Tome Mrijaj
Ne jetojmë për librat, sepse ata rrefejnë me bashkim germash fjalë dhe hstori interesante të vjetra dhe të reja. Për të përjetuar këtë ndjesi apo magji, ju duhet të mendoheni me shumë kujdes para se të flisni. Njeriu, pasi ka lexuar një, dy apo disa histori apo rrëfime, nis të mendoj dhe gjithë jeta e tij nis të ndryshoi si pa ndjerë dhe kuptuar, në mjedisin ku jeton, sepse ‘një shtëpi pa libra, është si një dhomë pa dritare’ thotë Horace Mann.
Kujtesa e të vërtetave historike, është kulturë dhe vazhdimisht një aktualitet i ri gjenerues. Mendo, para se të flasësh dhe lexo librin e ri, para se të mendosh.
Vepra e re shkrimore me autor shqiptaro-amerikanin Klajd Kapinova, është një prurje e re dhe e mirëseardhur në gjuhën shqipe, me shumë vlera dhe me rëndësi të madhe, për ditët tona këtu në komunitetin shqiptaro amerikanë dhe atje në trojet etnike shqiptare.
Në këtë mënyrë, lexuesi ynë me anën e librit kuptimplotë: “TRUMP 2.0: Premtime të dhëna – Premtime të mbajtura”, të shkruar me shumë kujdes, kulturë dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit Klajd Kapinova, mund informohet dhe të mësoj mbi shumë gjëra të reja interesante për politikën bashkëkohore amerikane.
Sikurse në tre raste të librave të tjerë, si: “Presidenti Trump dhe keneta globaliste”, “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, dhe “Amerika në pasqyrë”, mendoj se vepra e re “TRUMP 2.0: , Premtime të dhëna – Premtime të mbajtura”, që lexuesi ka në dorë, mund të quhet hallkë e një ditari vijues historik, politik dhe një vështrim analitik, i pasur me fakte dhe argumente në brendsi të faqeve, me përshkrime të ngjarjeve e datave të ndryshme historike të ditëve tona.
Gjatë politikës largpamëse të Presidentit Trump 2.0, SHBA-ja po arrinë një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata e mëparshme e deshtuar marksiste e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2 (në vitet e zeza 2008-2016) dhe administrata ose regjimi marksist në pension Obama-Joe Biden-Kamala Harris 3 (në vitet 2020-2024).
Një analizë me detaje dhe shembuj konkret e shohim tek shkrimet apo këndvështrimet e të reja të ofruara me kulturë nga autori ynë, tek përshkruan historinë e ndryshme të tre administrata të fundit amerikane.
Ballafaqimin e aspekteve dhe treguesve pozitiv shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit patriot republikan Trump 1 & 2, ka zbardhur dora-dorës autori ynë, përmes faqeve interesante të librit të ri, të bazuar në burime dhe fakte të sakta historike në ditët tona.
Të gjithë arritjet e mëdha pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve 2016-2020, nën regjimin totalitar Biden-Harris, janë përmbysur dhe zhdukur si me shkop magjik ose tretur në thellësi si kripa në ujë me shpejtësinë e dritës, në të gjithë aspektet e sukseseve të brendshme dhe të jashtme të politikës, jetës, ekonomisë, shoqërisë amerikane etj.
Kjo katastrofë historike e pashembullt, në historinë e kombit tonë, shprehet me të gjithë treguesit negativ në politikën e jashtme dhe brendshme kontraversale, shumë here kontradiktore të qeverisë si shembull negativ i tjetërsimit, degradimit dhe poshtërimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive të të drejtave të njeriut, fjalës etj., të cilat fatkeqsisht po shihen qartë dhe me keqardhje të madhe nga kushdo sot në botë.
Fitorja historike në zgjedhjet presidenciale të 5 nentorit 2024 e Presidentit të 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump, bëri që ai të përgatitet për të rihyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe më 20 janar 2025, ai bëri betimin, në një ceremoni të bukur festive, që u zhvillua në mënyrë madhështore në ambientet e Kongresit Amerikan, për arsye të kushteve të këqija klimaterike (ngricave të mëdha dhe temperaturave te ulëta), që përfshinë pjesën Lindore të vendit tonë dhe kryeqytetin e mirënjohur të politikës amerikane Washington, D.C.
Po në fund të muajit tjetër dhe në fillim të marsit 2025, Trump mbajti një fjalim brilant historik para Kongresit Amerikan, ku merrnin pjesë të gjithë kongresmenët dhe senatorët, pra përfaqsuesit e dy partive dhe dy dhomave të Dhomës se Përfaqsuesve dhe Senatit Amerikan. Titulli dhe përmbatja e i fjalimit të tij ishte vërtetë historike, brilante dhe shumë domethënëse, ku qysh në hyrje para popullit amerikan, që e ndiqte direkt në television dhe rrjetet sociale tha: “Nuk keni parë gjë akoma, kemi hyrë në epokën tonë më të madhe!”
Ëndrra amerikane është e pandalshme, dhe vendi ynë është në prag të një rikthimi siç bota nuk ka parë kurrë më parë, dhe ndoshta nuk do të shohë kurrë më. Nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë. Trump 2.0 fitoi zgjedhjet në shtatë shtetet vendimtare, duke marrë një fitore spektakolare historike në Kolegjin Zgjedhor me 312 vota. Ai fitoi votën popullore, me një diferencë të madhe deri në 3 milion vota si dhe fitoit gjithashtu shumë qarqe në vendin tonë, 2,700 kundrejt 525 të demokratëve ose komunistëve sikurse njihen këtu, në një hartë, që shfaqet e pushtuar pothuajse tërësisht nga ngjyra e ndezur e kuqe, e cila shpreh kjartë fitoret e merituara të elefantëve konservatorë republikanë amerikanë.
Tani, për herë të parë në historinë moderne, më shumë se 85% e amerikanë, besojnë se vendi ynë po ecën në drejtimin e duhur, sesa ata që mendojnë se po ecën në drejtimin e gabuar.
Në fakt, është një rekord befasues: një ndryshim prej 27 pikë përqindje, më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë. Gjatë muajve të fundit, Presidenti Trump ka firmosur me dorën e vet dhe jo me autopen (sikurse Joe Biden) gati 600 urdhra ekzekutivë dhe ka ndërmarrë më shumë se 800 veprime ekzekutive, një rekord për të rikthyer logjikën e shëndoshë, sigurinë, optimizmin dhe pasurinë në mbarë vendin e mrekullueshëm.
Njerëzit e rizgjodhën Trump për herë të dytë, për të rishkuar në Zyren Ovale të Shtëpisë së Bardhë si Presidenti, për ta bërë këtë punë apo mision, dhe ai po e bën me dinjitet dhe krenari patrioti çdo orë, ditë, javë dhe muaj.
Brenda disa orëve pas betimit si president i ri, ai shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin tonë të hapur dhe shumë problematik në pjesën jugore të vendit në kufi me Meksikën. Kështu ai urdhëroi menjëherë dislokimin e ushtrisë amerikane dhe të Patrullës Kufitare, për të zmbrapsur pushtimin e vazhdueshem tesh 4 vjet (2020-2024) të vendit tonë nga 21 milion të huaj, që nuk dihet se nga vinin, ku shkonin dhe ishin dhe janë pa asnjë dokument identifikimi të 181 shtete të ndryshme të botës.
Dhe çfarë pune të jashtëzakonshme dhe impresionuese të mrekullueshme kanë bërë dhe po bëjnë ata patrullat kufitare, ushtria dhe marinsat e guximshëm amerikanë, ICE dhe agjencitë e tjera të sigurisë kombëtare amerikane. Si rezultat, kalimet e paligjshme të kufirit muajin e kaluar ishin me diferencë më të ulëtat të regjistruara ndonjëherë dhe në muajt: maj, qershor dhe korrik 2025, raportohet nga media e pavarur thane se nuk kishte asnjë hyrje të paligjshme në kufi.
Në krahasim me kohën e Joe Biden-it, presidentin më të keq në historinë amerikane, kishte çdo orë, ditë dhe muaj me qindra mijëra kalime të paligjshme në kufi dhe praktikisht e fatkeqsisht të gjithë ata, përfshirë vrasës, tregtarë droge, anëtarë bandash dhe njerëz nga institucionet e shëndetit mendor dhe azilet, u lejuan të hynin ilegalisht në vendin tonë. Administrata Biden organizoi ditë dhe më shumë natën shpërndarjen e tyre me aviona special në shumë shtete republikane për të bërë kështu komunistizimin dhe kriminalizimin e tyre. Kush do të donte ta bënte një gjë të tillë!? I vetmi president patriot, që po çliron vendin tonë nga pushtimi i vazhdeushëm i tyre është vetë administrata e re e Presidentit të 47-të të SHBA-së Donald J. Trump.
