Bëj keq sa të duash o njeri
Shumë njerëzve mund t’ju shkaktosh mërzi
Në shtratin e vdekjes
Do të bëhesh pishman
Por nga zoti s’do gjesh derman
Me të varfërin gjithmonë u talle
Kur e kishin pushtuar 1 milion halle
Të sëmurit kurrë s’ju gjënde pranë
S’e mendove për paranë
Gjithë jetën ti lëndove
Tani në shtratin e vdekjes vetë përfundove
Tani po qan me lot në sy
S’e s’ka më shpëtim për ty
Tani të rroftë pasuria
S’të bën derman më perendia
Vdekja s’ka hatër njeri
Eshtë krijuar nga kjo perëndi
Autori i poezisë (Leonardo Nika)