Vështrim
Skënder MULLIQI
Në njerën anë kemi Serbinë, e cila nuk po heqë dorë nga pretendimet territoriale, kurse në anën tjetër Kosova është futur në krizë politike, dhe e përqarë .Dikush thumbit e dikush patkoit. Kjo krizë është produkt i elitave politike të papërgjegjshme, të cilat po bëjnë garë për pushtet, duke harruar që ekziston shteti, për të cilin duhet kujdesur të gjithë se bashku. Krizën është e logjikshme më e ndalë, e jo më e shty si era në shpinë. Nese kriza prodhon krizë të re, kjo shkakton pasoja gadi të pariparueshme për shtetin.
Ata njerëz të politikës të cilët nuk i nuhasin heret rreziqet, më rëndësi fundamentale, e fusin shoqërinë jashtë kontrollit më eskalim të metutjeshem. Gara politike po zhvillohen edhe atëherë kur nuk kemi zgjedhje, duke u marrë më shumë më njeri-tjetrin se sa më qënsorën politike dhe ekonomike, si dhe më bisedimet më Serbisnë që po zhvillohen tash e një kohë të gjatë për normalizim të marrdhënjëve.
Kuvendi moti është bërë arenë gladiatorësh politikë, të cilët janë bërë turpi i shtetit të Kosovës. Kjo është situata e gjerave ekzistuese nese dikush ka sy më pa dhe vesh më ndegju. Cirkuzantet e politikës moti është dashur të penzionohen se nuk i kan marrë pozitat shoqërore dhe politike më tapi si në komunizëm. Po ja kështu ndodhe kur rregullisht manipulohet më popullin. Dhe, tjera, faji është edhe i popullit i cili për gjithë këto vite lejojë lojëra në kurriz të tij. Ndaj atyre që i kan dy fytyra, mos ndëgjushmëria qytetare është demokratike të ndodhë. Strukturat e disa partive kryesore politike, dalin në “gjahë” paftyrësisht për vota, dhe atëherë ju bie ndërmend të zbresin në popull.
Shumë gjatë me veprimet e tyre antidemokratike, hileqare dhe përfituese, e zatetën popullin për muri. Është koha që zor se do të ndodhë, që kuvendi si institucioni më i lartë i shtetit të lirohet nga kuvendarët të cilët nuk meritojnë të jenë as udhëheqës të Bashkësive Territoriale. Kjo çështje ishte dashur të senzibilzohet më shumë në opinionin publik, që të spastrohet skena politike nga elementet negativ, nga elementet keqbërës të zhvillimeve shoqërore dhe politike në vend. Këto zgjedhje të radhës nacionale janë rasti më i mirë. E kam thënë shpesh në shkrimet e mia se dëme shumë të mëdha shtetit të Kosovës janë duke i shkaktuar ish mbeturinat e komunizmit jugosllav, që janë nomenklatura stagnuese të proceseve politike dhe zhvillimore.
Pozita dhe opozita duhet mirë të kuptojnë përkunder dallimeve në qasjet politike, se bëhët fjalë “për kohën që kalon”, e populli dhe shteti janë të përjetshem. Kemi ngecje në të gjitha sistemet edhe pse pushteti i ri, ka filluar të bënë punë të mira për tejkalimin e gjendjes se keqe të trashëguar nga pushtetet e kaluara. Por, që natyrishte lypset pune intensive, se gjithmonë nuk ka mundësi më u thirrë në defektet që kanë mbetur si trashëgim i keq. Ndryshimi është bërë për tu prekur, jo sa për ndrrim pushtetesh. Shumë sector kan mbetur mbrapa siq ka mbetur industria dhe ekonomia e vogël, si apsorbueset kryesor të fuqisë punëtore dhe zhvillimit më të hovshem të Kosovës.
Kemi punë të mëdha edhe në arsim, shëndetësi e shumë sisteme të tjera.Kosovës i duhet në një situatë të tillë jo të mirë politike, njerëz të cilët ndalojnë në tërsi proceset politike negative më rreziqe potenciale. Duhet t’i vihet në disponim mendimet racionale dhe funksionale, për me shumë unitet, që do të kishte dobi për të gjithë neve. Sidomos koncezus politik lypset kur bëhët fjalë të zhvillimet të dialogut më Serbinë, i futur në qorrsokak nga politikat ekspansioniste serbomëdha të Vuçiqit. Kjo klimë jo produktive politike ishte dashur të përfundon ne vitin 2025, për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të ri të Kosovës…