5.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Tranzicioni purgatorial i politikës sonë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Tregom çfarë këshilltarë ke, ta them se kush je

Në shoqëritë që përjetojnë tranzicion të rëndë shoqëror e politik – si e jona – dinamika e ngjarjeve shpesh shfaqet e çrregullt dhe e paparashikueshme, aq sa krijohet përshtypja se gjithçka ndodh rastësisht. Mirëpo, siç vëren me të drejtë Jorge Luis Borges, “rastësia nuk ekziston; ajo që e quajmë rastësi është padija jonë ndaj makinerisë së ndërlikuar të shkakësisë” (2013). Kjo “makineri”, që rrallë shihet dhe shpesh keqkuptohet, na kujton se zhvillimet politike, nuk janë produkt i fatit as i rastësisë, por rezultat i një shkakësie të ndërlikuar dhe jo gjithmonë e lehtë për t’u lexuar.

Nga ky këndvështrim, zhvillimet tona politike mund të krahasohen me udhëtimin e Dantes përmes rrathëve të Ferrit në Komednë Hyjnore. Por, ndryshe nga Dante Aligheri, i cili botën e përtejme e përshkruan përmes vizioneve hyjnore, realiteti ynë politik është krejt tokësor, i mbushur me ligësi dhe mëkate njerëzore.

Në veprën e Dantes, Purgatori paraqitet si një hapësirë tranzitore, mes Ferrit dhe Parajsës, ku shpirti i njeriut i nënshtrohet pendimit dhe pastrimit për të arritur shpëtimin. Duke ndjekur këtë analogji, tranzicioni politik dhe institucional i shoqërisë sonë mund të shihet si një “gjendje purgatoriale”, një proces i zgjatur, i lodhshëm dhe i pa qartë në kërkim të rrugës drejtë “parajsës” së ëndërruar të demokracisë funksionale, shtetit ligjor dhe mirëqenies qytetare.

Analogjia me udhëtimin dantesk bëhet edhe më domethënëse kur shqyrtojmë rolin e Virgjilit, simbol i arsyen, dijes dhe udhëheqjen intelektuale. Në udhëtimin dantesk, Virgjili shërben si këshilltar dhe udhërrëfyes, i cili e orienton, e korigjon dhe e nxit Danten drejt Parajsës. Për Danten, Virgjili është figura e njeriut të ditur, të drejtë dhe të besueshëm.

Në këtë kontekst, natyrshëm lind pyetja: kush janë Virgjilët e shoqërisë sonë sot, dhe përse zëri i tyre nuk dëgjohet? A janë profesionistët, ekspertët dhe intelektualët e pavarur pikërisht ata që politika zgjedh t’i përjashtojë? Dhe nëse kjo është e vërtetë – siç duket se është – si mund të arrijmë te “parajsa” jonë demokratike pa këshilltarë dhe udhërrëfyes të modelit virgjilian?

Fatkeqësisht, që nga paslufta, politika kosovare ka privilegjuar këshilltar të bindur, që ofrojnë rehati, por jo drejtim. Mospërfshirja e ekspertëve dhe profesionistëve e ka penguar reformimin dhe transformimin tonë shoqëror dhe institucional.

Diagnoza është e qartë: politika shpesh heziton t’u hap rrugë profesionistëve sepse synon të funksionoj pa kontroll, pa kritikë dhe pa kundërshtim. Mirëpo, nëse vërtetë duam të dalim nga ky “tranzicion purgatorial” – nga ky rreth vicioz që prodhon kriza të përsëritura – lidershipi politik, duhet t’i shohë ekspertët jo si kërcënim, por si nevojë të domosdoshme për ndryshim.

Është jetike të vendoset një raport i drejtë midis politikës dhe dijes profesionale: politika të qeverisë, ndërsa ekspertët të udhëzojnë dhe korrigjojnë vendimet. Vetëm përmes një bashkëpunimi të tillë mund t’i gjejmë Virgjilët tanë modern – udhërrëfyesit që mund ta çojnë shoqërinë drejt “parajsës” së demokracisë funksionale, lirisë dhe barazisë qytetare.

Ndryshe, rrezikojmë të mbetemi në ferrin tonë politik.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit