojtjes ajrore, të ngjajshme që posedon Izraeli. Natyrisht as Republika e Kosovës, nuk është në nivel të njejtë të rrezikut, sa është Izraeli, prandaj mbrojtja ajrore e Republikës së Kosovës do përqëndrohej kryesisht në drejtim të Serbisë.

4.2. Dronët Bajraktar dhe të tillë analog me ta, nuk janë superior në këtë fushë, por natyrisht janë në një nivel të rëndësishëm, e që për shkak të mundësisë së lehtë të prodhimit, kostos së ultë, lehtësisë së përdorimit-pilotimit, mundësisë së modifikimit dhe perfeksionimit do duhej zhvilluar dhe prodhuar në vend.

Në këtë drejtim do duhej kushtuar rëndësi kontraktimit të kontratave të reja, për dronët superior, madje të gjeneratave të tilla që do mund zëvendësojnë avionët me pilot.

Për të mos vazhdu më tej e më në detaje në këtë drejtim. Por ajo që është më shqetësuese, është fakti që agresioni i Serbisë kundër Kosovës dhe Trojeve Shqiptare, është i vazhdueshëm dhe vazhdimisht i intensifikuar. Edhe në këtë aspekt më ka bërë që të jem tepër i dëshpëruar, me situatën e sigurisë, politike, ekonomike, kulturore etj.

Serbia pas humbjes së luftës më 1999, vazhdoi “luftën speciale” kundër Kombit tonë dhe forcoi ushtrinë e saj. Sesa Serbia financon në ushtrinë e saj, tashmë është trajtuar në një masë edhe në instanca të ndryshme të vendit tonë. Kam dëgjuar disa herë disa agjentë të Serbisë, që flasin me terma të tillë që arsyetojnë se Serbia armatosjen e bëri për qëllime të tjera, e jo për kërcënim real dhe shfrytëzim të një rasti për agresion dhe ripushtim të Kosovës. Natyrisht armatimi nuk blehet për parada, për parade qytetarin mund ta mashtrosh me replica a prop ëeapons.

“Lufta special, është diskutuar në diskursin politik publik të vendit tonë, për përfshirjen e agjenturave serbe, në radikalizimin dhe ekstremizimin e kategorive të caktuara të besimtarëve musliman shqiptar, tek të cilët kanë gjetur shtrat të pllehshëm ideologjitë e tilla. Kjo për fat të keq, është bërë me shumë vonesë( vetëm pas 2014-2016).

Prandaj pas viteve 2014, Serbia e arriti qëllimin në terren-fitoi betejën në “luftën speciale”: dobësimin e orientimit pro-perëndimor dhe forcimit të isislamizmit; “shpresa” për të ardhme më të mirë në atdhe, ka vdekur; që është krijuar një “masë kritike” e radikalizuar, ekstremizuar e terroristëve isislamik; që poste të larta në Institucionet tona janë kapur nga agjentët isislamik të Serbisë; të “terrorit publik” të agjentëve isislamik të Serbisë, Turqisë si dhe të radikalëve e ekstremistëve isislamik etj., që ushtrojnë kundër Shqiptarëve është duke u shtuar në vazhdimësi( p.sh: ndryshimi i orarit mësimor për nxënës; ndryshimi i rutinës së punës për ditën e premte; krijimi i gjoja hapësirave publike në vende publike për shërbime fetare; përligjëja e akteve terroriste islamike dhe akteve kundërkushtetuese e kundërligjore, të tilla si bllokimi i shesheve dhe rrugëve publike gjoja për ceremoni fetare etj).

Pastaj gjykime tipike isislamike, me porosi të Serbisë, si rasti i gjoja mësuesit që kreu akt terrorist islamik dhe antikushtetues e antiligjor, duke hedhë Flamurin Kombëtar dhe Plisin në shportën e mbeturinave, derisa gjyqtar në rastin e tillë caktohet një farë “katoliku”- përfundimi dihej saktë, e raste të tilla janë disa!

Tashmë matrapaz; agjentë të Serbisë, Turqisë e Rusisë; agjentë isislamik të Serbisë, ish-UDB-ash, mashtrues ordiner, kriminel e terrorist isislamik etj, luajnë me “masën kritike” isislamike. Këta tentojnë të materializojnë, si fuqi politike, sociale, financiare etj, përmes isislamizmit, palestinizmit, turkofilizmit, prorusizmit, antiamerikanizmit, antieuropianizmit, antishqiptarizmit, antisemitizmit etj.

Pastaj hapja e hetimeve për rastin e përdhosjes së Kuranit( në Gjakovë), një akt tipik i agjentëve të Serbisë( pasiqë edhe në vitet 1908 e më pas), në atë rajon ka pasur disa akte të ngjajshme. Natyrisht, djegëja e Kuranit në shenjë proteste do duhej organizu në Sheshin Skenderbe apo në Sheshin Ibraim Rugova( përballë Kuvendit të Kosovës), si shenjë që Kombi yn shkëputet njëherë e mirë nga çdo lidhje ideologjike, kulturore, fetare islamike.
Mos të flasim për mërgatën, e cila është më së shumti e atakuar nga agjenturat isislamike armiqësore, si dhe nga matrapaz; agjentë të Serbisë, ish-UDB-ash, mashtrues ordiner, kriminel e terrorist isislamik etj.

Natyrisht, nuk mund askush ta parashikoj se kur do filloj një konflikt i ri, por është e sigurtë që në drejtim të radikalizimit të veprimeve shumica e shteteve janë duke shkuar. Natyrisht oficerë të lartë të ushtrive perëndimore, të bazuar edhe në informacionet që disponojnë prej shërbimeve të tyre inteligjente, parashohin mundësinë e konfrontimit me Rusinë, brenda disa viteve.

Më:24.02.2026

Skender Jashari master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.