Vijojnë zbulime të rëndësishme për gjuhën shqipe. Gjenden dorëshkrime të fabulave të Ezopit
“Në këto faqe kemi fabulat e Ezopit, të shkruara në tri gjuhë, domethënë në greqishten e lashtë, në greqishten e re, bile edhe në dialektin e Epirit, por edhe dialektin shqip vendor, të quajtur ndryshe edhe toskërisht, me alfabetin e “Todhrit”, siç është karakterizuar në titullin e këtij koleksioni.”
Përktheu nga origjinali: ILIAZ BOBAJ
Nga NIKO STYLOS
Në Arkivin Kombëtar në Tiranë, në dosjen: “DOSJA Nr. 59”, me titull: “Shkrime të ndryshme fetare të Papa Parthenit shkruar me alfabetin e Todhrit”, ndodhet edhe nje fletë në dorëshkrim, me numër 48 të këtij koleksioni, shkruar nga të dyja anët. Edhe pse ky koleksion karakterizohet: “Shkrime të ndryshme fetare”, ajo fletë nuk i përket kësaj kategorie, sepse është e para prej ndonjë përkthimi të koleksionit të Fabulave të Ezopit.
Në atë fletë, prej së cilës më poshtë po jap edhe fotokopjen e të dyja faqeve, kemi, në të parën dhe në vijim edhe në të dytën, shkrimin e fabulës «Ἀνθρακεὺς καὶ γναυεύς», dhe në vijim edhe pjesën e parë të fabulës «Ἁλιεῖς λίθον ἀγρεύσαντες», prej nga mund të konkludojmë, se ajo nuk ishte fleta e vetme, por e para e atij koleksioni të humbur, ku edhe vetëm prej vizatimit të fillimit, mund të konkludojmë se ishte shkruar me një dashuri shumë të madhe artistike.
Në këto faqe kemi fabulat e Ezopit, të shkruara në tri gjuhë, domethënë në greqishten e lashtë, në greqishten e re, bile edhe në dialektin e Epirit, por edhe dialektin shqip vendor, të quajtur ndryshe edhe toskërisht, me alfabetin e “Todhrit”, siç është karakterizuar në titullin e këtij koleksioni.
Edhe pse këtu nuk dua të hyj në hollësi të veçanta, thjesht dua të them se ky alfabet, të cilin e gjemë në këtë koleksion, nuk është krejtësisht i njëjtë me alfabetin e Dhaskal Todhrit, të cilin unë e njoh prej J. G. von Hahn, C. Faulmann dhe shkrimet e Akademisë
Austriake, sepse shkrimtari i shkrimeve të këtij koleksioni, përdor, përveç dhasia (΄– theks i gjuhës greke, i cili nuk përdoret në greqishten e ditëve tona – shënim i përkth.), mbi disa zanore, bile jo vetëm në fillimin e fjalëve, por edhe në mes tyre, edhe perispomeni (~ – theks i gjuhës greke që nuk përdoret sot – shënim i përkth.), për shkrimin e esë së zgjatur.
Nëqoftëse i lëmë mënjanë këto simbole, domethënë atë të dhasias („) dhe të perispomenis (־), si një thjeshtim prej Dhaskal Todhrit, atëhere përfundimisht mund të themi se alfabeti i koleksionit të Papa Parthenit është më i hershëm dhe më tej se ai gabimisht karakterizohet
si alfabeti i këtij mësuesi dhe emërtimi më i saktë është i dyti, domethënë emërtimi: “Alfabeti i Elbasanit‟.
Qymyrxhi ene tabaku
Nji qymyrxhi më njishtë mbassikonaki stepii i bante
rixhaa: ene nji tabaku të vἱi baashk me
atë të konakisi ene tabaku u për
steh tha : po s’kam meο una
këtë ta baj mu– um kam frik sē psē
baqimta ato qi una i zbardhoj ti dot
i ziish.
Prej këtyre dy fabulave, më sipër sjell pjesë vetëm prej të parës, pasi vetëm aty e kemi të plotë pjesën e përkthimit shqip, kurse më poshtë të shkruar më alfabetin që përdoret sot. Zanoret që kam nënvizuar, janë ato të cilat Papa Partheni i ka shkruar me dhasia.
