13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

VUÇIQ, PËRMES AKUZËS NDAJ BE DHE SHBA, ARSYETON SULMIN NË BANJSKË!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Gani I. Mehmeti

“Pse nuk i thoni popullit pse ndodhi Banjska? Pse e gënjyen popullin tonë në Kosovë?

Unë i kam gënjyer kur iu premtova se BE dhe SHBA do të përmbushin detyrat e veta dhe se nuk do të ndiqen si lepuj. – vazhdon Vuçiq.

Dhe ne u kthehmi këtyre pyetjeve të Vuçiqit.

Ndërkombëtarët, me njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nuk e kanë tradhtuar popullin serb në Kosovë, nuk e kanë tradhtuar as Vuçiqin se me njohjen e Kosovë, nga ndërkombëtarët, Vuçiq është dashur të kuptojë se ajo ka ndodhur dhe se është një realitet. Përse Vuçiq nuk bazohet në  Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku vetë Serbia ka qenë ankuar!

Banjska ka ndodhur me qëllimin e shkëputjes së territorit të veriut të Kosovës, që t’i bashkangjitet Serbisë, këtë e di mirë Vuçiqi. E, nëse Vuçiqi, me dikë nga ndërkombëtarët ka pasur ndonjë marrëveshje të fshehtë, ata mund të jenë vetëm Borell dhe Lajçak edhe Rusia, askush tjetër. E, nëse këta i kanë premtuar Vuçiqit, këta nuk janë gjithherë BE dhe SHBA, deri sa shkëputja e veriut të Kosovës, nuk është edhe qëndrim i BE e SHBA.

Borell e Lajçak ishin BE me rastin e vënies padrejtësisht të masave Kosovës, se sipas tyre u mor vendimi nga BE, që padrejtësisht po i vuan edhe sot e kësaj dite, në vend se t’i veheshin Serbisë. Serbia është ajo e padëgjueshmja e BE-së e SHBA-së. Serbia nuk vuri sanksione ndaj Rusisë, nuk zbatoi Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit me Kosovën, vitin e kaluar, duke u deklaruar haptas dhe me shkrim kundër zbatimit, dhe Borell e Lajçak nuk reaguan fare, as intervenuan tek Serbia për zbatimin e tyre. Ndërsa sot, kur është fjala për moszbatimin e tyre, fajësohen bashkarisht edhe Kosova e pafajshme edhe Serbia e fajshme.

Se çfarë i ka gënjyer Vuçiqi serbët e Kosovës, që e thotë vetë, ai mund të rrëfejë se çfarë premtimi ka marrë nga ndërkombëtarët. AI e di se çfarë i kanë premtuar ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë – Serbi. BE dhe SHBA e njohin Pavarësinëe Kosovës, prandaj këtu ndoshta pse ka menduar ndryshe Vuçiq, ashtu si ia ka ënda, ajo ëashtë diçka tjetër.

Në anën tjetër, askush nuk ka ndjekur serbët nga Kosova. Por, serbët, duhet ta njohin shtetin e Kosovës, se vetëm atëherë do të ndjehen të lirë edhe ata në Republikën e Kosovës, atëherë nuk do të mendojnë më për luftën, as për protestat, as për barrikadat, por do të marrin jetën përpara në harmoni të plotë me popullin shqiptar në Kosovë.

Se janë ndjekur serbët nga  veriu i Kosovës, u pa me numrin e regjistruar të votuesëve më 21 peill 2024, ku me mijëra dolën më shumë se herën e fundit kur u mbajtën zgjedhjet në Kosovë. Pra, ndjekja e serbëve nga Kosova është vetëm një parollë e Vuçiqit se gjoja serbët po ndiqen nga Kosova.

Rrenat nuk kanë jetë të gjatë, kur ato nuk duam t’i dëgjojmë dhe kur nuk duam t’u besojmë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit