Kosova nuk do të lejon të fundoset si anija e Titaniku!!

1
Skënder Mulliqi

Koment

Skënder MULLIQI

Klan Kosova dhe disa media të tjera nuk po respektojnë rregullat dhe kodin e gazetarisë. Nuk po bazohen në histrori, në fakte, në të vërtetën. Qëndrimet e këtyre mediave pa asnjë qëllim tendencioz ndaj tyre, janë duke i kontribuar një bllokade mediatike, duke futur përqarje në popull. Këto kanë krijuar një rrëmujë totale, të prirura për shantazh, duke u bërë peng të oligarkëve të ndryshem por edhe oligarkëve nga Serbia siç po përflitet në opinion. Politikat e tyre rrjedhën e kan nga financimet e ndryshme të dyshmita.

Dashur apo pa dashur këto televizione dhe analistet e tyre, më politikat e plasuara janë duke i luhatur seriozisht themelet e shtetit. Këto media tashmë po bëjnë shantazh nga fushata në fushatë. Nuk po përfillen rezultatat nga KQZ-ja, por rezultatet zgjedhore po i shpallin sipas Eksimpolleve të tyre manipulues. Qëllimisht po nxjerrin përfundime të nxituara për fituesin e garës të zgjedhjeve locale, duke favorizuar subjektet e caktuara që ata pretendojnë të marrin pushtetin. Ky është poshtërim i KQZ-së, si institucion i shtetit.

Po luhet gjithashtu më asamblët komunale. Këta analisitë politikë që i thonë veti, po vëjnë në dyshim gjithqka! E kan kthyer këtë vend në tallje. Po i bëjnë shumë sherre, që as asnjë armik nuk do të dinte më zi për Republikën e Kosovës.Këto sulme të shprehem ashtu absolutisht janë të dënueshme, se janë vazhdim i një spiraleje që mund të nxitë dhunë. Po inkurajohet gjithqka kunder Pozitës se deritashme. Këta përditë po e helmojnë hapësirën publike më gjuhën e urrejtës ndaj Albin Kurtit dhe LVV. Sjelljët e tilla mbajnë vulë të keqe, janë kunder vlerave të shtetit të Kosovës. Me gënjeshtra, mashtrime nuk përvëtësohet fusha mediatike.

Një model i tillë jonormal sjelljeje duhet, të ndryshohet dhe të rivendoset besimi në vullnetin e mirë institucional, profesionalizmin dhe drejtësinë. Lufta për çlirimin nga tradhetarët e tipit të Fatmir Shehollit duhet të instensifikohet. Këtë gjë e kam theksuar disa herë në shkrimet e mia se nëpunësit serbo-jugosllavë në Kosovë, nuk janë duke na lënë të qetë.Sheholli sigursht se nuk ka qenë dhe as që ka pasur mundësi të vepron vetëm, duke rrezikuar seriozisht institucionet e shtetit.

Të gjithë ata që janë përfolur në opinion së kan pasur takime ose ndonjë lidhje më të pa marrë parasysh së për kënd bëhët fjalë duhet të hetohen. Asnjë shtet demokratik në botë nuk toleron asnjë lloj spiunazhi ndaj shtetit të vet. Ky kor i bretkocave na kujton muzikën nga Titaniku, e cila vazhdon të luajë edhe kur anija po fundosej. Kosova nuk do të lejon të fundoset si anija e Titanikut…!

1 KOMENT

  1. z. Skënder,

    lexova shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj po jap koment të shkurtër, vetëm me një fjali:
    As teologët më të njohur në kisha e xhamia, as ligjëruesit më të mëdhenj në shkolla e universitete, nuk kanë aq ndikim te populli, sesa mediat dhe shtypi.

    Respekt,
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.