29. QYMYRXHIU DHE LARËSI I PËLHURAVE
Një qymyrxhi, i cili punonte në shtëpinë e tij, sapo pa një larës pëlhurash aty pranë, e luti që të pranonte të banonin bashkë, të njiheshin më mirë dhe të kalonin më me kursim, ngaqë do të banonin në të njëjtën shtëpi. Pot larësi i pëlhurave iu përgjigj: “Kjo është krejt e pamundur, sepse ato që do të zbardh unë, ti do t’i nxish.”
Fabula do të thotë se gjërat e pangjashme nuk mund të bëjnë bashkë.
Kjo fabul, që po e paraqes më lart, të cilën e kam marrë prej librit: “Mitet e Ezopit”, të Llambro Rucit, siç po e shohim, e kemi me titullin: “Qymyrxhiu dhe larësi i pëlhurave” dhe jo ashtu siç është përkthimi i saktë në koleksionin e Papa Parthenit: “Qymyrxhiu ene tabaku”. Them jo i saktë, se “Larësi i pëlhurave” është ai që lan dhe jo ai që zbardh bezet, fjalë kjo, e cila në greqishten e lashtë thuhet κναφεύς (knafevs), në greqishten e re λευκαντής (levkandis), kurse në dy dialektet e Epirit, domethënë në shqip, por dhe në greqisht, në të cilën po jap më poshtë edhe përkthimin, tabako dhe ταμβάκος (tamvakos).
Ἒλαο θαξβνπλάξεο εἰο ἒλα θαηηθῶληαο ὁζπίηηνλ
ἐπαξαθαινύζε θαη ἒλαλ ηακβάθνλ λα ἒιζε καδύ κε απηόλ
λά θαηνηθήζε θαί ὁ ηακβάθνο ἀπεθξίζεηθελ εἶπελ ἀκή δελ
ἢζεια ἐγώ ἐηνῦην λα ην θάκω. ἠκπνξέζε θνβνύκαη δηόηη
κήπωο εθεῖλα ὁπνῦ ἐγώ ηά ἀζπξίδω ἐζύ ἢζειεο ηα καπξίζεο.
Për Ezopin dhe jetën e tij nuk kemi informacione të plotë. Lindjen e tij e vendosin në fundin e shekullit të 7-të para Krishtit dhe si vende të prejardhjes së tij citohen: Frigjia, Samos, Thraka, Sardes, Egjipti, por edhe disa vende të Afrikës.
Thuhet se ishte skllav dhe shumë i shëmtuar dhe, nëqoftëse marrim parasysh edhe shkrimet e Herodotit (Libri i Dytë, 143), se ai ishte skllav bashkëkohës, bashkëskllav me thrakasen Rodhopi, e cila ndërtoi edhe ajo një piramidë në Egjipt, atëherë duhet të ketë jetuar mjaft shekuj më parë.
Mendohet se ai është themeluesi i zhanrit letrar, i cili sot emërtohet parabolë, ose alegori dhe protagonistë në fabulat e tij shumë të shkurtra, me moral alegorik, janë kryesisht disa kafshë, si dhelpra, gomari, luani, ujku, etj., por edhe disa njerëz dhe zota.
Athinasit e nderuan me shtatore dhe njëra prej këtyre shtatoreve greke helenistike gjendet sot në koleksionin e vilës Albani në Romë. Dihet prej nesh se koleksionin e parë të fabulave të Ezopit, në prozë, e shkroi Dhimitër Falireas, i cili gjithashtu është i njohur prej nesh, pasi prej Ptolemeut të Parë, i atribuohet krijimi i bibliotekës së famshme të Aleksandrisë dhe shtatorja e tij gjendet në hyrjen e bibliotekës së re të këtij qyteti. Fatkeqësisht koleksioni i Falireas ka humbur dhe vetëm punime poetike kanë arritur deri në ditët tona, në greqishten e Babriut dhe në latinishten e Fedrës, por edhe në të tjera, të cilat i përkasin shekullit të I-rë ose të II-të e pas.
