Koment
Skënder MULLIQI
Duhet të jetë e tmerrshme që dikush në shekullin 21 po dëshiron neokumunizmin në vëndin e vet. Nuk ka dyshim se kështu mendojnë ata që janë të bllokuar në shpirtrat, zemrat dhe veprat e tyre, në krijimin e shtetit në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Dhe, në mënyrën më të vështirë, me gjak, të vrarë, të pësekutuar të dhunuar, të zhdukur…
Megjithatë, disa njerëz sikur me të vërtetë duan ta harrojnë Luftën për qlirim nga Serbia. Ata më paraqitjet para opinionit publik, po përpiqen të fshijnë gjurmët e saj. Sikur po mendohet së ka ardhur koha për të krijuar ndonjë mini Jugosllavi të re. Unë nuk po di qka tjetër fshihet këtu, ose janë njëmend tradhëtarë të kombit. Në Kosovën e 2005 është shumë e quditshme.
Dhe, shumë më e quditshme së ne nuk jemi popull sllav por jemi popull ilir, më i lashti në Ballkan. Si mund t’i quajmë ndryshe të gjitha këto përpjekje, madje edhe përpjekjet e dëshpëruara, për të ringjallur dhe riinfiltruar në shoqëri të gjitha aktivitetet, vizionet dhe misionet e ideologjisë komuniste? Kjo logjikë është vetëm për naivet dhe antikombëtaret së komunizmi ishte shëmbur prej kohësh, së bashku më Murin e Berlinit.
Sikur duket së jemi në prag të një lloj të ri të totalirizmit. Atëherë shtrohet pyetje, ku mbetet kuptimi i lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë? Shqiptarët në Kosovë luftuan për të gjitha këto. Luftuam që të zhdukin komunizmin, për të pasur shtetin e tyre. U luftua të jetojmë në mënyrë sovrane. Kjo luftë për Liri dhe për Atdhe, nuk guxohet të lejohet të shëmbët nga neokumunistet e rinj.
Kjo është kunder shenjtërisë shqiptare, traditës, bilogjisë dhe themeleve të jetës. Ata që po mëndojnë të ndërtojnë gjerat më lak në fyt, të stilit neokumunist nuk do të arrijnë të dalin fitues. Ka mbaruar koha e përsekutimit politikë. Shkalla e sulmeve të sotme ndaj vlerave tona shtetërore dhe kombëtare është e madhe, janë kërcënim për të ardhmën tonë. Liria është një rrugë me një kah për ta. E rezervuar ekskluzivisht për ta. Ata janë mësuar me privilegjet.
Dhe, tani ata kan qëllimet për të kthyer kohën mbrapa. Paraqitjet publike të një pjese të politikanve dhe të analisteve po e kan këtë qëllim. Nuk guxojmë të lejojomë aventura të stërvjetruara e të rrezikshme. Njerëzit e dhanë jetën për shtëpinë e tyre, qytetin, atdheun e tyre.
Nëse dikush nuk e kupton këtë, ai ka një problem të madh në kokë. Dhe, nëse e kupton dhe e sheh këtë si problem, atëherë e përçmon këtë vend. Nuk ka shpjegim të tretë…