Vota e shqiptarëve të Italisë siguron një ulëse në Parlamentin evropian – voto Muharrem Salihun “MARCO”

0
193
Muharrem Saljihu - Marco

Shkruan Asllan Dibrani

Zgjedhjet parlamentare evropiane u afruan. Shqiptarët po i gjen gjithnjë ma të përfshirë në strukturat zyrtare të Evropës, por edhe në zgjedhjet evropiane. Në mesin  e këtyre e gjeti edhe Muharrem Salihun, me emrin kandidues “MARCO”.

Zoti Salihu deri ne këtë shkallë arriti duke lëne shumë gjurmë veprimtarie në rrafshin kombëtar, duke  filluar nga një biznesmen  i suksesshëm në  Venecien italiane, pronar i disa pronave me vlera artistike dhe historike për shqiptarët, por edhe udhëheqës i 12  restoranteve ma të zëshme në Venedikun e turizmit botëror.

Muharrem Salihun, me emrin kandidues “MARCO”
per zgjedhjet evropiane ne Itali.

– Ai vjen pikërisht nga Tupalla e te madhit albanologut Idriz Ajetit. Që nga fëmijëria u ballafaqua me reprezaljet serbe dhe përndjekjet qe po u bëhen atje  në Luginën e Preshevës  e  veçanërisht në  Metvegjë. Pikërisht  zoti Salihu ka  origjinën nga e cila edhe në këtë kohë ka investuar miliona euro  në Tupallë e Medvegjë, vetëm e vetëm te ruhet sadopak edhe ajo pjesë e popullatës nga zhdukja masive nga politika serbe aktuale, që po i fshin shqiptarët nga prona e kapitali  nëse nuk jetojnë aty?!

Ky ka dhënë kontribute te mëdha edhe ne diasporën shqiptare  në Itali, ka arritur deri në  ato kombëtare  duke  e pas gjithnjë   pran vetes çështjen kombëtare. U takua me shumë  burra, politikaj, artist biznesmen  dhe njerëz me vlera  me nivele lokal e  ndërkombëtare.

E publikojmë zotin Muherrem Salihun me disa figura  botërore ne takime për interesat tona kombëtare.

Zoti  i madh  e deshi qe tani te ja mërsyen edhe dyerve të Parlamentit evropian  vetëm  e vetëm nga  ana patriotike  për ta mbrojtur kauzën kombëtare  as pak nga ambiciet   e përfitimit  personal ne fushën ekonomike kur dihet se kapital ka mjaft edhe djalë pas djali.

Ai u deklarua këto dite  duke theksuar se  “Do të punojmë për votimin e diasporës, hapjen e konsullatave dhe kurseve të shqipes në të gjithë territorin” po edhe mbrojtjen  e çështjes kombëtare  shqiptare pa marr parasysh se nga cili teren  qofte Shqipëria ,Kosova apo edhe ne shtet tjera ku gravitojnë shqiptarët.

Ai thekson “Unë jam Muharrem Salihu, emri im në fletëvotim është Marco, siç më quanin në dokumentet e Serbisë, ku kam lindur zyrtarisht dhe për lehtësi organet zgjedhore e pranuan këtë zgjedhje”, tha i vetmi kandidat shqiptar në listat italiane, kandidatët për zgjedhjet evropiane.

E majta dhe e djathta shqiptare, me përfaqësuesit e spikatur në parlamentin italian ka pasardhës të arbëreshëve, dhe të votuar nga shqiptarët, tani është momenti të votojmë për një kandidatin shqiptar Muharrem Salihun, kandidatin me emrin kandidues “MARCO”.

Mos e humbni shansin historik! Votoni në 8  qershor Muharrem Salihun. Ftojmë  diasporën shqiptare nga viset tona etnike, drejtues organizatash, qytetarë të thjeshtë njerëz te kulturës votojeni Marcon : Marco do jetë zëri dhe fytyra jonë në Parlamentin Evropian! Ky është rasti historik prandaj mos hezitoni epni votën për Marcon !

Ta votojmë përtej bindjeve politike që ne të ardhmen ta ndiejmë veten krenar me zotin Muharrem Salihun “MARCON”.

Të dashur bashkatdhetar shqiptar! Ju që jetoni në Italin Verilindore (NORD – EST), Ju bëjë një thirrje vëllazërore dhe miqësore, që të shkoni në votime dhe të votoni shqiptarin tonë, Muharrem Salihun.

Besoni ne  fuqinë e këtij njeriu qe përmes Parlamentit  evropian  si deputet do ta bëjë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën, për të siguruar prosperitet, zhvillim ekonomik dhe demokraci.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.