ΑИ ΘΡΑ ΚΑΙ ΚИΑ ΦΕΥΣ
Άλζξαθεὺο έπί ηηλνο νἱθῶλ νἱθίαο, ἠμίνπ θαί θλαθέα
παξαγελόκελνλ αὐηῷ ζπλνηθῆζαη. Ὁ δέ θλαθεύο
ὑπνιαβῶλ ἔθε ἀιι’ νὐθ ἄλ ἔγωγε ηνῦην πξᾶμαη δηθλαίκελ
δέδηα γὰξ κήπωο ἄπεξ ἐγώ ιεπθαίλω, αὐηόο ἀζβόιεο πιεξνῖο.
Ὁ κῦζνο δεινῖ, ὅηη πᾶλ ηὸ ἀλόκνηνλ, ἀθνηλώλεηνλ.
Edhe pse këto dy faqe janë shumë të rëndësishme për letërsinë epirote ose toskërishte, siç e quajnë ndryshe në shqip, rëndësia e tyre e veçantë gjendet në shkrimin e lashtë greqisht, të cilin e solla pak më lart dhe që është i ndryshëm prej dy të tjerëve, të njohur prej meje, shkrime, të cilët po i paraqes më poshtë.
Ἀνθρακεὺς καὶ Κναυεύς
Ἀλζξαθεὺο ἐπί ηηλνο νἰθίαο θαηνηθῶλ, ὡο ἐζεάζαην θλαθέα,
παξεθάιεη αὐηὸλ ἐλ ηῷ ἅκα θαηνηθῆζαη ἀκθνηέξνπο. Καὶ ὁ
θλαθεὺο ὑπνιαβὼλ ἔθε· ἀιι’ ἔγωγε παληειῶο πξᾶμαη ηνῦην
νὐ δύλακαη. Τνῦ δὲ ππλζαλνκέλνπ δη’ ἣλ αἰηίαλ, ἔθε·
θνβνῦκαη, κήπωο ἃ ἐγὼ ιαπθαίλω, ζὺ ἀπνηεθξνῖο. ·
Ὁ κῦζνο δεινῖ, ὅηη πᾶλ ηὸ ἀλόκνηνλ, ἀθνηλώλεηνλ.Ἀνθρακεὺς καὶ γναυεύς
Ἀλζξαθεὺο ἐπί ηηλνο νἰθίαο ἐξγαδόκελνο, ὡο ἐζεάζαην
γλαθέα αὐηῷ παξνηθηζζέληα, πξνζειζὼλ παξεθάιεη αὐηὸλ,
ὅπωο αὐηῷ ζύλνηθνο γέλεηαη, δηεμηὼλ ὡο νἰθεηόηεξνη
ἀιιήινηο ἔζνληαη θαὶ ιπζηηειέζηεξνλ δηάμνπζη κίαλ ἔπαπιηλ
νἰθνῦληεο. Καὶ ὁ γλαθεὺο ὑπνηπρὼλ ἔθε· ” Ἀιι’ ἔκνηγε
ηνῦην παληειῶο ἀδύλαηνλ· ἅ γὰξ ἐγὼ ιεπθαλῶ, ζὺ αζβνιώζεηο.”
Ὁ ιόγνο δεινῖ ὅηη πᾶλ ηὸ ἀλόκνηνλ ἀθνηλώλεηόλ ἐζηη.
Përveç ndryshimeve në shkrime dhe vendit ku ndodhen ata në koleksione të ndryshëm, pasi këtu ato fabula i kemi të parë dhe të dytë, interes të madh paraqet edhe shkrimi me shkronja të mëdha i titujve të fabulave, të cilët i kemi të shkruar:
Siç po e shohim edhe në fotokopjet e mësipërme, të zmadhuara në këtë alfabet, përveç, kemi edhe – shkronja të cilat nuk përdoren sot në alfabetin grek, bile as në atë klasik të lashtë grek, por janë shkronja, të cilat i gjemë edhe në shkrime greke të ikonave të Ungjillit të territorit të Epirit ose Toskërisë.
Nëse ky shkrim i greqishtes së lashtë, është prej koleksionit të Dhimitër Falireas, atë nuk mund ta di, por prej gjuhës së tij, mund të them me siguri, se ai është më i lashtë prej atyre që njoh dhe shumë më i ndryshëm, (inkurajues, kurajoz), për ne epirotët dygjuhësh, si koleksion, studim dhe vlerësim i pjesëve të shkruara në vendin tonë.
Përktheu nga origjinali: ILIAZ BOBAJ
Marrrë nga Nacional