VOTAT ME GRUSHT (ose autobuzi bullgar)

0
Edi Rama

Arben Çokaj

Rama ka të drejtë kur thotë se “punë ka, por nuk ka profesionistë!”

Psh. nëse marrim votimt e 11 majit, kishte raste plot kur kutitë ishin mbushur me vota me grusht, si më 1996, 4-5 vota bashkë.

Kjo ka ardhur nga puna e keqe e patronazhistëve apo punëtorëve, që ka përdorur PS për të mbushur kutitë. Po ju ku i patët sytë Zegjine? Apo ishe duke u marrë me Gazon?!

Nuk lejohet votim në grup e as familjar, atëherë pra, votat hidhen tek e tek, një nga një. Punëtorët e mbushjes së kutive i kanë bashkuar votat 4-5 vota bashkë, i kanë palosur dhe i kanë futur në kuti.

Kjo tregon punën e dobët e jo-profesionale qëata kanë bërë dhe me këtë e kanë ekspozuar keq Ramën e PS-në, sepse çuditërisht të gjitha votat e gjetura ashtu ishin hedhur për PS-në.

Tani a nuk ka të drejtë Rama kur thotë se nuk ka profesionistë? Ka të drejtë tjetri, nuk ke çfarë i thua. Dëgjoni udhëzimet e tij.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.