13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Rrugëtimi i shkëlqimit të rrem të njerëzve të politikës

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Në biseda shpesh përdorët shprehja se historia është mësuese e jetës. Këtë gjë shumë njerëz të politikës nuk e kuptojnë seriozisht. Shkaku është së në politikën e pas luftës patem narcisoid, të cilët vetën e paraqitën si lojtarë më përmasa globale! Ata e dinë mirë së nuk janë përsonalitete të rëndësishme, por të cilët e shfrytëzuan rastin që para popullit të vetë dhe të tjerëve të paraqitën gjoja së kanë reputacion krahas njerëzve eminent të botës demokratike. Kjo ndodhë të ata të cilët vuajnë nga komplekeset së nuk ka zotësi intelektuale veç një fakti, se janë të dashuruar në vetevete. Në Ballkan dhe në Kosovë, kemi njerëz të politikës të cilët janë të pashëmbulltë në rrugëtimin e shkëlqimit të rrem.

Takimet më përsonalitetet e ndryshme të botës dëshirojnë ti paraqesin para popullit, si takime të rëndësishme, e që ato janë edhe takime kurtuazie apo sa për fotografi. Dhe, tjetra dëshirojnë që në emer të takimeve të tilla të nivelit të lartë, të tregohen se sa të rëndësishem janë para popullit të vet. Shpesh dalin më dëklarime boshe, sa për të bërë bujë si ndonjë lajm i rëndëishem për vendin e tyre, më motivacion që janë njerëz autoritativ edhe në botë.

Patëm të tillë më bollëk në skenën tonë politike, që tashmë ju ka dalë më ka krejt boja. Këso paraqitje bllofe, po kemi më së shumiti në kohë zgjedhjës lokale edhe nacionale, sa për të mashtruar popullin për kokrra. Dhe, në anën tjetër krejt pas luftën shumica u përballën më gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Ky shkëlqim i rremë i të gjitha atyre që nuk e kan takatin në profesioin fisnik të politikës, të largohen nga skena politike, se mjaftë është bërë më manipulime dhe rrena, për të fituar pozicione të larta në pushtet dhe para.

Klasa e re politike në pushtet, ka qenë më ndryshe, më pozitive në të gjitha proceset. Shumë nga klasa e vjetër politike bëhën sikur i kan harruar skenat e turpshme të rrenave para opinionit të gjerë publik, se gjendja është e mirë, e në fakt nuk ishte e mirë. Madje, edhe marrveshjët e dëmshme ndërkombëtare i klasifikuan si të dobishme-marrëveshjet në kuader të dialogut më Serbinë, për normalizim të marrdhënjeve. Këta u paraqitën dhe vepruan sikur para tyre të ishin të gjithë shkollarë të shkollave fillore.

Kjo është e turpshme. Rrëfimi për politikanët e pas luftës është rrefim më shumë i keq, se nuk punuan në dobi të interesit të përgjithshem, por punuan më shumë për interesa individuale. Para zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025, ishe dashur të mos votohen ata të cilët sikur janë parapaguar të qëndrojnë deri sa të plakën në pushtet. Viteve të fundit ka një vetëdijesim më të madh qytetarë, se për kend dhe për çka të votohet.Hajnitë dhe keqëpërdorimet e mëdha dhe të vogla për shumë vite e kanë gjunjëzuar Kosovën.

Krimi dhe korrupcioni enorm e gërryen pa mëshirshëm çdo sistem të jetës dhe të punës. Popullit nuk i ka mbetur të ata që janë matrapazë, dhe keqbërës politikë, të cilët nuk i avansojnë proceset zhvillimore dhe të demokracisë liberale. Logjika autokrate e instaluar nga e kaluara e hidhur komuniste, është bërë gangrenë e shoqërisë tonë të pas luftës. E ka ngulfaur shumë jetën dhe progresin e gjithëmbarshem. Keqbërësit dhe hajnat duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë.

Është apo ka qenë moti koha që fenomenet negative të flakën nga shoqëria, nese dëshirojmë të bëhëmi pjesë e Evropës se Bashkuar. Me krim dhe korrupcion dhe më dosje politike të pa hapura, nuk mund të inkuadrohemi në struktërën e BE-së, si kusht edhe që janë. Të hapën përspektiva të reja për të rinjet tanë duke bërë që mos të marrin rrugën e pa kthim për në vendet e BE-se. Përspektiva e çdo shteti dhe kombi është në gjeneratat e reja…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit