Mr. Sc. LULZIM MULLIQI
Këto ditë në SHBA kanë arritur disa ekzemplarë te Ri botuar të Enciklopedisë Gjithkombëtare me 3.000 ( tremijë ) dëshmorë të të tri luftërave të UÇK-së ,” Bardhësitë e Atdheut” të Autorit të mirënjohur, publicistit, reporterit dhe veteranit të UÇK-së, z. Afrim Mustafa.
Ky botim, i cili deri tash ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme si një publikim i rëndësisë së veçantë mbarëkombëtare, siç dihet, përfshin dëshmorët e UÇK, në Kosovë, UÇPMB, në Kosovën Lindore dhe UÇK në Maqedoni.
Enciklopedia Gjithkombëtare me 3.000 dëshmorët e rënë në fundshekullin XX dhe fillimin e shekullit XXI, përveç të rënëve për vjet e dekada në altarin e atdheut, përfshin gjithsej 43.000 fakte, dokumente, dëshmi dhe argumente shumë të rëndësishme të historiografisë sonë gjithkombëtare shqiptare nga gjenerali madhor: Gjergj Kastrioti- Skënderbe, nga vitet:1400- deri te Madhështia Heroike e Jasharëve legjendarë e marsit të vitit 1998, por edhe rënien e heronjve: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku, në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës, në vitet: 2011 dhe 24 shtator të vitit 2023…
Ndërsa sipas recensentëve: Akademik Esat Stavileci, Akademik, Mehmet Halimi, dr. Jakup Krasniqi, dr. Don Lush Gjergji, dr. Nexhat Çoçaj dhe gjeneralët: Bislim Zyrapi, Shukri Buja, Kudusi Lama,Elmi Recica, Rrustem Berisha, dr. Sokol Dobruna, dr. Sabri Kiçmari, por edhe personaliteteve të mirënjohura: Dr. Bajram Rexhepi, Dr. Mujë Buçpapaj, Xhavit Jashari, dr. Agim Zogaj,Behram Hoti, dr. Bahri Gashi, dr. Teuta Hadri, dr. Fahrush Rexhepi, mr. Lulzim Mulliqi, Shefqet Dibrani, e të tjerë, ky publikim është aset shumë i rëndësishëm gjithkombëtar…
Po ashtu, Enciklopedia shumëdimensionale për të gjithë shqiptarët dhe Autori, Afrim Mustafa, është mirëprtur dhe nderuar në Kullën e Jasharëve emblematikë në Prekazin Heroik edhe nga Baca Rifat Jashari, i cili ka kërtkuar publikisht që kjo vepër madhore të mbështetet nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga i gjithë populli shqiptar, gjithandej trojeve shqiptare…
Enciklopedia Gjithshqiptare, “Bardhësitë e Atdheut” e autorit, Afrim Mustafa është mirëpritur edhe këtu, në SHBA, ku pritet që të organizohet edhe një promovim solemn.
Vepra, e vlerësuar si monumentale, gjithashtu, përfshin edhe: Tre dëshmorët shqiptaro-amerikanë, të cilët erdhën nga SHBA-ja mike, luftuan dhe ranë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës: Mehmet, Agron dhe Yll Bytyçi, por edhe tre dëshmorët nga shtetet e huaja: Algjeriani, Murad Muhaed Ali, francezi, Arnaud Pierre Paillard dhe italiani, Françesko Bider Biella. Gjithastu, në secilën faqe të Enciklopedisë gjithkombëtare të trojeve shqiptare, prezantohet Lufta e drejtë e UÇK-së, duke demantuar çdo dezinformatë te Gjykatës Speciale në Hagë, e cila padrejtësisht po mban dhe gjykon trimat dhe tmeleuesit e lavdisë kombëtare: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Pjetër Shala e të tjerë…
Enciklopedia gjithshqiptare, “Bardhësitë e Atdheut”, e Autorit të nderuar, Afrim Mustafa, në shenjë nderimi të përjetshëm për kontributin e SHBA për Kosovën, përmbyllet me respekt të veçantë me fotografitë dhe biografitë e 47 presidentëve amerikanë, duke nisur nga i madhi: Xhorxh Washington e deri te presidenti aktual, Donald Trump…