SKËNDER TRAGJASI PISHTAR

1
64
Tomorr Lelo

80 vjetori rënies.

Tomorr LELO
Mjeshtë i Madh

Dr. Skënder Muçua (1904 – 1944), Dr. Yzeir Alimerko ( 1901 – 1944) dhe Zako Mezini (1917 -1944), ishin luftëtarë antifashistë dhe bashkëpunonin me misionet anglo-amerikane të dislokuara në Karaburun. Për këtë, ata u arrestuan nga Gestapua gjermanë më 10 gusht 1944 dhe pas tortuarve më 12 gusht 1944, u pushkatun në Bubulimë të Lushnjës,

1.
Vitet shkojnë pa kuptuar.
Dallgët me tërbim godasin,
Liderin emërdëgjuar,
Viganin Skënder Tragjasin.

2.
Namëlarti major Alemi,
Frymëzimi i vegjëlisë,
Nur i dha këtij zgalemi,
Në rrugën e diturisë.

3.
Doktor i jurisudencës,
Që njëzet e gjashtë vjeçar,
Në kurorë të ekselencës,
Me gjak trimash në damar.

4.
Me detaje i zbërtheu,
Marrëveshjet me Italinë ,
Erën e pushtimit ndjeu,
Ngriti në këmbë parësinë.

5.
Për të shpëtuar vatanin,
Ngriti Ballin Kombëtar,
Me Mid’hat Abdul viganin,
Skënder Muçua Elitar.

6.
Të dy bashkë me Azis Çamin,
Në Konferencën e Pezës,
Hallet e mëmëdheut qanin,
Pro të bardhës, jo të zesës.

7.
Çetën “Shqiponja” e ngritën,
Me shumë trima luftëtarë,
Ndër beteja u kalitën,
Kundër fashizmit barbar.

8.
Aftësitë i domonstroi,
me gjuhët që zotronte,
Aleatët dakortësoi,
Shqipërinë ta përfaqësonte.

9.
Në Tragjas forcat fashiste,
Dhe shtëpinë ia përvëluan,
Aleanca komuniste,
Pasuritë sekuestruan.

10.
Për të përmbushur misionin,
U përball me çdo shtërngatë,
Retë e zeza e përgjonin,
Skënder Muçon ditë e natë.

11.
Të shiturit tradhëtorë,
Me nazistët bashkëpunuan,
Pranë urës në Izvor,
Vetë i tretë e arrestuan.

12.
Me profesor Yzeirin,
I Alimerkoj namlartë,
Dhe me Zako xhevairin,
Zako Mezinin vlonjat.

13.
Barbarisht i pushkatuan,
Ndanë rrugës në Bubullimë,
Për lirinë sakrifikuan,
Deri në të fundit frymë.

14.
Nderohen nga Kombi mbarë,
Heronj, simbol të lirisë,
Skënder Tragjasi pishtar,
Në kurorë të Shqipërisë.

— oOo —

Dërgoi për publikim, Enver Memishi

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.