23.5 C
Tirana
E dielë, 15 Qershor 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

VUÇIQ, KOSOVA NUK ËSHTË PJESË E SERBISË

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Gani I. Mehmeti

• “Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, përcjell REL, transmeton Kosova Sot Online, më 13 June 2025.

Vuçiq, Kosova nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Serbisë. Ajo që thua ti është vetëm shprehje e një dëshirës sate. Kosova ka qenë dhe mbetet një krahinë e tokë shqiptare. Kosova ishte e pushtuar nga serbët deri më 9 qershor 1999, deri me Marrëveshjen e Kumanovës.

Këtë ti e di mirë, se ishe ministër i informimit kur u nënshkrua kjo marrëveshje e cila po zbatohet. Popujt e pushtuar kanë bërë luftëra të vazhdueshme për çlirim, këtë e di ti mirë, sepse nuk pajtojnë me pushtuesin.

Sa i përket Kosovës, ti si aq i kuptueshëm, duhet të zbatosh Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila jep të drejtën e Kosovës për të qenë e pavarur. Vendimi i GJND është i bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Ti bazohesh në mosnjohejen e Kosovës në pesë vendet anëtare të BE-së, por janë 22 vende anëtare të BE-së që e njohin Pavarësinë e Kosovës. Dhe, ato pesë shtete të BE-së që nuk e njohin Pavarësinëe Kosovës kanë qëllime politike brenda shteteve të tyre, jo pse Kosova nuk meriton të jetë e pavarur. Ato u druajnë vlimeve politike brenda tyre, ose historikisht kanë qenë kundër shqiptarëve, për çka duan të mbeten të tilla edhe tani.

Sa më parë të njihni Pavarësinëe Kosovës, aq më heret do të çliroheni edhe ju nga sindromi Kosovë, për çka, natyrisht do të çlirohet edhe Kosova dhe ne do mund të jetonim vetëm si fqinj pa u përzier në punët shtetërore të njëri=tjetirit.

Ti e di mirë se për ç’arsye zhvillohen edhe bisedimet mes Kosovës e Serbisë. Ato nuk zhvillohen për të mbetur Kosova nën Serbi e as Serbia nën Kosovë. Ato zhvillohen për të qenë dy shtete të barabarta.

Ju keni një zhvillim në të gjiths fushat. E njihni mirë edhe historinë. Ajo flet se krejt Serbia e sotme është e vendosur në tokat shqiptare jo më larg se prej para dy shekujve. Shikoni arkivat, ato flasin se shqiptarët ishin edhe në Beograd, kur serbët ishin një pakicë. Ju, me ndihmën e Rusisë dhe me marrëveshjet e Perandorisë Osmane e me miratimin e Kongresit të Berilinit më 1878 dhe të Londrës më 1913 arritët të gllabërioni tokat shqiptare. Tani, me çfarë të drejte thua se Kosova është pjesë e Serbisë, kur ajo ishte e pushtuar nuk ishte historikisht serbe, për çka meriton të jetë ose shtet më vete ose një krahinë e shtetit shqiptar.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit