Lexojmë ankesa në media për trashëgimi kulturore që po “shkatërrohet” ose nuk po prezervohet.
Kosova ka objekte të trashëgimisë kulturore që duhet ruajtur. Por ka edhe objekte që nuk e meritojnë të jenë trashëgimi historike-kulturore.
Nga pseudo-trashëgimtarët ka gjasa, të shpallen trashëgimi apo zonë historike edhe:
Shupat dhe garazhat historike.
Tregu i Kafshëve ose pazari i gjove, hajvanve…. histerik.
Shatori historik në pallatin e rinisë, simbol i qergashizmit historik.
“Hamamat” e ushtrisë otomane, apo “kupatillat”e ushtrisë APJ, simbole të urinimeve historike.
Tymtari historik i fabrikës së tjegullave simbol i rrrezikut të kalimtarëve.
Shtyllat elektrike historike, me qindra tela elektrik të lidhur si nyja gordiane-parlamentariane.
Lagjet e Romëve (simbol i diskriminimit komunist, me arkitekture unike), zonë historike e mrekullisë arkitektonike urbane majtiste. Simbol i barazisë komuniste 1944-1999.
Barakat dhe betonieret e ish-“KNI R. Sadiku” zonë historike e stabilimenteve të ndryshkura.
Mini ndërtesa e quditshme me 8/9 metra katror në epiqendër të Prishtinës, përballë ndërtesës së regjistrimeve të automjeteve, si bllokuese historike e trotoarit historik.
Trafostacione të viteve 1950-60-ta… rrezik elektrohistorik.
Shtylla elektrike te restoranti Sonder(Pr), e vendosur në anën e majtë të rrugës së automjeteve (jo në trotoar)!!!!
Trashëgimi 50 vjeqare e e huqjes historike.
Trotoaret historike, sepse në historinë e 60% të trotoareve, s’ka pasë këmbësorë, por automjete të parkuara.
Ndërtesa koti ngjitur me Komunën e Prishtinës, trashëgimi e injorancës dhe qymez historik.
Shupat historike të sindikatave, prapa ndërtesës së ministrisë së kulturës. Trashëgimi shupiste e urbanizmit socialist. Rruga te shupat e sindikatave trashëgimi e kundërmimit veceist historik.
Binarët e majtë historik të hekurudhës, në kujtesë të trashëgimisë majtiste.
Mijëra kulme azbesti, në ndërtesa private dhe publike, trashëgimi kulmore e rrezikshmërisë shëndetsore.
Ndërtesat e paraburgimeve historike në Prishtinë, dhe Podujevë.
Gjeneratorë në trotoare, trashëgimi e zhurmës, rrezikut dhe poshtërsisë historike të pronarëve të gjeneratorëve, dhe neglizhencës së autoriteteve që e lejojnë vendosjen e tyre në trotoare.
Trashëgimi kulturore janë edhe emrat e vendbanimeve dhe banorëve shqiptar në gjuhë të huaja …historike & okupuese.
Peshqirat historik të frizereve çë vendosen për terje në trotuare.
Trashëgimitë kryesore janë:
trashëgimia mentale komuniste e viteve okupuese 1944-99, trashëgimia mentale e ndalimit të kombit shqiptar në vitet okupuese 1918-41, dhe trashëgimia mentale okupuese 5 shekullore otomanike.
Ka persona çë aq shumë “adhurojnë-trashëgiminë”,:
sa çë më parë i rrxojnë bizniset supermoderne Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall, auto-rrugët fantastike, ndërtesat madhështore 42 katëshe… se t’i rrxojnë “shupat”, garazhat,
“hamamat”, “kupatillat”, para- burgjet, pjesët e majta të rrugëve historike… dhe deri diku majtiste histerike primitive.
Besim Prishtina
Maj 2025