Harta e vilajeteve shqiptare
Milazim Zeqiraj
Shqiptarët stuhive ju mbijetuan
Në të kaluarën shekujt na sollën dhunë
më veshtërsi stuhive ju mbijetuam.
Luftonim që të jemi bashkë.
Perandorit mizore
na ndanin për më na sundu e asimilu.
Perandorin Osmane
në vilajete na ndau,
besim na imponoj për me na asimilu
por nuk arritën se ne mbijetuam.
Më 1913 në Konferencën e Londrës
Shqipërin e ndanë.
Një e lan Shqipëri
dy në Jugosllavi e një në Greqi.
Pasi na ndan,
Frigë kishin nga Shqipërin në Jugosllavi
edhe aty bashk më na lanë,
na ndanë në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni,
kurse Kosovën si tërsi mbeti nën Serbi.
Sa keq na lan, nuk mundëm më tregu
Jetuam vite më lak në fyt,
populli thoshte si gjarpëri nën guarë.
Kosova nga atëhere
në shtërngatë e stuhi
në istikam duke qëndru deri 12.6.1999
për lirin e vet duke luftu.
Maji 2024