— Evropa sigurisht që nuk na pranon në gjirin e saj, me nivel të lartë të korrupcionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera devijante në shoqëri. Taksat nuk janë vetëm një detyrim, ato janë mënyra se si ne financojmë kolektivisht shoqërinë në të cilën jetojmë…
Skënder MULLIQI
Si përkufizohen taksat? Taksat janë pagesa të detyrueshme të bëra nga qytetarët dhe bizneset ndaj shtetit. Pse shpesh përmënden taksat? Përmenden edhe për faktin së shumë kush u pasurua më taksat e qytetarëve dhe kurrë nuk dha llogari! Këto para financojnë shërbimet publike që i përdorin të gjithë, kujdesin shëndetësor, pensionet, arsimin, rrugët, policinë, zjarrfikësit, përfitimet sociale dhe punën e administratës publike. Dhe, shtrohet pyetja logjike, a ka gjë më turp së të keqpërdorët paraja publike për pasurime personale ?
Shumë kush u pasurua pa asnjë turp më parat e qytetetarëve të cilët shumica nuk po jetojnë mirë, e detyrimet ndaj shtetit i kryejnë. Është e rëndësishme kur jemi këtu të bëjmë dallimin midis taksave dhe kontributeve. Edhe pse përmënden se bashku, ato dallojnë, nuk janë të njejta. Taksat janë pagesa të përgjithshme dhe nuk lidhen drejpërdrejtë me një shërbim specifik, ndërsa kontributet përdorën për sisteme specifike siq janë pensionet dhe sigurimi shëndetësor. Taksat shtojnë buxhetin e përgjithshem shtetëror.
Taksa më e njohur për shumicën e qytetarëve është tatimi mbi të ardhurat, i cili paguhet mbi paratë që një person fiton, më shpesh përmes pagës, por edhe përmes zanateve, vetëpunësimit, qirasë së pasurive të paluajtshme, tarifave, kontratave, interesit dhe dividentëve. Çfarë është TVSH-ja? Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është i pranishëm në pothuajse çdo blerje. Edhe pse zyrtarisht llogaritet nga sipërmarrësit, barra reale e TVSH-së mbahet nga qytetarët. Është konotacion i gjerë të flitet mbi të ardhurat, taksat vendore dhe akcizat.
Unë i përmenda shkurtazi më këtë rast, për faktin se keqpërdorimet që u bënë pas luftës na kan shkaktuar dëme të mëdha, duke pasuruar dikend në mënyrë enorme më mundin dhe djersën e qytetarëve, dhe në anën tjetër është krijuar nja armatë e tërë e atyre të cilët janë varfëruar ! Dhe aq më keq që pak kush dha përgjëgjësi për keqpëdorime të tilla apo hajni të parasë publike!Ka ardhur koha që përsonat e tillë të japin llogari para organeve të drejtësisë. Nuk ka paftyrësi më të madhe se të bëhësh milioner më parat e taksapguesve. Duhet të funksionojë llogaridhënja, se përndryshe nuk do të këmi kurrë shtet të mirëfilltë ligjor dhe funksional.
Pushteti i ri do të duhej të punojë shumë në këtë drejtim dhe çdo metelik i keqpëdorur t’i kthehet shtetit apo qytetarëve si taksapagues që janë. Me një vullnet më të madh të organeve përkatëse kjo punë edhe mund të bëhët. Proceset shoqërore dhe politike në vend nuk ka mundësi të avansohen më këpërdorime të parasë publike. Ato janë të dedikuara për zhvillim dhe mirëqenje, e jo për ti mbushur xhepat individet e caktuar përmes korrupcionit, krimit të organizuar dhe klientelizmit.
Hajnitë e mëdha na shkaktuan dëme të mëdha në zhvillimin e gjithmbarshëm. Ngecjen e proceseve duhet shikuar nga ky kënd. Evropa sigurishtë që nuk na pranon në gjirin e saj, më nivel të lartë të korrupcionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera devijante në shoqëri. Taksat nuk janë vetëm një detyrim, ato janë mënyra se si ne financojmë kolektivisht shoqërinë në të cilën jetojmë…











