Vendim i gabuar bashkëpunimi me Serbinë për organizimin e Kampionatit U-21

0
U21 - Shqipëri - Serbi

Ibrahim Kabili Organizimi i eventeve të tilla në kushte normale, do ishte një organizim historik për Shqipërinë. Por nuk jemi në kushte normale por krejtësisht anormale. Anormale sepse Kampionati Europian i futbollit për grupmoshat U-21, do të zhvillohet në Shqipëri edhe Serbi. Në mes është Kosova… Kosova martire që edhe sot pas 26 vitesh të luftës së fundit, me Serbinë, nuk po gjen paqë prej saj… Në këto kushte vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për të bashkëpunuar me Serbinë për organizimin e Kampionatit të Futbollit të vitit 2027 është i gabuar. Në mendimin tim është i gabuar dhe tepër i papranueshëm… Ndaj ky vendim nuk është mirëpritur nga opininoni sportiv dhe më gjerë, në Kosovë dhe Shqipëri. Në vlerësimin tim ky vendim i Federatës, dhe jo vetëm, është një “thikë pas shpine”, për Kosovën…

Pse jo, kjo është e dëmshme edhe për vetë Shqipërinë, kur kujtojmë incidentin në ndeshjen e Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë, në Beograd, me Serbinë. Kur kujtojmë reagimin e huliganëve serb ndaj futbollistëve shqiptar në këtë ndeshje… Qëndrime të tilla skandalize të tifozëve serbë nuk ishin as të parat, në këtë ndeshje dhe nuk do të jenë të fundit… Racizmi i tyre ndaj shqiptarëve, të  Kosovës dhe të Shqipërisë, vihet re edhe në ditët e sotme… Madje edhe në stadiumet e Evropës, ku luajnë futbollistë me etni shqiptare. Kjo është më e theksuar kur luan Kombëtarja e Kosovës… Federata Shqiptare e Futbollit nuk duhet të konkuronte për të bërë një organizim të tillë.

Kjo për vetë faktin, që merr pjesë si bashkëorganizuese edhe Serbia… Po të organizohej ky event historik futbollistik me vendet e tjera të ballkanit, do isha shumë dakort… Kush nuk i don këto evente të mëdha të futbollit kur jemi në rrethana optimale. Po ku u gjet Serbia, zoti Duka?!!! Natyrisht kjo nuk varet nga Armando i Fededatës sonë të futbollit. Nga ky i fundit, pritej që ky të mos bashkëpunonte,  me Serbinë për organizimin e këtij kampionati. Duka zgjodhi të kundërtën. Natyrshëm lind pyetja: Çdo bëhet me futbollistët pjesmarrës në ekipin e Kosovës? Besoj se për to, nuk do të ketë bojkot të këtij eventi të rëndësishëm…

Po ndodhi kjo, humb shumë Kosova dhe fiton Serbia. Kjo është e turpshme për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe institucionet e Shtetit Shqiptar, i cili duhet ta ndalonte organizimin e kësaj nisme duke bashkëpunuar me Serbinë. Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën dhe jo ti fusë shkopinj nën rrota, asaj… Marrja përsipër e këtij eventi, duke bashkëpunuar me Serbinë, është e turpshme, zoti Duka! Futbolli i bashkon njerëzit dhe popujt. Por kur futet në mes politka e Serbisë, ky postulat nuk funksionon…

Nuk funksionon pasi politika serbe vetëm ditë të zeza ka sjellë, në histori, për shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm… Ndjenja kombëtare duhet të jetë parësore në vendimmarrje të tilla. Por… Meqenëse vendimi është marrë, dhe është hedhur shorti për ekipet pjesmarrëse, urojmë futbollistët e kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, për rezultate  pozitive në këtë event futbollistik!

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 10.02.2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.