TURRJA ME BREKËT NËPËR KËMBË

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Moti, e kam thënë në shkrimet e mia publicistike, se: mjetet e informacionit janë të politizura këmbekokë deri në palcë. Jo, vetëm këto: por, edhe arsimi dhe kultura. Themelet e një shteti demokratik. Analistë politik kemi me thasë, dhe qerre. Falë, Zotit: na i dhuroi Nënë Partia. Fatkeqësisht, turrjeve tyre me të katra pas taxhisë në grazhdet e partive politike, dhe Qeverisë të “vëllazërim-bashkimit”.

Janë: portale elektronike të gazetave të varura dhe të “pavarura”, këmbekrye në legen anë e mbanë në shërbime partiake dhe të politikës dalldisur Qeveritare, dhe arratisur mes bretkosave të kënetave ditore. Qeverisë, pa këmbë dhe tru në kokë për Ditën e Sotshme. Aqmëpak, për Ditën e Nesërme. Arratisur, dhe dalldisur Qorrsokaqeve. Dorën, në zemër: jo, të gjithave në jetën publike t’ua lidhim grykën me një kordhë, dhe fusim në thesin e kanapit arnë përmbi arnë.

Luftë mes vete për pushtet dhe pasuri. Ende, jo: për Shtet Shqiptar. Kush, ua varë një torbë me taxhi përqafe, ose një krah kashtë ua hudhë në grazhdin e Lopës Larme me viçat e palëpi, që i shkojnë përmbrapa pas taxhisë, edhe sotekësajdite?! E hutojnë, dhe e dalldisin popullin shqiptarë me parulla pakrye demogagjike partiake.

Dëshmi historike, që i kemi edhe Ditën e Sotshme: Historinë e Ismail Qemalit. Problem tjetër, është ai, se: neve, nuk na turret Historia përmbrapa.

Po, ne i turremi asaj me brekët nëpër këmbë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.