Ne, që kemi shpallur një vullnet të ri
për Çamërinë shqiptare e Shqipërinë
fara e trimërisë në Epir nuk shuhet,
që çamët të kthehen të lirë në shtëpi.
Ky ogur i mirë për gjithë shqiptarët
do t´ia kthej famën e vet Çamërisë, e
atdheut do t´ia kthej emrin e vet, Iliri.
Në udhën drejt të lashtëve të Epirit
pashë Pirron tek qante për Ledhëzën,
për fshatin e tij të lindjes e për Artën.
Me këtë shpallje dhe këtë emër të ri
ne sot po ia japim dorën Çamërisë,
bëmave të Pirros dhe zërit historik të
tij. Në Pargë e gjithandej Çamërisë,
ka burra të ndershëm dhe luftëtarë
që ia kalojnë figurave të “Iliadës” së
së Homerit, që me gjakun e vet dinë
ta realizojnë, Republikën e Çamërisë,
ëndrrën e lirisë të epirotëve pellazgë.
Ipe të Epirit: Republikën e Çamërisë,
nuk ka ndryshkë kohe që atë e nxinë,
për aq sa shqiptarët i dalin zot vetes!…
Atdhe Geci – Den Hag, 30 tetor, 2016











