Koment
Skënder MULLIQI
Bllokada në Kuvendin e Kosovës, është kulmi i ironisë. Edhe sistemi politik duket së është projektuar si një labirint plotë mundësi për bllokada, se kriza instutucionale patem disa herë pas luftës. Dhe, këta kuvendarë na futën në një bllokadë të re. Kjo është një shqëtësim i thellë. Po përballemi më një standard të ri të pasivitetit politik, si kurorë e empatisë së rreme. Çatia e Kuvendit të Kosovës po pikon keq, dhe nuk ka kush ate të mbyllë! Shqëtësimi i popullit janë bërë vetë kuvendarët, më shumë së sa kemi përpara shumë probleme të natyrës ekonomike dhe socialeqë kërkojë zgjidhje urgjente.
Nuk ka mbetur gjë tjetër veq këtyre kuvendarve tu merren mandatët, dhe që asnjëri prej tyre më ligj mos të lejohet të jetë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme. Tjetër. Shihet së partitë polotike kan nevojë për një reformim të thellë, dhe për kuadro të reja e profesionale. Kuvendarët inert dhe më logjikë profitereske nuk i duhen asgjë Kosovës. Po sillën sikur Kosvën ta kishin bashqe të babës! Vendi ka nevojë të gjëjë qelësin e stabilitetit politikë, së po na keqësohet gjendja politike secilën ditë e më shumë në të gjitha drejtimet e saj. Duhet parandaluar kaosin politikë të plotë.
Më shumë së kurrë më parë është i nevojshem dialogu politikë që duke se është përjashtuar nga ata që nuk e meritojnë të janë bartës të pushtetit as të një Bashkësie Territoriale. Këta e kan plotë gojën se duhet bërë dialog e asnjëri nuk e mendon seriozisht dialogun, se po shihet së po kemi gjithmonë rezultatin e zero për 28-në herë më radhë. Kjo si thotë një fjalë popullit, “Me ia vu derrit në prapanicë e pëlcet”. Këta procesin e dialogut po e përdorinm si fjalë magjike, si justifikim për të vonuar, për të blerë kohë që nuk përkojnë aspak në interesat e vendit.
Nuk janë në gjendje të marrin përgjegjësinë për të ardhmen. Në një vend ku papërgjegjësia është në kodin e ADN-së, t’u bësh thirrje këtij soji të politikanëve të marrin përgjegjësi do të thotë të rrëzosh kartën e tyre kryesore të atusë para dhe pas zgjedhjeve. Me politikat katastrofike sipas modelit të vjetër nuk do të shkojmë askund dhe nuk do të bëjmë asgjë !