Poezi nga Kumrie Shala
Ti që hap sytë si macja në gjah,
E buzët e thara i lëpin pa nda,
Pse vetëm shikoni, s’bëni asgja,
Thithni bar e thoni: “Çfarë u ba, bre…!”
Ti që sytë i hap, i bën katër,
Rremben lajmin me zor a me hatër,
Para se të ftohet e plas mes pazarit,
Po thith mustaqen n’vend të barit.
Ti që eshtrat tu i t’kurre për hiçgjë,
Vrapon pa ndal si pela pa fre,
Ti që çdo cep vetëm sehir bën,
Barin nga hunda kurrë s’e lëshon,
Për ty është bari, babë edhe nanë.
Ti që plase tamthë,
Plase edhe mushkëri,
Ti që s’ke mëshirë as për rini,
Ti që le nënën pa djalë në shtëpi,
Ti që çdo kuptim e humbe në jetë,
Ti që femrën futë në havlet,
Se për ty bari është çdogjë në jetë,
Se ti vetëm barin njeh, e medet…!