Ai thotë duaje popullin amerikan vazhdimisht pa dallim feje dhe ideje, duke u bërë thirrje patriotike: “Bashkohuni me ne, për të festuar kaq shumë fitore të pabesueshme për Amerikën, për të mirën e kombit tonë, le të punojmë së bashku dhe ta Bëjmë Amerikën Vërtet të Madhe Përsëri.”
Çdo ditë, administrata e re Triump 2.0, po lufton dhe punon pa pushim, për të sjellë ndryshimin e madh, që Amerika ka nevojë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur që meriton, dhe ai po e bën këtë me përkushtim. Ky është një moment, për ëndrra të mëdha dhe veprime të guximshme. Menjëherë pas rimarrjes së detyrës, Trump 2.0 vendosi një ngrirje të menjëhershme për të gjitha punësimet federale, një ngrirje për të gjitha rregulloret e reja federale dhe një ngrirje për të gjithë ndihmën e huaj.
Ai anuloi mashtrimin e ri të gjelbër, u tërhoq nga Marrëveshja e padrejtë e Klimës së Parisit, e cila po na kushtonte triliona dollarë shpenzime të kota, që vendet e tjera nuk po i paguanin, u tërhoq nga e korruptuara Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe gjithashtu u tërhoq nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, që ishte kundër Amerikës, dhe ajo që ishte më e rëndësishmja, është fakti se i dha fund mandatit absurd të administratës së mëparshme për makinat elektrike, duke shpëtuar punëtorët dhe kompanitë tona të automjeteve nga shkatërrimi ekonomik.
Administrata e Re Trump 2.0, i dha fund të gjitha kufizimeve absurde mjedisore të Joe Biden-it, të cilat po e bënin vendin tonë shumë më pak të sigurt dhe krejtësisht të papërballueshëm.
Ai nuk u mjaftua me kaq. Për të çliruar ekonominë tonë, Presidenti patriot republikan, ka urdhëruar që për çdo rregull të ri, 10 rregulla të vjetra duhet të eliminohen, ashtu siç kishte bërë në mandatin tij të parë shumë të suksesshëm, ku vendosi rekorde në eliminimin e rregullave dhe rregulloreve të panevojshme si asnjë president tjetër më parë.
Ai urdhëroi, që të gjithë punonjësit federalë të rikthehen fizikisht në zyrë, pra ata ose do të paraqiten në punë fizikisht, ose do të largohen nga puna si dhe i ka dhënë fund qeverisë së politizuar, ku, për shembull, një president në detyrë Joe Biden dhe zëvendsja e tij komuniste Kamala Harris, lejuan dhe organizuan me hollësi që të ndjekin penalisht në mënyrë të pamëshirshme kundërshtarin e tij politikë Presidentin e 45-të të SHBA-së Donald J. Trump.
Një ndër fitoret e mëdha të administratës së re ishte edhe ndalimi i gjithë çensurën qeveritare në shkallë kombëtare dhe rikthimi i lirisë së fjalës në Amerikë, duke risjellë me dinjitet respektimin e Amandamentin të Parë të Kushtetutës së saj.
Kryetari i ri i shtetit, firmosi një urdhër ekzekutiv, që e shpall anglishten gjuhën zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe riemërtoi Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës si dhe riemërtoi, në nder të një Presidenti të Madh, William McKinley, malin McKinley si dhe i dha fund tiranisë së të ashtuquajturave politika të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në të gjithë qeverinë federale.
Sukseset nuk kanë të sosur, sepse Trump hoqi helmin e teorisë kritike të racizmit nga shkollat tona publike dhe ka firmosur një urdhër ekzekutiv, i cili e bën politikë zyrtare të qeverisë së SHBA-së, që ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër. Dhe për këtë ai ka firmosur një urdhër ekzekutiv, për të ndaluar burrat që të konkurrojnë në sportet e femrave.
Ndër përparësitë e tij më të larta është shpëtimi i ekonomisë sonë dhe ofrimi i një lehtësimi të menjëhershëm dhe të ndjeshëm për familjet punëtore. Sikurse dihet Amerika trashëgoi nga administrata e mëparshme komuniste një katastrofë ekonomike dhe një makth inflacioni katastrofik.
