Afro tre dekada dritë
(NË PËRVJETORIN E THEMELIMIT TË USHT-së)
Sadri Rexhepi, Prishtinë
MË 17 DHJETOR 2022
Universiteti Shtetëror i Tetovës, këtë vit shënon 28 -vjetorin e themelimit dhe punës për mbi dy dekada me radhë, pa ndërprerje, sepse është një dritë historike dhe perspektivë e popullit shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Populli shqiptar i IIiridës, i gjetur menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe të formimit të ish- Jugosllavisë titiste, pra, pas vitit 1945, kur udhëheqja më e lartë jugosllave, në krye me Josip Broz Titon, atë territory, ku banojnë sot shqitarët dhe disa grupe etnike, të quajtur maqedonë, e futi në kuadër të Jugosllavisë Popullore e më vonë Socialiste e Federative, me emrin Republika e Maqedonisë.
Republika e Maqedonisë udhëhiqej nga Llazar Kolishevski dhe klika e tij e gjithashtu Kolishevski me klanin e tij jo vetëm që udhëhiqte Maqedoninë, por edhe përfaqsonte atë në Kuvendin Jugosllav.
Mirëpo, gjendja ekonomike, sociale, politike, kulturore, arsimore, etj., e shqiptarëve, kudo ku jetonin ata në atë krijesë artificiale, përkatësisht në Jugosllavinë titiste, veçmas deri në vitin 1966, kur u rrëzua nga pushteti satrapi Aleksandër Rankoviq, ishte shumë e rëndë. E them këtë duke u bazuar në atë se shqiptarët në atë interval kohor, në Republikën e Maqedonisë konsideroheshin si popull i dorës së tretë apo të katërt.
Numri i fëmjëve shqiptarë që ndiqnin shkollimin fillor dhe të mesëm, ishte i vogël, pasi që mësimi mbahej në të shumtën e rasteve vetëm në gjuhën maqedonase.
Ndërkaq, numri i studentëve nga radhët e shqiptarëve ishte shumë i vogël, pasi që studimet mund të kryheshin vetëm në gjuhën maqedonase. Së këndejmi, pjesa dërrmuese e atyre nxënësve e studentëve që nuk mund të kryenin shkollimin në gjuhën maqedone, u drejtuan për në Kosovë, kush në shkollat e ndryshme të mesme dhe kush nëpër fakultetet e ndryshme të Universitetit të Prishtinës. Disa nga ata shqiptarë mbaruan edhe arsimin superior, d.m.th. mbaruan magjistratura dhe doktorantura dhe u punësuan në institucionet e ndryshme edukativo-arsimore të Kosovës, si dhe në fakultete të ndryshme të UP-së.
Ndëkaq, pjesa dërrmuese e atyre shkollarëve u kthyen në vendlindjet e tyre të dashura, në fshatra e qytete të Maqedonisë, ku u punësuan dhe dhanë një kontribut të çmuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, jo vetëm tek nxënësit, por edhe tek e gjithë popullata e gjithëmbarshme shqiptare atje.
Sipas të dhënave statistikore, nga viti 1975 deri në vitin 1985 arsimi shqip arriti një shkallë të kënaqshme, por jo edhe ashtu siç e kanë merituar shqitarët në Maqedoni. Demonstratat e vitit 1981, në Kosovë ndikuan dukshëm në frenimin e sukseseve të arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë.
Nga viti 1981 deri në përfundim të sistemit komunist në Maqedoni, mësimëdhësit shqiptarë për më të voglin dyshim diferencoheshin, largoheshin nga puna, burgoseshin, maltretoheshin dhe torturoheshin pamëshirshëm nga udhëheqja sllavo- maqedone.
Arsimi shqip në Maqedoni përjetonte ditët më të vështira, veçmas në kohën e Vasil Tupurkovskit, bashkëpuntorit më të ngushtë të satrapit Sllobodan Millosheviq, kur filloi bashkimi i ashtuquajtur i paralelve shqiptaro- maqedone, ku për 2 nxënës maqedonë e 35 nxënës shqiptarë, mësimi zhvillohej në gjuhën maqedone, padrejtësi kjo që nuk ndodhte te asnjë popull tjetër në Evropë, përveç shqiptarëve autoktonë që jetonin në ato hapësira të pushtuara nga sllavo-maqedonët.
Mirëpo, shqiptarët e liridashës të radhitur në organizatat ilegale të NDSH-së, të prira nga Hasan Bilalli me shokë, që vepronin nga viti 1945 e këndej, gjeneratë pas gjenerate deri te lufta e fundit shqiptaro-maqedone e vitit 2001, nuk janë pajtuar kurrë me gjendjen e rëndë ekzistuese, andaj sikur në historitë e mëhershme e vazhduan rrugën e çlirimit.
Mirëpo, ajo rrugë e çlirimit nga sundimi i ri maqedono-jugosllav, nuk ishte e lehtë, sepse me të mbaruar funksionimi normal i ish- federatës jugosllave, nisi lufta e popujve që ishin pjesë përbërse e asaj krijese artificial, për formimin e shteteve nacionale.
Ishte një periudhë e pakohë për shqiptarët në Maqedoni, në të cilën periudhë regjimi pushtues maqedon e thelloi sundimin mbi popullin shqiptar. Në ato rrethana, vetëdija kombëtare e shqiptarëve për çlirim ishte e madhe dhe veçmas pas erërave demokratike të Evropës të viteve të nëntëdhjeta edhe në Maqedoni.
Në ato rrethana tepër të rënda, veçmas për shqiptarët e Maqedonisë, të drejtat e tyre i mbronte para faktorit ndërkombëtar Nevzat Halimi, udhëheqës i një partie politike legale shqiptare në Maqedoni.
Mirëpo, ajka e shqiptarëve të Maqedonisë, që punonte në Universitetin e Kosovës, nuk qëndroi duarkryq. Ajo nën drejtimin e kolosëve kombëtarë dhe shkencorë për kohën e tyre, sikurse Prof. Dr. Fadil Sylejmani, Prof. Dr. Masar Kodra,Prof.Dr. Shukri Rahimi me shokë, kërkoi nga faktori ndërkombtar hapjen e Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Meqenëse regjimi pushtues maqedon një kërkesë të tillë e refuzonte me ngulm, të sipërcekurit organizuan shumë protesta në të cilat u vra Abdylselami Emini dhe u lënduan e u përgjakën shumë protestues nga sjellja e egër e policisë sllavo-maqedone.
Pas shumë protestave të shqiptarëve, të cilët me ngulm kërkonin realizimin e kërkesës legjitime dhe përkrahjes së faktorit ndërkombëtar, u arrit që ëndrra e kahmotshme e shqiptarëve në Maqedoni të bëhet realitet.
Andaj, pikërisht më 17 dhjetor të këtij viti, strukturat udhëheqëse të Universitetit Shtetëror të Tetovës do ta shënojnë 28- vjetorin e themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Së kendejmi, në këtë drejtim duhet veçuar themelimin e Organizatave atdhetare shqiptare, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, me në krye atdhetarët më të devotshëm të popullit brenda dhe jashtë atdheut tonë të dashur. Pra, populli i Iliridës, pavarësisht rrethanave shumë të pavolitshme për të, asnjëherë nuk u gjunjëzua nga terrori politik, ushtarak, policor dhe ideologjik i shtetit jugosllav, përkatësisht i Maqedonisë.
Mbi këtë qëndrim heroik e të pamposhtur të popullit tonë, nga beteja kombëtare e udhëhequr nga intelektualët e sipërcekur me shokë dhe nga ilegalja shqiptare, u ngritën themelet e USHT-së dhe të arsimit kombëtar shqiptar në Maqedoni.
Në të vërtetë sllavët të kuptojnë vetëm kur ju flet me grykën e pushkës. Mirëpo, libri i siguron që krisma e saj të ndihet shumë larg. Këtë aksiomë themeluesit e USHT-së e kishin mësuar nga përvoja e tyre shkencore dhe kombëtare.
Gjithsesi demonstratat e para 28 viteve i dhanë kurajo, i dhanë moral, i dhanë shpirt secilit pjesëtar të popullit tonë që me vendosmëri të ecnin kah liria, andaj i madh e i vogël u rreshtuan përkrah idealit të lirisë, përkrah ardhmërisë sonë kombëtare dhe guximit skenderbegian që kulmuan me hapjen e UTSH-së.
Sikur e plotësuan amanetin e Skënderbeut se vetëm me luftë arrihet te liria, e i cili pesë shekuj më parë me bashkëluftëtarët e vet fitoi në 12 beteja që u zhvilluan kundër turqve osmanë në territorin e shqiptarëve të Iliridës.
Së këndejmi, jehona e hapjes së USHT-së ishte e madhe edhe në diasporën tonë kombëtare, e cila fitoi frymëzime të reja, pra edhe nga veprimtaria e Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Evropë dhe Amerikë. Ndaj, pas hapjes së USHT-së qëndresa jonë kombëtare në IIiridë u fuqizua dhe falë shpirtit liridashës të atyre gjeneratave që dolën nga USHT-ja u ngrit nivel i ri i ndërgjegjësimit kombëtar tek secili pjesëtar i kombit tonë.
Prandaj, edhe në këtë 28-vjetor të themelimit të USHT-së dhe të aspiratave të mëdha të popullit shqiptar në Maqedoni, themi se historia e luftës për liri, për emancipim kombëtar dhe për fuqizimin e rezistencës sonë ndaj pushtimit, nuk ka pasur ndërprerje, nuk ka pasur shkëputje, por ishte kontinuitet i luftës për çlirim që kulmoi me luftën e UÇK-së dhe pëfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.
Mirëpo, vendimet e Marrëveshjes së Ohrit po realizohen shumë ngadalë, edhe pse janë nënshkruar me garancat e faktorit ndërkombëtar, të cilët premtuan atëherë se vendimet e Marrëveshjes në fjalë do të realizohen shpejt dhe qind për qind.
Tani shqiptarëve në Maqedoni u takon të jenë syçelë dhe të mos bien pre e provokimeve shtetërore, si në rastin e Kumanovës?!
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, mësues