24.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që mund ta formojë Kuvendin

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Milazim Zeqiraj

Është harru: „Liria e Kosovës është hyjnore,
se ka ardhur nga qielli“.

Para e pas zgjedhje, premtimet e ofendime
Pozita ankohet nga opozita,
mendon se të gjithë janë duke u „blloku“,
që qeverisja e „mirë“ mos mu vlersu.

Kur politikanët nuk i marrin përgjegjësit,
vendi hesht.
Kur vendimet e GjK i përçeshin,
atëhere as fjala në Kuvend nuk zgjohet.

Përgjegjësit nga vota e lirë nuk mirren,
vendimet e GJK nuk përfillen,
atëhere ngërçi politik nuk zgjidhet,
Kuvendi mbetët i mbyllur,
deputetët shëtis cullak sheshit.
Në mbrëmje japin intervista në televizion,
njeriu marrohet kur njëri- tjetrin e fajësojnë.

Populli i ka hallet e veta,
Shteti si pika në lis pa Kuvend,
me qeveri në detyrë, pa detyrë.
Politikajt nën hije pushojnë,
vendi e ne, si me ta si pa ta.
„Luje macë kryet e bullit“.

Për votën tonë kush si jep pesë pare,
atëherë gabimi është i joni.

Inate e përçarja po dominojnë,
Në politikë për përfitime, jo për përgjegjësi.

2.

Vendimet e GJK erdhen.
Njerëzit e „mençur“ thonë: GJK ka gabuar.
Albin Kurti ka thën: Vendimin e saj i pranoj,
është e kapur, pozitën se don.

Presidentja foli, edhe ajo ka hall,
GJK e ka kritiku.

3.

Gjykata Kushtetuese,
rregullat e Kuvendit i ka kjartësuar.
Reprizën e dështimeve, e ka zvogluar.
Tri herë një kandidatë me propozu,
Kuvendin brenda 30 ditëve me konstitu.

Zotri mos na lodhni duke na tregu.
Kushtetuta e ligjet e Kosovës
janë të qarta, veç ai që nuk don mi kuptu.

Për këtë ngërç politik,
s´ka nevojë GJK me angazhu.
Kjo është e kjartë,
veq ai që nuk don më zbatu.

Zotri Albin Kurti krijo shumicën,
Zgjidh ngerçin politik në Kuvend,
krijo qeverin e puno,
se për ketë punë ne të kemi votu.

Një brez që po rritet sot,
nuk kanë kohë më të ndegju.
Ata po shprehen se koha gadi të ka kalu,
plane politike duke mendu.

Sot s´kemi askënd që na bashkon,
Duhet vet ti zgjedhim problemet,
me guximin tonë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit