Arben Çokaj
Kur ishte në opozitë, e ndihmova edhe unë që të fitonte zgjedhjet në vitin 2013 – një ndihmë modeste mendoj, por jo e pavlerë.
Se ai premtoi, që do të rregullonte prodhimin e naftës, do të bënte një rafineri moderne nafte, dhe shqiptarët kanë naftën e tyre – rrymën elektrike, që e shtetëzoi, etj. etj., se politika i përfshin të gjithë faktorët ekonomikë e socialë, sidomos tek ne, ku ekonomia ende kontrollohet nga pushteti lart.
Por çfarë bëri? Avion personal, që rrin si Lul Basha dikur, me këmbë në hava, si hollandezi fluturues, sa në një vend në tjetrin, më shumë se Sekretari Amerikan i Shtetit, shkon edhe aty ku mund të shkojë ministri i jashtëm, apo Presidenti. Ky e personalizoi politikën shqiptare komplet, e gllabëroi, e mori plotësisht në duart e veta. Dhe nuk i mjafton…
Dhe kjo mbi koston e qytetarëve shqiptarë, që sot kanë rrogat e pensionet më të ulëta, por çmimet më të larta në Europë. Nafta sot shitet më shtrenjtë në Shqipëri se në Gjermani. Edhe pse ne prodhojmë 1 milion ton naftë në vit, D2, të cilën na e marrin edhe pa paguar TVSH. Dhe ajo rafineria e naftës nuk u bë kurrë. Rryma elektrike nga 7,2 lekë për familjarët në kohën e Saliut, tani është 11,6 lekë për kW. Çfarë zgjodhi ky? Leshtë e Ndoc Rrokut!
Menduam se po e bën modernizimin e linjave, linjat kaçurrel, që të mos vidhet rryma e të mos ndalen dritat, sa herë bie shi në Rumijë, por jo, ky nuk bën më asgjë, se linjat e korrupsionit dhe hajnisë janë krijuar e shtruar, e nuk bëhet më asnjë investim për të qenë. Edhe kur bëhen investime, kushtojnë disa herë më shtrenjtë. Vidhet shumë, tmerrësisht shumë, sa të dhemb shpirti kur e mendon.
Politika ka militantët e saj, e njerëzit e duan Ramën për një vend pune, se është në pushtet, për interes, se po vjedhin diku në këtë shtet. Por vlerësimi objektiv nuk i jep Ramës më asnjë votë. Edhe pse Sali gulaku rri aty, nuk ikën, e ai nuk ofron një model qeverisjeje më të mirë, më të besueshëm se ky, pavarësisht premtimeve, se e njohim se kush muti është.
Atëherë çfarë të bëjnë shqiptarët? Se Euro ka rënë me 30-40 lekë, e nafta që blihet me Euro nga jashtë, pse nuk reflektohet në çmim, kur hyn e shitet me lekë në tregun shqiptar? A e dini se si do të jenë çmimet në Shqipëri, sikur karburantet të ulen me 30-40 lekë për litër, e do të afroheshin me çmimet në Kosovë?
Rama është një shpërdorues i madh, mizor, sadist, që nuk ia ndien aspak për popullin shqiptar, që ai drejton. Rama po tregon veten si në foto, gjithmonë me bark të madh e të pangishëm, vetëm për vete! Rama duhet të ikë… i ka ikur koha modelit të tij uzurpator të pushtetit. Shqiptarët meritojnë më mirë!