A mund të ndodhë pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve?

0
Rama - Vuçiq
Prime Minister of Albania Edi Rama (R), President of Serbia Aleksander Vucic (L) leave the podium after a joint press conference in Tirana, Albania, 21 December 2019. Leaders of Albania, Serbia, North Macedonia and Montenegro are meeting in Tirana for the third meeting of the Mini Shengen agreement between the Balcans coutries facilitating a free movement of people and goods. EPA-EFE/MALTON DIBRA

Skënder MULLIQI

Për këtë temë sigurishtë të gjerë, disa fjalë në vazhdim të këtij shkrimi.Shqiptarët që 100 vite e më shumë në Serbi shikohen nga prizmi negativ. Serbia në vazhdimësi ka krijuar atmosferë jo normale e toksike më urrejte patologjike ndaj shqiptarëve në vendin e tyre.Nga urretja dhe lakima për tokat shqiptare Millosheviqi bëri luftë shfarosëse më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugosllavisë. Regjimi kriminal e terrorist millosheviqian i humbi katër luftëra radhazi dhe humbi edhe luftën më shqiptarët në vitin 1999. Këtë politikë jo për pajtim më shqiptarët por për luftë të re, është duke e ndjekur edhe regjimi i Aleksander Vuçiqit.

Pajtimi ka mundur të ndodhë në mes shqiptarëve dhe serbëve, po të ishte ndryshuar logjika kriminale dhe terroriste serbe për ripushtim të Kosovës, siç po pretendon, presidenti serb, Aleksander Vuçiq.Ky pajtim duket të jetë shumë i largët, së për pajtim të dy popujve fqinjë që janë, nuk është e interesuar Serbia, e pa liruar nga ambicia e sëmuar për formimin e Serbisë të Madhe. Vuçiqi si protagonist I krimeve të luftës nuk po dëshiron marrdhënje të mira më shqiptarët. Është duke e helmuar më të madhe edhe rininë serbe kunder shqiptarëve, dhe për fat të keq edhe shumë ia ka arritur qëllimit.Procesin e dialogimit Vuqiqi po e përdorë për arritjën e objektivave për ndarje të Kosovës më luftë, e jo për normalizim të marrdhenjëve siq u quajtë procesi maratonik I dialogut.Ky nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës.

Nuk po e heq nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë të Serbisë.Nuk po i respekton marrveshjet e Brukselit dhe as aneks marrveshjën e Ohrit.Po vepron parreshtur më ndihmen e Putinit për destabilizim të rajonit, në tendencën e bashkimit të te gjithë serbëve në një shtet.Në këtë vazhdë ishte edhe ngjarja tragjike në Banjskë të terrorizmit shtetëror serbomadh.Vuqiqi dhe kamarrilla kriminale kleriko fashiste , edhe e mbajtën Kuvendin Gjithë serb në Beograd.Elitës serbe jo vetëm pushtetit, po i interesojnë territorët , pa marrë parasysh së Kosova është terren e rreshqitshem, ku serbet do ti thyejne kokën dhe hundët.Vuqiq është kunder botës perëndimore.

Ai është kunder anëtarësimit të Serbisë në NATO, qka varet edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, të cilën strukturë Serbia më orjentim nga Rusia dhe Kina, po e shfrytëzon për zhvatjën e të mirave materjale.Serbia ka hyrë në terenin e gabuar, dhe BE-ja bëhët sikur nuk po ndodhë kjo para syve të saj.Shtetet e BE-së dhe Amerika na ndihmuan të qlirohemi në luftën e përgjakashme me elemente gjenocidiale, ku serbët ishin autor.Ushtria dhe parmilitarët serb ishin ata që kryen masakra në popullësin civile në Bosnje dhe në Kosovë.Serbia për qudi nuk u dënua për etnocid dhe urbicid nga TPI-ja në Hagë, dhe as që u dënuan të gjithë kriminelet e luftës.

Serbia ka bërë masakra në popullsi civile e për këtë jo që s’ka kërkuar falje, por dhe tenton ta mohojë si një të vërtetë që bota e ka parë qartazi edhe para 25 vitesh. Serbia, qartazi dhe si politikë shtetërore ka tendencën për dominimin mbi shqiptarët në rajon, madje dhe zhbërjen si faktor, duke e patur antishqiptarizimin si frymë në nivel akademik. Dhe, për të gjitha këto, Serbia nuk ka bërë ndonjë në funksion të pajtimit, por po vazhdon popullin e saj, për ta infektuar me ultranacionalizmin mitik klero fashist. Janë dy periudha shumë intensive të krijimit të paragjykimeve ndaj shqiptarëve, koha në prag të luftërave ballkanike dhe vitet tetëdhjetë dhe fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit 20-të.

Në periudhën e parë në fillim të shekullit të 20-të në Serbi janë publikuar libra pseudoshkencore në krye me Dobrica Qosiqin, në të cilat dominon perceptimi negativ për shqiptarët, i cili përceptim po vazhdohet edhe sot. Ky diskurs për Kosovën i intelektualëve serbë ka pasur pasoja të tmerrshme për marrëdhëniet serbo-shqiptare.Serbët nuk po heqin dorë nga Naqertania e tyre, dhe elaboratet tjera shfarosese ndaj shqiptarëve, prandaj edhe pajtimi ndërmjet dy popujve duket të jetë shumë i largët.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.