PSE NË SHQIPËRI VIDHEN VOTAT?

0
Rama - Albini
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Në Shqipëri që nga viti 1996 vidhen votat, këtë herë Rama i ra më egër, nga frika e LaCivitas. Pas 12 vjet qeverisje e arritjesh të mëdha sipas tij, kemi 20% të popullsisë më të varfër në rajon e çmimet më të larta në Europë.

Në Kosovë Albini i quajti një pjesë të partive opozitare ‘hajvanat’, por votat nuk ua vodhi, si Rama, që me idenë e kënetës dhe bufit, zhapikut e hardhucës (hokatar i madh), ia futi duart zgjedhjeve aq keq e me të madhe, sikur zgjedhjet të ishin një femër e përdalë.

Në Gjermani, AfD rrezikon të dalë jashtë sistemit, pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por askush nuk ua preku votat atyre. Votat duhet të respektohen, se aty fillon respekti për shtetin që ke krijuar. Kur ti tregohesh jo-serioz me sistemin e procesin e votimit, ti tregohesh si Rama jo-serioz me opozitën e jo-serioz me shtetin, që drejton.

Shqiptarët nuk kanë respekt për shtetin, sidomos liderët politikë, të cilët e vjedhin dhe e abuzojnë, e më tepër se kaq, tash 35 vjet. Se po të drejtohej mirë ky vend, ne mund të ishim në BE sot e shumë gjëra mund t’i kishim padyshim më mirë… Por se ç’e ka kapë këtë vend një ligësi e ndryrë është tepër e vështirë të shpjegohet, vetëm nëse pranojmë se injoranca është e keqja më e madhe. Kemi lidera politikë injorantë, që mbahen ose bëjnë si të zgjuar… A i keni parë syzet sexy të Ramës?!

Por si duken punët, ne rrezikojmë që të mos hyjmë në BE sa të jetë Rama gjallë. Pse e them këtë? Sepse Turqia e Serbia janë dy vende me ekonomi më të fortë se ne, e për shkak të zgjedhjeve të parregullta, që më pas ndikojnë edhe në parregullsi të tjera të qeverisjes autokratike, nuk hyjnë dot në BE. Atëherë pse duhet të hyjmë ne?! Zef Mazi – ish-kryenegociator i bisedimeve me BE-në dhe diplomat i klasit të lartë, tha: është iluzion.

Për të hyrë në BE, e përsëris, duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme e të pranuara nga palët. Në momentin që opozita i konteston ose nuk i njeh zgjedhjet, hyrja në BE është e pamundur, kështu bye – bye pasaporta europiane e Ramës, a e patë se është rrenë?! Rama synon pushtetin si miqtë e tij Erdogan e Vuçiq, jo BE-në.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.