Për më tepër, politikat e tyre rritën çmimet e energjisë, shtuan kostot e ushqimeve dhe e bënë jetën e përditshme të papërballueshme për miliona e miliona amerikanë, ku u rrit edhe përqindja e njerëzve shumë të varfër brenda SHBA-së. Asnjëherë më parë, nuk kishte ndodhur diçka e tillë. Amerikanët, vuajtën në maksimum inflacionin e Bideneconomic më të keq dhe skandaloz në 48 vjet ose më saktë, më të rëndë dhe të turpshme në të gjithë historinë e vendit tonë.
Sot të gjithë po shohim se fokusi i madh i luftës së administrates Trump 2.0 kundër inflacionit, është ulja e shpejtë e kostos së energjisë. Administrata e mëparshme uli me 95% numrin e licencave të reja për naftë dhe gaz, ndaloi ndërtimin e tubacioneve të gazit dhe naftës dhe mbylli mbi 100 termocentrale, kurse administrate e re Trump 2.0 po i rihap fatmirësisht shumë prej tyre.
Për të luftuar më tej inflacionin, Presidenti konservator republican i 47-të jo vetëm po ul koston e energjisë, por po i jep fund shpërdorimit flagrant të parave të taksapaguesve, duke ngritur ose krijuar për këtë qëllim, Departamentin e Ri të Efiçencës Qeveritare (DOGE), në krye të së cilës ishte bilioneri i sukseshëm Elon Musk, i cili zbuloi dhe i kursei shtetit për më pak se 6 muaj mbi 170 miliard dollarë.
Dhe deri tani janë kursyer mbi 22 miliardë dollarë nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, për të ofruar strehim dhe makina falas për emigrantët e paligjshëm, si për shembull: për bursa të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Birmani, për të përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të migrantëve student, për promovimin e LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë, për fuqizimin e popullsive indigjene dhe afrikano-karaibe në Amerikën Qendrore, për të bërë minjtë transgjinorë, për një operacion propagandistik të krahut të majtë në Moldavi, për rrethprerjen e meshkujve në Mozambik, për programin arabisht të “Sesame Street” në Lindjen e Mesme, për një komitet të ri, për de-karbonizimin e shtëpive, i drejtuar, për një kontratë konsulence për monitorimin luksoz të peshqve, për besimin e votuesve në Liberi, për kohezionin social në Mali, për dhomat e hotelit, për emigrantët e paligjshëm në qytetin e New York-ut, për të rritur inovacionin e klimës lokale vegane në Zambia, për ndryshimin social dhe të sjelljes në Ugandë, për përmirësimin e prokurimeve publike në Serbi, për përmirësimin e rezultateve të mësimit në Azi, për kontrata të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Departamentin e Arsimit, si shuma më e madhe e paguar ndonjëherë, nuk ka pasur asgjë që i afrohet etj.
Pra sikurse po shihet, nën administratën Trump 2.0, të gjitha këto mashtrime po zbulohen dhe ndalohen. Shumë të tjera janë zbuluar dhe ekspozuar, dhe janë eliminuar me shpejtësi nga një grup njerëzish shumë inteligjentë, kryesisht të rinj, të udhëhequr nga Elon Musk, duke zbuluar qindra miliarda dollarë mashtrim dhe duke i rikthyer këto para shtetit (thesarit), duke ulur borxhin, për të luftuar inflacionin dhe për shumë çështje të tjera.
Zyra e Përgjegjshmërisë Qeveritare, zyra federale e qeverisë e Trump 2.0, ka vlerësuar se mashtrimi vjetor në vendin tonë e cila tejkalon shifrën 500 miliardë dollarë, si dhe gjithashtu, po identifikohen nivele tronditëse të paaftësisë dhe mashtrimit të mundshëm federal në programin e Sigurimeve Shoqërore, për të moshuarit tanë, tek të cilët mbështeten njerëzit që i duam.
Duke eliminuar të gjithë mashtrimin, shpërdorimin dhe vjedhjen që mund të gjejnë aty, administrata e re po mposht inflacionin, po ul normat e hipotekave, dhe po zvogëlon pagesat, për makinat dhe çmimet e ushqimeve, duke mbrojtur të moshuarit amerikanë si dhe po vendos më shumë para në xhepat e familjeve amerikane.
Për gati 100 vjet, burokracia federale është rritur deri në pikën, që ka shkatërruar liritë tona, ka fryrë defiçitet amerikane dhe ka penguar potencialin e Amerikës në çdo mënyrë të mundshme. Sikurse dihet kombi i themeluar nga pionierë dhe sipërmarrës privat, tani po mbytet nga miliona e miliona faqe rregullash dhe borxhe, miratime që duhet të zgjasin 10 ditë, por fatkeqsisht po zgjasin 10 vjet, 15 vjet, madje edhe 20 vjet, përpara se të refuzohen.
Presidenti Trump 2.0 po e than moçalin dhe korrupsionin e madh prej disa dekadash në Washington, D.C. dhe kësisoj ditët e sundimit nga burokratë të paemëruar ka marrë fund.
Në fakt, tashmë disa kompani automobilistike kanë shpallur ndërtimin e fabrikave të reja gjigante të makinave në Amerikë, si Honda etj., që sapo shpalli ndërtimin e një fabrike të re në Indiana, një nga më të mëdhatë në botë. Dhe kjo ka ndodhur vetëm në saj të rifitores brilante të Presidentit Trump 2.0, më 5 nëntor 2024, një datë e paharruar historike, që do të hyjë në histori si një nga më të rëndësishmet për vendin tonë. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse uljet e taksave sot në kohën e Presidentit të ri patën kaq shumë sukses në mandatin e parë, duke krijuar ekonominë më të fuqishme në historinë e vendit tonë.
Vendet e tjera të botës, sikurse dihet vazhdimisht kanë përdorur tarifat e mëdha kundër nesh, për dekada me radhë, dhe tani ka ardhur koha që ne të përdorim të njëjtën gjë kundër tyre.
Kështu Bashkimi Evropian, Kina, Brazili, India, Meksika dhe Kanadaja dhe shumë vende të tjera na ngarkojnë vazhdimisht me tarifa shumë më të larta, se sa ne i ngarkojmë ne ato. Kjo është shumë e padrejtë. India me 1.5 bilion banorë, na tarifon për makinat, me taksa shumë më të larta se 100%. Tarifa mesatare e Kinës, për produktet tona është dyfishi i asaj, që ne u tarifojmë atyre. Tarifat mesatare e Koresë së Jugut është katër herë më e lartë e kështu me radhë mund të vazhdojmë gjatë edhe pë shumë shtet të botës.
Për të ruajtur reciprokitetin në bisnes dhe nivelet e taksave respektive, Administra e re Trump 2.0 thotë se “nëse ata na taksojnë, ne do t’i taksojmë. Nëse ata vendosin barriera jotarifore për të na mbajtur jashtë tregjeve të tyre, atëherë ne do të vendosim barriera jotarifore, për t’i mbajtur ata jashtë tregut tonë. Dhe ka shumë raste të tilla. Ata nuk na lejojnë as të hyjmë në tregjet e tyre. Kombinimi i fitores sonë zgjedhore dhe politikave tona ekonomike, ka sjellë një bum të paparë investimesh.”
Toka ose territori në jug të kufirit tonë, që para disa muajve ishte nën kontrollin e plotë të karteleve kriminale që vrasin, përdhunojnë, torturojnë dhe ushtrojnë pushtet absolut, tani fatmirësisht më në fund ka Zot shtëpie, i cili nuk lejon më që emigrantët pa dokumente të pushtojnë më vedin dhe shtëpitë tona.
Gjatë kohës së të paaftit dhe të korruptuarit Joe Biden, ata keqbërës pa dokumente kishin kontroll total mbi kombin tonë dhe paraqiteshin një kërcënim të madh dhe shumë serioz për sigurinë tonë kombëtare. Kartelet asokohe po zhvillonin luftë në Amerikë, dhe sot ka ardhur koha që Atdheu ynë të zhvillojë luftë ndaj karteleve dhe administrata e re fatmirësisht dhe vazhdimisht deri tani po e bën me sukses këtë mision fisnik patriotik.
Trump edhe sot gëzon mbështetjen mbarëpopullore për ringritjen e krenarisë dhe lavdisë së Amerikës, sepse ne masivisht kemi votuar për këto objektiva dhe dëshira të popullit amerikanë. Kështu sipas CBS News, Sondazhi YouGov, për Presidentin e 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump, tregonte se: 77% e amerikanëve të pyetur e mbështesin planin e tij, për të shkurtuar fondet e mëdha dhe të fryra artificialisht financiare pa asnjë lidhje dhe eficencë, duke bërë me të drejtë ngrirjen e shpenzimeve të tepërta të qeverisë (DOGE).
Po ashtu theksoj se 77% mbështesin politikat e tij të drejta mbi imigracionin e jashtëligjshëm, ku kanë hyrë për 4 vjet (nen administratën Joe Biden & Kamala Harris) mbi 20,000.000 dhe mbylljen e menjëhershme të kufirit në pjesën jugore dhe frenimin e pushtimit të vendit tonë.
Të pyeturit thane se 76% e miratojnë fjalimin historik të Presidentit të 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump. Gjithashtu anketa tregon se 76% e miratojnë largimin e kongresmenit dhe avokatit demokrat Alexander N. Green (1947), i cili pa të drejtë i ndërpreu fjalimin Presidentit Trump në Kongresin Amerikan,[1] sikurse 74% thonë se fjalimi i tij ishte në nivelin shumë të lartë professional dhe presidencial.
Sondazhi tregoi se 73% mbështesin qëndrimin e tij paqësorë ndaj Rusisë dhe Ukrainës, 68% thonë se kjo i ka bërë të ndihen shpresëdhënës dhe krenarë për Presidentin e ri Donald J. Trump, kurse 68% thonë e amerikanëve të anketuar thonë, se Presidenti Trump 2.0, ka një plan të kjartë, për të trajtuar me seriozitet dhe reduktuar (zbritur) sa më shpejt nivelin e lartë të inflacionin të lënë trashëgim nga administrata demokrate e kaluar e kryesuar nga të papërgjeshmit Joe Biden & Kamala Harris, 68% thonë se Presidenti Trump e ka përshkruar saktë krizën e lartë të krimit etj., në Amerikë, të lënë fatkeqsisht si trashëgim nga administrata Biden-Harris dhe 63% thonë se Presidenti Trump, u fokusua shumë mirë në çështjet ekonomike, politike, financiare, emigracionin e jashtëligjshëm, për të cilat ata interesohen dhe kanë votuar në zgjedhjet e fundit presidenciale për Presidentin e ri më 5 nëntor 2025.
Në politikën e tij të jashtme administrata e re e Presidentit Trump 2.0, ka çliruar energjinë amerikane, duke i dhënë fund politikave destruktive dhe anti amerikane të dyshes Biden-Harris, për ekstremizmin klimatik, duke përmirësuar dhënien e lejeve dhe duke rishikuar për anulim të gjitha rregulloret, që imponojnë ngarkesa të panevojshme në prodhimin dhe përdorimin e energjisë, duke përfshirë minierat e qymyrgurit dhe përpunimin e mineraleve pa lëndë djegëse.
Politikat energjetike të Presidentit Trump po i japin fund dhënies me qira të fermave masive të erës me elika, që degradojnë peizazhet tona natyrore dhe nuk u shërbejnë konsumatorëve amerikanë të energjisë.
Trump, ka shënuar 100 ditët e para të mandatit të tij të dytë, duke vënë në qendër të vëmendjes se si kanë ecur inflacioni dhe çështje të tjera kyçe në muajt e tij të parë në detyrë.
Kur mori detyrën, Presidenti i 47-të, i vuri synim uljes së çmimeve për konsumatorët amerikanë, me inflacionin që ishte gjithashtu një temë e përmendur shpesh ndërsa ai kandidonte kundër Joe Biden, dhe më pas kundër Kamala Harris, në vitin 2024. Ai po qëndron me popullin amerikanë gjatë 100 ditëve të Presidencës së tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Kush është studiuesi dhe gazetari i pavarur bashkëkohorë shqiptaro ameirkane Klajd Kapinova
Klajd Kapinova, ka lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1963. Ai është rritur deri sa ka mbaruar shkollën 8-vjeçare në qytetin e Shkodrës, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore “Sherif Hoxha” e kam mbaruar në vitet 1978-1982, në qytetin Koplik të Malësisë së Madhe.
Për një vit ka punuar si punëtor në Stacionin Zooteknik, në lagjen Kiras të qytetit Shkodrës. Në vitet 1983-1987, ai ka vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori Filologji, në Departamentin e Gjeografisë, e cila sapo ishte hapur si degë e re në universitet.
Në shtator të vitit 1987, është emëruar si mësues i Gjeografisë në zonën e thellë malore në fshatin Vukjakaj, Shllak, ku ka qëndruar deri në vjeshtën e vitit 1990. Gjatë vitëve të ndryshme ai ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë në Tiranë.
Për disa vite ka punuar si mësues i Gjerografisë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në qytetin e Shkodrës deri më 4 prill të vitit 2002.
Kur erdhi këtu në Amerikë, ai u vendos qysh në fillim dhe deri sot në qytetin metropolitan New York, ku dhe mori kontakte me antarë të komunitetit shqiptaro-amerikanë.
Këtu ai njohu shumë miq dhe shokë të rinj dhe veteranë shqiptarë dhe amerikanë. Miku i tij më i ngushtë këtu qysh në fill kur mbërriti në SHBA dhe deri tani është studiuesi dhe publiçisti kosovar Tomë Mrijaj, i cili njëkohsisht ai është edhe kumbara i familjes dhe djalit të tij.
Studiuesi Kapinova, është anëtar i zgjedhur në forumet “The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media” në Geneva të Zvicrës, i Bashkimit të Publiçistëve të Rinj Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish anëtar i stafit të disa redaksive të gazetave e revistave në Shkodër dhe diasporë.
Ai ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore fetare “Rrezja e jonë”, “Illyricum” dhe redaktor i revistës “Kumbona e së dielës”, “Rreze drite”, “Mbas Teje”, etj. Ai ishte gjithashtu z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore “Vagues” (Valët), në katër gjuhë të huaja (anglisht, italisht, gjermanisht dhe frengjisht), në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në qytetin e Shkodrës.
Në qytetin e madh metropolitan Manhattan, New York City, ai ka punuar në redaksinë e gazetës shqiptaro amerikane “Illyria” si staff writer, me zyrat e saj në Manhattan, New York, duke shkruar shumë artikuj të ndryshëm për trojet shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe pasqyruar me reportazhe dhe analiza veprimtaritë e ndryshme të komunitetit tonë në SHBA.
Studiuesi dhe publiçisti bashkëkohor Klajd Kapinova prej shumë vitesh vazhdoi të jetë editor i revistës “Jeta Katolike” (1966), si më e vjetra në komunitetin tonë, themeluar dhe drejtuar nga intelektuali dhe eruditi i shquar prelati imzot dr. Zef Oroshi (1912-1989, themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA), që vijon të botohet edhe sot pranë kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York.
Ai sot jetoi në qytetin Bronx dhe punon prej 18 vjetësh me kompaninë Brown Harris Stevens në Manhattan, New York. Ai është martuar me një amerikane filipinase Janice Ladia Kapinova, një vajzë me origjinë nga ishujt e bukur dhe ekzotik Philippines. Ata kanë një djalë, që trashëgon emrin e tij Klajd Kapinova Jr.
Shkrimtari dhe gazetari shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, qysh nga dita e themelimit në vitin 2002. Për punën e madhe intelektuale, ai në vitin 2015, është përfshirë në librin: “Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane” I (A-K), në faqet 614-615, vepër e autores dr. Zenepe Dibra.
Veprat e tij të botuara janë:
- “Me Kryq dhe Pendë” (Refleksione) Shkodër, 1997.
- “Mes Kryqit e Atdheut” (Refleksione), Shkodër, 2000.
- “Engjëll vuajtje dhe shprese”, monografi kushtuar Shën Nënë Terezës, Shkodër, 2002,
- “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut”, Monografi, Shkodër, 2002, me bashkautorë studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.
- “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha”, New York, 2002 bashkautorë me studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.
- “Dom Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”, New York, Shkodër, 2018, me bashkautorë studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.
- “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Këndvështrime), New York, Shkodër, 2021, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
- “Trump kishte të drejtë për gjithëçka” (Këndveshtrime), New York, 2023, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
- “Amerika në pasqyrë”, (Këndvështrime), New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
- “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik” (Figura, analiza, reçensione dhe këndvështrime) New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
- “Dritë dhe hije historike në New York” (Figura, analiza, reçensione dhe këndvështrime) New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
- “TRUMP or Communism” (Këndvështrime), New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
- “TRUMP 2.0”, (Këndvështrime), New York, 2025, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.
(Yonkers, New York, 2025)
[1] Alexander N. Green (1947), është një përfaqsues politikan amerikan demokrat, i cili shërben si përfaqësues i SHBA në distriktin e 9-të i Kongresit të Teksasit, që nga viti 2005. Si anëtar i partisë demokratike (lexo komuniste), Green shërbeu si gjykatësi i paqes në Harris County, Teksas, në vitet 1977-2004.