Yllka – një dëshmore 17 vjeçe e Kosovës,

0
Yllka

Alba Murtezi

Kësaj heroine fatkeqësish nuk i ka mbetë asnjë vëlla ose kusheri komandant gjallë pas luftës që të vlerësohet vepra e saj siç e meriton !

Kjo është Yllka. Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë. Qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë.

Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.

Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.

Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime, – shkruante Yllka”. Ishte vetëm 17 vjeçe kur u vra.

Përmendore nuk ka, se është vajzë !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.