Mundësia e zgjedhjeve demokratike është festë, e për gjeneratën e periudhës së lirisë (1999-2025) është privilegjë dhe e drejtë.
Votuesit kanë informata për kandidatët dhe partitë politike, dhe e dijnë arësyen e votimit të kandidatit ose partisë politike.
Asnjë politikan apo asnjë parti politike nuk e manipulonë votuesin, sepse partitë dhe individët janë të kjartë dhe transparent në veprime dhe mendime.
Votuesi saktësisht e dinë se çka promovon secili inidivid ose parti.
Nëse ka informata dhe prova se një kandidat ka ofendue, ka gënjye, ka abuzue me buxhet ose me fuqi politike, ose ka bërë qfarëdo veprimtarie joligjore….. dhe votuesi prap e voton, kjo nuk është manipulim por zgjedhje e qëllimshme e gënjeshtarit, hajnit etj.
Ata çë i cilësojnë votuesit si të manipuluar, dhe kandidatët për parlament si politikanë manipulues, ata përpiqen të e amnistojnë përgjegjësinë e votuesit duke e shpallë të manipuluar.
Ndërsa politikanin duke e cilësuar si manipulues ia atribojnë një shkathësi që nuk e ka, sepse politikanët lehtësisht kuptohen-deshifrohen, edhe kur folin realitetin por edhe kur trillojnë.
Asnjë politikan nuk është ndonjë magjistar apo hipnotizues, por thjeshtë person çë kërkon votat për të qenë shërbyes civil.
Votuesit nga disa njerëz cilësohen si: të paditur, analfabet funksional, disa shpallen edhe të marrë(budalla) etj. Kjo nuk është e vërtetë sepse i padituri, analfabeti funksional ose i marri(budalla) as çë e dijnë çka është votimi.
Dikush e voton me shpresë se kandidati bëhet shërbëtorë i mirë politik, e dikush voton me qëllim që kandidati të bëjë vepra të këqija si shërbëtorë politik.
Mendimi se votuesit janë të manipuluar, i paragjykon votuesit dhe të votuarit si persona identik sipas karakterit. Nuk janë të gjithë identik por ka të ndryshëm, sepse votues dhe i votuar mund të jenë:
I ndershmi, trimi, mirënjohësi, krimineli, adhuresi i gënjeshtrave, përtaci, bamirësi, shkatrrimtari, zemërmiri, xhelozi, i sinqerti, i besueshmi, dashamiri, dashakeqi, racionali, lakmiqari, konstruktivi, narcisoidi, egoisti, sadisti, agnostiku, jo-religjiozi, religjiozi, mos-mirënjohësi, liridashësi, robëri-dashësi….etj.
Të gjitha këto tipare janë njerëzore, dhe krijohen në rrethana të ndryshme, të cilat i ka njerëzimi.
Votuesi voton për një qëllim, dhe e gjenë vehten dhe qëllimet e tija, të personifikuara në kandidatin ose partinë e votuar, qoftë ai kandidat me tipare të mira ose kandidat me tipare të këqija.
Kryryeheroi shqiptar Gjergj Kastrioti ka thënë fjalinë e famshme:
“Lirinë nuk ua solla, atë e gjeta në mesin e juaj”.
Në vitet madhështore të lirisë politikanët lirisht mund të pohojnë se:
Mirësinë, urtinë, poshtërsinë, atdhe-dashurinë, sinqeritetin, tradhëtinë, trimërinë, mirënjohjen, mos-mirënjohjen, lakminë, xhelozinë…. nuk ua sollëm, ato i gjetëm në mesin e juaj.
Besim Prishtina











