Vetëm familja ime dhe një familje tjetër me mbiemër Çuni (një fshat më turje nuk kanë pranuar të konvertohen në sllavë ortodoksë

0
13
Politik-Gesselschaft - Vilayet-Kosovo

Marjan Dodaj

Konvertimi i katolikëve me dhunë në ortodoksizëm nga shkijet malazezë – Përmbledhja e raportit nr. 184 austro-ungarez:

Raporti përshkruan konvertimet e dhunshme të katolikëve dhe myslimanëve në zonat e pushtuara nga Mali i Zi, veçanërisht në fshatra të Gjakovës.

Pas ardhjes së funksionarëve të rinj malazezë në mes të shkurtit 1913, situata u përkeqësua ndjeshëm. Filluan aksione brutale për çarmatosjen e shqiptarëve, të cilat shpesh shoqëroheshin me tortura ekstreme. Shumë shqiptarë blenë armë për t’ua dorëzuar pushtuesve, në mënyrë që të shmangnin torturat. Veçanërisht në fshatrat katolike, njerëzit u torturuan rëndë, u qëlluan ose vdiqën nga pasojat e dhunës.

Në Gjakovë, rreth 1,000 katolikë, përfshirë banorë nga fshatrat përreth, u vunë nën presion të madh për të kaluar në besimin ortodoks. Më 16 mars 1913, u mbajt një ceremoni e madhe konvertimi, ku rreth 530 njerëz (po kaç femijë) u detyruan të deklaroheshin pjesë e kishës ortodokse nën presionin e funksionarëve malazezë. Pavarësisht përpjekjeve të ipeshkëvit për t’i ndaluar njerëzit nga ky hap, ata u frikësuan nga ushtarët malazezë dhe u detyruan të konvertoheshin. Shumë prej tyre qanë gjatë ceremonisë, duke treguar qartë se konvertimi nuk ishte vullnetar.

Pas protestave ndërkombëtare, konvertimet e detyruara të katolikëve përfundimisht u ndaluan, ndërsa ndaj myslimanëve u vazhdua. Shumë shqiptarë nga vendet e përmendura ikën nga dhuna në territoret e pushtuara nga Serbia, veçanërisht në zonat pranë lumenjve Erenik dhe Drini i Bardhë, duke shkaktuar një krizë humanitare.

Nga rreth 2,000 deri në 3,000 katolikë që jetonin nën pushtimin malazez në rrethin e Gjakovës, sipas burimeve të klerikëve, deri më tani rreth 1,100 janë konvertuar, një numër i ngjashëm ka ikur, dhe pjesa tjetër ka mbetur në vend dhe nuk është konvertuar. Fshatrat katolike që janë konvertuar pjesërisht ose plotësisht përfshijnë: 𝗢𝘀𝗲𝗸 𝗣𝗮𝘀𝗵𝗮, 𝗧𝗿𝗮𝗸𝗮𝗻𝗶𝗾, 𝗡𝗼𝘃𝗼𝘀𝗲𝗹𝗹𝗲̈ 𝗲 𝗘𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲, 𝗡𝗼𝘃𝗼𝘀𝗲𝗹𝗹𝗲̈ 𝗲 𝗣𝗼𝘀𝗵𝘁𝗲̈𝗺, 𝗗𝗼𝗯𝗿𝗶𝗴𝗷𝗲, 𝗙𝗶𝗿𝗮𝗷𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗚𝗿𝗮𝗺𝗮𝗾𝗲𝗹.

Malazezët u përpoqën t’i bindnin të konvertuarit me premtime dhe dhurata të holla që të deklaronin se kishin kaluar në besimin ortodoks me dëshirë të lirë, por kjo përpjekje nuk pati shumë sukses.

Sipas informacioneve të paverifikuara, delegatët malazezë, përpara largimit të tyre nga Gjakova, i kanë kërkuar të konvertuarve të firmosin deklarata të shkruara që dëshmojnë se ata kanë ndërruar besimin e tyre me vullnet të lirë.

Raporti gjindet në librin Politik und Gesellschaft im Vilayet Kosovo und im serbisch beherrschten Kosovo (faqja 523-529)


𝗦𝗵𝗲̈𝗻𝗶𝗺: 𝗨𝗻𝗲̈ 𝗶 𝗸𝗮𝗺 𝘁𝗲̈ 𝟱-𝘀𝗲̈ 𝗹𝗶𝗯𝗿𝗮𝘁 𝗽𝗼𝗿 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗲̈𝗻 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗲. 𝗦’𝗸𝗮 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽𝘀𝗲 𝗯𝗲̈𝗵𝗲𝘁 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗲.


Vilajeti i Kosovës – 742 Raportete të konsujve austro-hungarezë nga Ballkani Qendror nga viti 1870-1914 ( në 5 vellime )

Botime shumë të rëndësishëm të Akademisë së Shkencave Austriake me temën e Kosovës: “Politika dhe shoqëria në Vilajetin e Kosovës dhe në Kosovën e kontrolluar nga Serbia 1870-1914”. Raporte të konsujve austro-hungarezë nga Ballkani Qendror, vëll. IV, Vjenë 2020, me gjithsej mbi 2442 faqe, përgatitur nga Oliver Jens Schmitt dhe Eva Anne Frantz në bashkëpunim me Sven Mörfsdorf, në pesë vëllime, vëllimi i fundit që përmban aparatin kritik të botimit, shënimet e ndryshme mbi dokumentet, pasqyra e dokumenteve, shënimet për vendet, për autorët e raporteve etj.

Gjuha: Gjermanisht.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.